Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot në mbledhje qeverie se cdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, mund të marrë shtetësinë shqiptare.

“Në cështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë në fjëlën e tij nënëvizoi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994.
“Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësin, i miratuar nga presidenti në vitet '94. Ligji do japë shtetësinë në përputhje që rrjedhin nga marrëveshja e heqjeve të vizave, duhet ta marrin të gjtihë qytetarët shqiptarë në përptuhje me dekretin e vitit 94. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, por tani duhet tu jepet me ligj”,- theksoi Berisha.

Balkanweb
 
Titulli: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

shih kur te rrihen investitoret e huaj ne radhe tani... kush te marre i pari shtetesine shqiptare.... :p
 
Pe: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

E kujt do i hynte ne pune shtetesia shqiptare??Deri ku shkon apo ku leviz me shtetesi shqiptare??...Pastaj ca te drejtash fiton me shtetesi shqiptare??...Aman...
 
Titulli: Pe: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

E kujt do i hynte ne pune shtetesia shqiptare??Deri ku shkon apo ku leviz me shtetesi shqiptare??...Pastaj ca te drejtash fiton me shtetesi shqiptare??...Aman...

Nuk eshte se ka ndonje fitim (moral) nga shtetesia shqiptare ,thjesht krijon lehtesira ne dokumentacionet e aktivitet qe kerkon te hap ne territorin shqiptar.Shkurton procedurat juridike te aktivitetit,biznesit apo investimit qe ben.
 
Titulli: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

me rrofte mua ce pagova 50mije euro per te nderruar shtetesine tani ta marresh shqiptare te duhen 100mije nuk e di sa veta do e kene kete privilegj??!
 
Re: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot në mbledhje qeverie se cdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, mund të marrë shtetësinë shqiptare.

“Në cështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë në fjëlën e tij nënëvizoi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994.
“Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësin, i miratuar nga presidenti në vitet '94. Ligji do japë shtetësinë në përputhje që rrjedhin nga marrëveshja e heqjeve të vizave, duhet ta marrin të gjtihë qytetarët shqiptarë në përptuhje me dekretin e vitit 94. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, por tani duhet tu jepet me ligj”,- theksoi Berisha.

Balkanweb


I kisha humb te gjitha shpresat per nenshtetesi shqiptare ,,,,

Tani te them te drejten paskam nje mundesi ...

ama nuk di per cilen te vendos ate Kanadezen apo Shqiptaren ,,,,

Qe paska rrjedh paska rrjedh Sala,,,,me 100 000€ e leme dhe pa nenshtesi fare :boss:
 
Titulli: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

me rrofte mua ce pagova 50mije euro per te nderruar shtetesine tani ta marresh shqiptare te duhen 100mije nuk e di sa veta do e kene kete privilegj??!

Nuk thot se te maresh shtetesi shqiptare duhet te paguash nje tarif (100 mije euro) Jane kushte te tjera apo procedura te tjera per marjen e shtetesis.Ligji thot se per ate qe investon ne shqiperi mbi nje tarife te caktuar me ligj ,fiton shtetesin shqiptare.Nuk eshte nje kusht ,por nje mundesi me shume .

Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha.
 
Pe: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

Ky perfundimisht ka mbaruar..
 
Pe: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

do dhe me para Berisha?
 
Titulli: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

Shife te mushet ktu me kriminela qe dun ti ikin shtetit te vet e vijn ktej e jetojn te lumtur .Po pse italia shtet idiot eshte qe te kerkon te ardhura vite jetese , jo po te vij kinezi qe sdi as shqip e te jet baraz me shqiptarin pfffffff..Ligjin per gay e nxorri qeka duke ber dhe ket , prit na i dite kur te liberalizoj dhe prostitucionin dhe jemi ne rregull ne te gjithe .

Po RROGAT o sali kur do i rishikosh apo i kemi standartet ne ato ane ne .pfffffffffffffff
 
Pe: Titulli: Pe: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

Nuk eshte se ka ndonje fitim (moral) nga shtetesia shqiptare ,thjesht krijon lehtesira ne dokumentacionet e aktivitet qe kerkon te hap ne territorin shqiptar.Shkurton procedurat juridike te aktivitetit,biznesit apo investimit qe ben.


Ida,fitim moral nuk ka as per Shqiptaret qe kane shtetesite e vendeve te tjera,por per ato shqiptare ka lehtesi ne vendet ku jetojne,ne shume fusha te jetes,pasi vete ato e mendojne jeten aty,ne ate shtet qe kane marrr shtetesine...Une e kisha me idene,kush eshte ai ''budalla'' biznesmen qe hedh ate shume parash ne Shqiperi dhe do vuante per nje shtetesi,qe me shtetesine tone vec brenda territorit Shqiptar leviz,asnje shtet tjeter...
 
Pe: Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

Nuk me rezulton deri me sot asnje poltike e tille emigracioni ekonomike -financiar qe te kete si norme per marrjen e neshtetesise investimet.

une mendoj ti hiqem nenshtetesine Sales e ta bejme kongolez se ndoshta atje te bejne me 1 euro

nuk e di se si mund ta quaj kete ide ndoshta "aberracion total"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top