Bill Klinton viziton sot Shqipërinë, nga takimi me Ramën te çmimi që do të marrë, zbardhet axhenda 24 orëshe.

[^_^]

If you understand me, you can overwhelm me.
1688399385780.png


Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton ka nisur vizitën e tij zyrtare sot në Shqipëri, kuj do të qëndrojë gati 24 orë.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023.

Zoti Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

“Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, shihen përgatitjet e fundit për ceremoninë e pritjes për ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Kjo është një vizitë e veçanet në Tiranë, pasi është dhe një president i dashur për shqiptarët. Kujtojmë se në vitin 1999, Clinton mbështeti përpjekjet e Kosovës për lirimin e vendit. U bë nismëtari i parë, në partneritet me Britaninë.

Kjo është vizita e dytë për familjen Clinton, pasi në vitin 2012, Hilary Clinton vizitoi Shqipërinë. Një vizitë që do të konfirmojë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë”, raportoi për News24, gazetari Ergys Gjonçaj.

BW.
 

Gjithçka gati nga pritja! Rama nxjerr foton e parë pas takimit me Clinton: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar​


1688399427954.png

Tirana pret sot në një vizitë të veçantë, për herë të parë, ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

Pak pasi avioni i tij zbriti në tokën shqiptare, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ foton nga pritja e ish-presidentit amerikan.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri🇦🇱🤝🇺🇸
*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/xp7eRYEN9EU


BW
 

Bill Klinton në Tiranë, Presidenti Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët ju janë mirënjohës për gjithçka!​



1688399557103.png


Presidenti Barjam Begaj uron mirëseardhjen e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës përjetë për gjithçka i kanë bërë kombit dhe në veçanti për mbështetjen për Kosovën.

STATUSI:

Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.

Ju faleminderit nga zemra!


BW
 

Clinton mbërrin në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA: Moment domethënës për miqësinë e qëndrueshme të vendeve tona.​


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=664367852385042&set=a.225301976291634&type=3&ref=embed_post



Pas mbërritjes në Tiranë të ish-shefit të shtëpisë së Bardhë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhjen Bill Clinton.

Në një reagim në Facebook, Ambasada thotë se kjo vizitë e ish-presidentit është një moment domethënës dhe që dëshmon qartësisht miqësinë e qëndrueshme të dy vendeve tona.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.


BW
 
Sa e dua dhe une kete presidetnt!
Vizite me rendesi,uroj te kete ndikim ne zbutjen e situates ne Kosove.
 
Na e moret Rita Oren, Dua Lipen e tash edhe Klintonin.
 
Na nderoi … bravo Edit 👏 dhe flm Klinton .🙌
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top