Bethoveni, pasioni për femrat e panjohura

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Bethoveni, pasioni për femrat e panjohura

beti.jpg


Ludving van Bethoven nuk mund të kompozonte pa qenë i frymëzuar. Kur një dashuri ishte e arritshme atëherë muzika nuk kishte ndjesinë e duhur. Kompozitorit I pëlqente vuajtja, ndaj torturohej nga shikimet e vajzave të panjohura. Një ndër këto femra për të cilën Bethoven ka lënë pas dhe letra është ajo që ai e quante “E pavdekshmja, e dashura ime”.

Më 6 korrik 1806 ai I shkruante asaj duke e quajtur “Engjëlli im, gjithçka ime, shpirti im!”. “Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. اfarë humbje kohe. Përse gjithë kjo brengë kur nevoja flet? A mund të rezistojë dashuria jonë përveçse me sakrifica? A mund ta ndryshosh faktin se ti nuk je tërësisht e imja, se unë nuk jam tërësisht yti? O Zot!

Shiko jashtë bukuritë e natyrës dhe qetësoje veten me atë çfarë është. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo është shumë e drejtë. Nëse do ishim tërësisht të bashkuar, ti do ta ndjeje dhimbjen po ashtu si unë. Tani një ndryshim të gjërave të brendshme nga gjërat e jashtme. Me siguri do e shohim njëri-tjetrin. Aq më tepër që unë s’mund të t’i tregoj vëzhgimet që kam bërë gjatë këtyre ditëve të fundit, të cilat kanë prekur jetën time.

Nëse zemrat tona do të ishin bashkë, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga këto. Zemra ime është e mbushur plot me gjëra që dua të t’i them ty. Ah! Ka momente kur ndjej se fjalët s’janë asgjë. Gëzohu, bëhu e vërteta ime, thesari im, gjithçka ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Perënditë duhet të na japin pjesën tjetër, e cila do të jetë më e mira për ne”, I shkruante ai asaj. Kjo është vetëm një nga dhjetëra letra nga të cilat nuk mori asnjëherë përgjigje.

(gazeta-Shqip.com)
 
E kam ditur se gjithe ate krijimtari qe ka ba nuk se do e bente pa ja ngre dikush :p frymezimin :vape:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top