I dashuri i Gentës: Ja çfarë mbeti pa u thënë në spektakël….
Rubensi: Adresën në rrjetin porno Genta e menaxhonte vetë, unë nuk e pres kur të dalë, më tradhtoi me tjetër.
Nuk është hera e parë që në “Big Brother Albania” ndodh një ndarje “live”, apo një përballje delikate publike mes dy të dashuruarish. Genta Gjalpi, nga Babani i Korçës, papritur u bë personazhi më i diskutuar për shkak të disa fotove provokuese dhe intime, të publikuara në faqet e shtypit rozë. Dyshimi kryesor ra mbi ish-të dashurin e saj, Rubens Shehun, i cili vendosi të hyjë në shtëpi dhe të përballet realisht me Gentën. Por a ka ndryshuar mendin ai për Gentën, dhe çfarë i mbeti pa thënë në atë natë spektakli, Rubensi e tregon për gazetën “Panorama”
Rubens, hyrja jote në shtëpinë e “Big Brother 5” dhe takimi me ish-të dashurën Genta u komentua si momenti kulminant i spektaklit. Si u ndjeve, çfarë emocionesh përjetove?Hyrja ime në “Big Brother 5” ishte një surprizë që shumë njerëz mbase mezi prisnin ta ndiqnin, pasi u bë shumë reklamë paraprake, duke e konsideruar si përballjen e madhe të Gentës me ish-të dashurin, emrin e të cilit ajo e përmendte shpesh në bisedat me banorët. Shumë njerëz prisnin që unë të bëja rolin e të dashururarit, por do të ishte hipokrizi nga ana ime në qoftë se unë do të bëja diçka të tillë. E vetmja gjë që s’mund ta bëja kurrë, pavarësisht se në sytë e publikut u paraqita i keq dhe i pashpirt, unë në të vërtetë u tregova realist.
Nuk mohohet fakti që ajo t’u përul, ndërsa bëri përshtypje pikërisht kjo ftohtësi e jotja. Në fillim u duk se kishe shumë për t’i thënë, por në pak minuta u stepe. Pse?
Vërtet kisha shumë për të folur me Gentën, por nuk e di seç pata dhe ndjeva keqardhje për të, e aq më tepër s’mund ta demaskoja në publik dhe t’i nxirrja shumë e shumë të palara të saj. Ndaj në moment më mirë pranova të heshtja dhe thjesht t’i tregoja Gentës për fotot, e t’i premtoja që unë do i dilja në krah vetëm si shok…
Po ajo pse po kërkonte një mbështetje më shumë sesa shok?
Nuk e di. Unë e theksoj dhe një herë, që Gentën nuk do e pres kur të dalë nga shtëpia. Por në qoftë se ajo do kërkojë që të takohet me mua për t’u sqaruar, s’kam asnjë arsye pse të mos e takoj. Por për rikthim nuk bëhet fjalë, me Gentën nuk kam ndërmend që të rikthehem. Unë Gentës nuk i dhashë asnjë fije shpresë për të vazhduar me mua.
Po thua që do mund t’i kishe përmendur “të palarat”. Për çfarë e ke fjalën?
Të palarat e saj do të ishin në qoftë se unë do i numëroja dashnorët e saj në publik, të cilët i kam njohur pas hyrjes së saj në “Big Brother”. Për më tepër ajo duke qenë e vetëdijshme që ka të dashur tjetër jashtë, s’kishte pse të më përmendte mua gjatë gjithë kohës në shtëpi. Këtë gjë duhet t’ia kisha thënë.
Cilin të dashur të Gentës ke njohur ndërkohë që ajo është në lojë?
Kam njohur Melsonin, i cili ma pranoi që kanë lidhje bashkë me Gentën. I thashë që nuk më intereson të di më shumë dhe ta gëzosh Gentën!
Bisedën me Melsonin e bëre para përballjes me Gentën apo këto ditë?
Me djalin fola pas deklaratës së tij në gazetën tuaj se ishte në lidhje me Gentën. Kaq më mjaftonte para përballjes.
Rikthehemi tek takimi juaj të shtunën e kaluar. Shumë komente pati se Genta po shtirej, po ti si do e përshkruaje sjelljen e saj përballë teje?
Sa për komentet që po bëhen nëse Genta ishte e shtirur apo ishte e vërtetë, mund të them vetëm kaq, që një njeri kur lëndohet aq sa ajo e dha veten, dhe të qante aq sa qau Genta, kurrë nuk mund t’i bëjë poezi Arbanës në moment dhe në moment ta kthejë me të qeshur sikur s’kishte ndodhur gjë. Ajo vajzë e meriton të luajë ndonjë rol si aktore, është e paparë për aktrim.
Tani që e mendon situatën çfarë do kishe dashur t’i thoshe më shumë, dhe me çfarë fjalësh mendon se u tregove i nxituar?
Ajo çka mbeti pa ia thënë Gentës në spektakël do të ishte se: pse ajo kërkon që të ketë lidhje me mua kur e ka një lidhje jashtë shtëpisë, dhe pse nuk e ka përmendur fare atë të gjorin… se ai nga ana e tij është shprehur se e do seriozisht. Më vjen shumë keq, por unë nuk mund t’u thyej zemrat dy të rinjve, të cilët duhen… Këto fjalë do kisha dashur të thosha në publik, edhe pse në vetvete më bëjnë të qesh.
Në ditët në vazhdim ti u komentove si “fenomen social”, ndërsa jepje shembullin e një djali që ushtron presion psikologjik ndaj të dashurës. اfarë komenti ke për këtë opinion të krijuar ndaj teje?
Vërtet për mua mendojnë se ushtroj presion psikollogjik, madje lexova dhe një artikull, ku më kishin cilësuar si shembullin klasik të presionit psikologjik që ushtron mashkulli ndaj femrës. Kjo s’është aspak e vërtetë. Vetëm në qoftë se autoriteti quhet presion për disa, atëherë jam i detyruar ta pranoj këtë fakt.
Po tip “hakmarrës” je, ashtu si Genta kishte pohuar? Ajo në lojë u tha banorëve se ti mund të hakmerreshe duke i publikuar fotot skandaloze. Si është e vërteta e pastër e publikimit të atyre fotove?
E vërteta “lakuriqe” në lidhje me publikimin e fotove është që ato foto janë marrë nga “fuckbook”, rrjeti social ku ishin hedhur me dijeninë e Gentës dhe nën menaxhimin e saj. Kam shumë dëshirë që kur të dalë ta kundërshtojë këtë fakt, por s’do të ketë se si, se edhe adresa me të cilën është hapur ai profil në “fuckbook” ka qenë i saj, dhe është i njëjti e-mail me të cilin ajo ka edhe facebook-un. Gabimi është i saj që nuk i ka fshirë ato foto dhe jo i imi.
Nëna e Gentës ishte e bindur se ishe ti personi që i kishe shpërndarë ato foto. Cila mund të jetë përgjigjja ndaj saj dhe gjithë personave që besojnë këtë opsion?
Sa për të ëmën e Gentës që mendon se ia kam publikuar unë ato foto vajzës së saj, le të mendojë çfarë të dojë. Mua pak më intereson se çfarë mendon ajo. Jam i pastër në ndërgjegjjen time që atë veprim nuk e kam bërë unë.
Dyshimë pati për armën e përdorur në ato foto nëse ishte e vërtetë apo lodër?
Arma që është në foto është e imja, është lodër dhe asgjë më shumë.
Thuhet se ju keni realizuar dhe foto të tjera ku pozoni nudo. Kush i ka momentalisht ato foto?
Foto të tjera?! Unë për vete nuk kam foto nudo të miat dhe s’kam pse të kem. Mbase Genta po, edhe mund të ketë.
Pas publikimit të fotove dhe hyrjes sate në “BB 5”, ke pasur presione nga familjaret e saj apo nga të tjerë persona? اfarë rrjedhe ka marrë jeta jote?
Përballje me familjarët e saj deri tani s’kam pasur. Sa për telefonata anonime kam marrë shumë të tilla dhe të tjera kërcënuese. Përgjigjja ime gjithmonë ka qenë mikpritëse: të urdhërojnë s’e frikën s’ua kam!.