redi-
Anëtar i Respektuar
Pas intervistës që sollëm dje në faqet e suplementit “Summer Pages” me këngëtaren e njohur shqiptare që prej kohësh jeton në Amerikë, Bleona Qereti, sot vjen për ju një tjetër përgjigje prej saj. Fotot që shihni janë ekskluzive për “Bluetooth” dhe tregojnë më së miri dashurinë e Bleonës për Shqipërinë, për ju që po e lexoni tani këtë shkrim. Fotot në fjalë kanë mbërritur një nga një në redaksinë e “Gazetës Shqiptare” këto 4-5 ditët e fundit, por ne vendosëm që t’i publikonim sot të gjitha për shkak të linjës që kemi ndjekur... Veç këtyre fotove gjatë ditës së sotme do të gjeni në rrjetin social më të klikuar në botë, - në rrjetin ku ju çfarë s’keni shkruar deri tani për këngëtaren e njohur, - një video të saj prej nga ku do të merrni përgjigjen ‘face to face’ se pse pati atë reagim kur i kërkuan të përshëndeste në shqip... Siç e shihni fotot flasin vetë, Bleona duket qartë që ecën krenare në rrugët e “Beverly Hills” me t-shirt-at në të cilat mbishkruhet “I love Albania”... Dhe meqë jemi tek Hollivudi po zbulojmë edhe një surprizë, e cila do të ishte më mirë të qëndronte e tillë, por ju e prishët... Kemi zbuluar se prej kohësh Bleona po punon për një surprizë për të gjithë shqiptarët. Ne e kemi ditur që prej prillit këtë surprizë, por Bleona ka menduar gjithmonë që do të ishte më mirë për ju që t’i shikonit gjërat vetë, me sytë tuaj. Megjithatë duke qenë se gjërat rrodhën në këtë mënyrë atëherë ne po e zbulojmë: Timbaland ka përgatitur një këngë me motive shqiptare... Në bëhet dot më shqip se sa kaq Hollivudi, nuk dimë. Na vjen keq që e zbuluam si surprizë po siç thotë dhe vetë Bleona do ja nisim duke ngrënë ëmbëlsirën përpara sallatës... Meqenëse mendojmë se për sot ju kemi zbuluar mjaftueshëm po e mbyllim këtu këtë shkrim me shpresën që komentuesit e deritanishëm të arrijnë të bëjnë dallimin mes kombësisë dhe pasaportës... Kështu siç shkuan gjërat jemi të bindur që të gjithë do të bëheni përkrahës të Bleonës dhe ëndrrës së saj për të shkuar në Hollivud, sepse përmes saj do të jemi edhe ne atje. (e.c/Bluetooth/BalkanWeb)