Berlini 2009: Bolt thyen rekordin në 100 metër

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, ka thyer rekordin e tij në 100 metra duke e kaluar shtegun për 9.58 sekonda, për ta fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës në Berlin.

Paraqitja e tij theu kohën prej 9.69 sekondash të cilën e shënoi kur fitoi medaljen e artë në vitin e kaluar në Lojërat Olimpike në Pekin duke arritur në cak me një kohë të paparashikuar.

Amerikani Tyson Gay, kampion i vitit 2007, përfundoi i dyti me 9.71 sekonda, ndërsa xhamaikani Asafa Powell mori medaljen e bronztë me kohë prej 9.84.

“Ishte një moment i shkëlqyeshëm, por u ndjeva mirë në vetvete. E dija se nuk do të ishte një garë e lehtë, por bëra atë që duhej të bëja”, ka thënë Bolt pas garës.
*telegrafi*
 
Sipas studiuesve rekordi qe ka thyer Usain Bolt eshte ne limitin e mundesive humane, o pothuajse, duke pare se ai ja arriti. Dhe ajo qe te ben pershtypje me shume nga ky atlet eshte se, edhe mbreme sikur nuk dha te gjithe çfare kishte ne mundesite e tije.
Nje gare po ashtu te shkelqyer beri edhe amerikani Tyson Gay, qe po te mos ishte per te paarritshmin Bolt do te kishte vene rekordin e ri boteror te para Pekinit.
Me miliona telespektatore nga i gjithe globi ndjeken garen e 100 metershit te kampionatit boteror te atletikes qe zhvillohet ne Berlin. Ajo qe duhet shpresuar, ne emer te sportit dhe te miliona fanve nga e gjithe bota, qe neser mos te degjojme se keto rekorde kane qene fryt i ndonje farmacie, por puna dhe lodhja e nje atleti.
E them kyte si nje fan i Usain Bolt, ashtu siç mund t'a thonja edhe si nje fan i Michael Phelps.
 
sipas shkenctareve eshte e vertet me se.por asgje seshte e perjetshme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top