Berisha: Sot shqiptarët firmosin të ardhmen

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
)Kryeministri shqiptar Sali Berisha votoi sot rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik “Jordan Misja”, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës. “Sot qytetarët vendosin fatin e tyre” tha kryetari i Partisë Demokratike pas votimit dhe u bëri apel qytetarëve të votojnë individualisht. Kryeministri përshëndet vëzhguesit e huaj dhe tha se këto zgjedhje janë të lira e të ndershme .

“Sot shqiptarët firmosin të ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është BE”- mësohet të ketë thënë kryeministri sapo ka dalë nga qendra e votimit nr 1728 në Tiranë. Kryetari i PD-së shoqërohej dhe nga bashkëshortja e tij Lir Berisha.

Topalli: Votoni, votoni
Ka hedhur votën në qendrën 306 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli. Pasi hodhi votën e saj, Topalli u bëri thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit , ndërkohë që theksoi rëndësinë e një procesi normal dhe pa incidente. Ndërkaq Topalli hodhi poshtë informacionet e mungesës së bojës në disa qendra votimi, cka mund të hedhë dyshime për manipulim të zgjedhjeve.

Meta: Të kontribuojmë për mbarësinë zdhedhjeve
Kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim ka hedhur votën rreth orës 9:10 në qendrën e votimit numër 1882 në njësinë bashkiake nr. 7, në Laprakë. Meta nuk ka nguruar të thotë se nuk e pati të vështirë të gjente numrin 24 në fletën e votimit.

“E pata shumë të lehtë ta gjeja numrin 24. Le të kontribuojmë të gjithë për mbarësinë e kësaj ditë ” u shpreh Meta pasi doli nga qendra e votimit. Kreu i LSI komentoi edhe kushtet e motit duke thënë “Pas kaq ditësh u hap dhe koha për fitoren tonë” .

Ku votojnë krerët e politik?
Si çdo qytetar i thjeshte, edhe drejtuesit e shtetit shqiptar, kryetaret e partive politike dhe personazhet e njohura të politikës shqiptare do t’u drejtohen sot kutive të votimit si një detyrim qytetar, por edhe si një shembull pozitiv për ata që s’kanë vendosur ende nëse do të shkojnë te votojnë ose jo.

Të gjithë janë të përqendruar në qendra votimi të ndryshme të kryeqytetit, që nga kreu i shtetit Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i opozitës Edi Rama, ai i LSI-se Ilir Meta etj.

Madje disa prej tyre kanë të njëjtën qendër votimi, siç është rasti i Kryeministrit Berisha, kreut të asamblesë kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçes, në njësinë numër dy pranë Liceut Artistik.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është votues në njësinë numër 9 dhe qendra e votimit është ngritur në shkollën “Servete Maci”. Pritet që sot, gjatë procesit të votimit, Presidenti të japë mesazhin e tij për zgjedhësit shqiptarë dhe për rëndësinë e këtij procesi. Kryeministri Berisha është votues në njësinë numër 2 dhe qendra e votimit është ngritur të Liceu Artistik.

Ndërsa kreu i opozitës, Edi Rama, është votues në njësinë numër 7 dhe si qendër votimi është shkolla “Pjetër Budi”, brenda kësaj minibashkie.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është votuese në qytetin e Shkodres, të lagja “Ndoc Mazi” dhe qendra e votimit është ngritur pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ish-kryeministri Fatos Nano është votues në njësinë numër dhjetë të shkolla “Dora D’Istria”, ndërsa ish-presidenti Alfred Moisiu është votues në njësinë numër 2 të “Shkolla e mesme ekonomike”.

Ish-presidenti Rexhep Mejdani është votues në njësinë numër 9 dhe voton në shkollën “De Rada”. Lista është mjaft e gjatë me ministra të qeverisë “Berisha” dhe me zyrtarë të selisë roze. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, voton në njësinë 3, në shkollën “Kongresi i Leshnjës”.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, është votues në njësinë bashkiake numër 3 dhe voton të shkolla “Kongresi i Manastirit”. Duke kaluar majtas, numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, voton në njësinë numër dy të Liceu Artistik. Një tjetër figure, Ben Blushi, votues i njësisë numër 10, do ta hedhë votën te shkolla “Avni Rustemi”..

Skendër Gjinushi, kreu i Partisë Socialdemokrate, është votues në njësinë numër 5 dhe konkretisht te shkolla “Edit Turhami”. Kreu i demokracisë sociale, Paskal Milo, voton në njësinë numër pesë pranë shkollës “Dëshmoret e Lirisë”. Sakaq, kreu i G99-es, Erion Veliaj, voton te njësia numër 2 në shkollën “Fan Noli”.

Një pjesë e këtyre figurave të politikes do ta kenë të vështirë ta hedhin votën në kutitë e votimit, kjo dhe për shkak të angazhimeve të tyre në zonat ku ata kandidojnë. Janë rreth 60 kandidatë të dy partive kryesore, të cilët e kërkojnë votën në qarqe të ndryshme të vendit, ndërsa janë votues të Qarkut të Tiranes.

Pritet që gjate ditës së sotme, krerë të politikës, si Bamir Topi, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Jozefina Topalli të japin mesazhet e tyre për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe rëndësinë e procesit zgjedhor, i cili domosdoshmërish duhet të plotësojë standardet për të çuar para reformat integruese.(TCH)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top