Bie numri i kosovarëve që kërkojnë azil në BE

legjenda

Tetova
Mijëra qytetarë vitet e fundit kanë ikur nga Kosova për shkak të një prespektive më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian. E eksodi më i madh i tyre ishte në vitin 2015.
Pavarësisht kthimit të 32 mijërave qytetarëve në dy vitët e fundit, ende vazhdojnë daljet azil të kosovarëve në vendet e BE-së.

Në vitin 2017, për këta muaj, kanë dalë nga Kosova, 1215 persona. Mirëpo, kjo shifër ende nuk është përfundimtare, pasi Eurostat ende nuk i ka publikuar shënimet komplete.

“Për vitin 2016 – 11900 persona; K1 2017 – 1215 persona (për K1 2017, Eurostat nuk i ka publikuar shënimet komplete, prandaj kjo shifër nuk është përfundimtare)” kanë thënë zyrtar për komunikim publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Indeksonline.

Duke qenë se shumë vende të BE-së e kanë futur Kosovën ne listën e vendeve të sigurta, shtetasit e Kosovës që kanë kërkuar azil në këto vende, po i kthejnë në mënyrë të vazhdueshme.

Vetëm gjatë vitit 2017, mbi 2 mijë persona janë kthyer në Kosovë.

“2016 – 13030 persona; K1 2017 – 2005 persona” thuhet në statistikat e dërgura nga MPB për Indeksonline.

Riatdhesimi i tyre në Kosovë behët sipas programit për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Ndërsa, përfitues janë të gjithë shtetas të Kosovës dhe që plotësojnë kriteret sipas legjislacionit në fuqi.

“Përfitues janë të gjithë personat e riatdhesuar qe janë shtetas të Republikës se Kosovës dhe te cilët parashtrojnë kërkesa për përfitim nga Programi për Riintegrim ku duhet te plotësojnë kriteret sipas legjislacionit ne fuqi te gjithë përfituesit trajtohen në mënyrë të barabartë pa diskriminim në bazë të origjinës, përkatësisë etnike, fetare, racore ose gjinore” thuhët në përgjigjën e MPB-së.

Në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të vitti 2015, mijëra qytetarë në mënyrë të paligjshme kanë braktisur Republikën e Kosovës. Kalimi ilegal është bërë fillimisht duke kaluar në Serbi dhe më pas, kryesisht përmes trafikantëve, duke kaluar në vendin e parë të BE-së, Hungari.

refugjate_1495304669-7248597.jpghttp://botapress.info
 

Attachments

  • refugjate_1495304669-7248597.jpg
    refugjate_1495304669-7248597.jpg
    39 KB · Shikime: 0
Eshte normale, tani po mundesohet qe te shkohet e te punohet ne te bardhe... per ata qe e kane nje profesion apo zanat. Sidomos ne Gjermani.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top