"Big Brother 5" Jeta e konkurrentëve jashtë shtëpisë

TIRANE- Ka nisur dje në një spektakël gji gant ngjyrash, edicioni i pestë i reality shou-t më të ndjekur në Shqipëri, "Big Brother 5". Nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe me analizën e hollë të opinionistit Arjan Konomi, i cili rikthehet në këtë spektakël pas një viti mungesë, ka filluar dje aventura e dhjetëra të rinjve nga të gjitha trevat shqipfolëse për të fituar 100 milionë.

KONKURRENTثT
E para që hyri në shtëpinë e madhe të "Big Brother" ishte Gentiana. Vajza nga Devolli, me një të folur tipike dialektore ra menjëherë në sy të publikut, falë lirshmërisë që kishte në raport me kamerat. E diplomuar për anglisht, Genta kishte si pasione të saj leximin dhe shkrimin, kryesisht të poezive, madje një të tillë, një poezi humoristike, apo bejte siç njihet ndryshe, e krijoi gjatë kohës që spektakli transmetohej direkt në ekranin e "Top Channel". Menjëherë pas Gentës, u futën në shtëpi edhe tre meshkuj shumë simpatikë. Meti, Ermali dhe Elvisi, të tre me një pasion të madh për modën, hynë menjëherë në zemrën e Gentës, e cila do të ketë në dorë edhe fatin e tyre për vazhdimësinë e lojës. Vëllai i madh kish vendosur që ajo, si vajza e parë në shtëpi, të zgjedhë mes tyre vetëm dy, duke i hequr njërit prej tyre, një herë e mirë mundësinë për të fituar 100 milionë. Meti, me profesion model dhe futbollist në Prishtinë, synon televizionin përmes pjesëmarrjes në këtë reality. Të njëjtin synim ka edhe Ermali, Mister Albania 2010, i cili është sakaq i angazhuar edhe me Kuvendin Civil, një organizatë politike në mbrojtje të interesave të popullit. Shumë afër fitores së titullit Mister ka qenë edhe Elvisi, i cili u shpall shoqëruesi i parë i Ermalit në vitin 2010. Pasioni për modën dhe aktrimin ishin ato që e shtynë edhe atë drejt kësaj aventure. Se si do t'i shkojë filli tri modelëve tanë, kjo mbetet për t'u parë javën e ardhshme, ku Genta do të zgjedhë edhe 2 djemtë më të bukur e me vlera të shtëpisë së "Big Brother", do të zgjedhë dy Misterët e saj. Konkurrentë të tjerë që u prezantuan dje ishin edhe Graciano Tagani, balerini i dashur i këngëtareve shqiptare, të cilin e kemi parë disa herë në klipe e performanca të ndryshme, avokatja Arjola dhe Edgari, i cili ka qenë shumë i lakuar përgjatë gjithë ditës së djeshme në faqet e shtypit rozë, si konkurrenti 55-vjeçar. Edgari ka marrë pjesë në shoun "Kush do bëhet milioner" dhe ka fituar 25 mijë euro.



51508.jpg tpch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top