Vvetoni
Antarë i Respektuar
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. “Qytetarët të marrin pjesë familjarisht dhe të votojnë individualisht”-tha Berisha. Ai shtoi se në këto zgjedhje, do të shënohen standardet evropiane.
“Kam bindjen se në këto zgjedhje nuk do të ketë të humbur. Në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptarë. Këto janë zgjedhje me të cilat shqiptarët firmosin integrimin e tyre evropian”-tha kryeministri i Shqipërisë. Ai ka përshëndetur emigrantët shqiptarë që janë kthyer për të marrë pjesë në votime. Gjithashtu, Berisha ka përshëndetur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë që do të certefikojnë votimet.