Blerina Bala në krye të Himarës, reagon kryeministri Rama

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
"Tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit"

1711722543964.png

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjen e nënkryetares së bashkisë së Himarës, Blerina Bala, si kryetare në detyrë. me anë të një postimi në X, Rama shkruan se zgjedhja e Balës me 15 vota pro është zhvillim pozitiv për vazhdimin e qeverisë vendore.

Po ashtu ai thekson se përpjekja e një grushi njerëzish të dështuar tregoi se shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Postimi i plotë:
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.
G.shqip
 
Na lodhen me Himaren sikur eshte lagje e Athines. Fakti qe dikush konsumon sufllaqe nuk e ben ate automatikisht "grek" dreqi ta haje!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top