Berisha: Me 28 qershor, Shqiperia blu

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Sonte uragani i fitores, eshte shtruar ne sheshin blu te fitores sone". Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, teksa ka pershendetur mijera anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike qe kishin mbushur sheshin qendror te kryeqytetit.

Sheshi "Skenderbej" ishte i tejmbushur me simpatizantet e Partise Demokratike pothuajse nje ore para se kryeministri Berisha, te ngjitej ne tribune e vendosur perpara monumentit te heroit kombetar. Mijera qytetare te pajisur me flamure, bluza dhe simbole te tjera te demokrateve kishin nisur te shijonin tingujt e muzikes se kengetareve, te cilet prej nje muaji tashme, kane ndjekur kryeministrin Berisha ne te gjithe vendin. Por ne momentin qe kryeministri Berisha i shoqeruar nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Vilfred Martens u ngjiten ne tribune, turma si gjithnje ka shperthyer ne ekzaltim. Ne hapjen e fjales se tij, kryeministri Berisha i pershendeti te gjithe pjesemarresit ne miting, nje pjese e te cileve kishin ardhur nga te gjitha rrethet e vendit duke theksuar se ky ishte nje nga mitingjet madheshtore qe kishte bere Partia Demokratike nder vite. "Sot ne kete miting permbylles, festojme projektin tone per Tiranen Evropiane, per Shqiperine Evropiane. Eshte mitingu me madheshtor qe ky shesh ka njohur ne tere historine e tij", deklaroi kryeministri nga sheshi "Skenderbej". Kreu i qeverise shmangu kritikat ndaj kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama dhe u perqendruar ne fjalen e tij, ne arritjet e qeverise gjate kater viteve dhe premtimet per te ardhmen. Ai solli ne vemendje te vecante 4 vitet e mandatit te pare qeverise te Partise Demokratike, duke vecuar arritjet ne luften kunder korrupsionit dhe krimit. "Qeveria u njoh si kampione ne luften kunder korrupsionit ne jemi vendi qe renditemi i dyti ne bote ne klimen e biznesit, jemi vendi qe dyfishoi rrogat dhe pensionet per disa qindra mijera qytetare, vendi qe punesoi 80 mije qytetare dhe nxori nga varferi 400 mije shqiptare", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se qeveria qe ai drejton, ndertoi 6000 kilometra rruge. Kryeministri Berisha i ftoi nga sheshi "Skenderbej" edhe socialistet, qe te votonin Partine Demokratike ne zgjedhjet e neserme sepse ne kete menyre mendonin per te ardhmen e tyre Evropiane. "Me 28 qershor askush nuk humbet, do te fitoje Shqiperia. Votoni si qytetare te lire nderoni voten tuaj, per projektin tone evropian. Votoni 10-ten", deklaroi Berisha. Pas fjales se kryeministrit Berisha, anetaret dhe simpatizantet ne shesh, ndoqen me vemendje te madhe "festivalin" e fishekzjarreve, i cili zgjati per rreth 10 minuta, duke e ndezur edhe me shume atmosferen ne sheshin "Skenderbej".



Durres

Berisha: 28 qershori, e diela e idealeve te medha evropiane

Kryeministri Berisha deklaroi dje ne Durres, ne mitingun permbylles te fushates elektorale te PD-se, se "28 Qershori eshte e diela e idealeve te medha evropiane, ndaj ju ftoj te votojme se bashku, per mireqenien tuaj dhe te Shqiperise". Duke vleresuar kontributin e qytetareve te Durresit ne zhvillimet demokratike, Berisha tha se "tashme Durresi eshte fytyra turistike e vendit". Sic u shpreh ai, qyteti ka nje infrastrukture moderne, nje port evropian, nje universitet te ri dhe po behet burim i punesimit per qytetaret e tij dhe te te gjithe vendit. Kryeministri falenderoi Presidentin e PPE, Martens, per pranine e tij ne kete miting dhe fjalen e mbajtur ne te. Durresi, tha kryeministri Berisha, me mbeshtetjen e tij ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem. "Ishte Durresi dhe mbeshtetja e tij faktor kryesor qe ne, se bashku, shnderruam ne realitete endrrat tona te medha kombetare", vijoi kryeministri duke sjelle ne vemendje faktin se se bashku, mblidhemi sot si qytetare te nje vendi anetar te NATO-s. "Se bashku, ne aplikuam per anetare ne Bashkimin Evropian, se bashku ne shembem malet, bashkuam kombin dhe ecim te sigurt ne projektin tone evropian", vijoi kryeministri Berisha, njekohesisht kryetar i Partise Demokratike. Kreu i qeverise i beri thirrje te gjithe qytetareve te Durresit; qe ne "28 qershor te votojme te gjithe se bashku per te ardhmen tone evropiane, per mireqenien tone, per sherbimin shendetesor dhe arsimin modern, te votojme per t'i kthyer Shqiperise te ardhmen qe meriton, te votojme per te kapur se bashku horizontin evropian qe na pret".



Kryeministri: E lame ta bente mitingun ne trotuar, sheshin nuk e mbush dot

Berisha: Incidenti, provokacion i Edi Rames



Kryeministri Berisha ne nje deklarate per median theksoi dje, se ne diten e votimit shqiptaret duhet te tregoheshin te matur dhe te qete gjate momentin te hedhjes se votes, duke eliminuar praktikat jodemokratike te ndodhura gjate ketyre viteve ne vend. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise nuk nguroi ta cilesonte kryetarin e PS-se, Edi Ramen si provokator, i cili nga frika e rezultatit te zgjedhjeve kerkonte arsye konflikti per skelat e tribunes me qeverine.

Ne ekranet e televizorit ju kemi pare sot, duke ndjekur situaten e krijuar para godines se qeverise per skelat e mitingut qe Partia Socialiste do te organizoje sot, ne te njejten ore me ju?

3530685276_c6e8ecb337.jpghttp://farm4.static.flickr.com/3586/3530685276_c6e8ecb337.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Edi Rama organizoi nje provokacion ordiner. E beri kete edhe per faktin se sheshet nuk i mbush dot. Meqenese nuk i mbush sheshet, i lame kete rrugen ketu, le ta beje aty mitingun. Por sheshet jane per festat e medha. Nuk e ben dot, le ta mbaje. Le qe me thane edhe tjetren, se po behej gati te shpallte bojkotin. Lere thashe, hiqja pretekstin. Kishim nje projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare pune, ishte nje projekt fare i thjeshte. Le ta beje, e rendesishme eshte qe ai zgjedh vend te ngushte dhe jo hapesira. Se cfare do t'i sjelle ajo?! Une nuk kisha ndonje gje tjeter, pasi ju e dini, qe kur ka ardhur ai per te protestuar une kam dale dhe e kam pershendetur. Ketu ka protestuar me qindra here, ka ardhur edhe vete ai ne krye te protestes dhe kam dale dhe e kam salutuar.

Ju i cilesuat si provokacione zoti kryeminister, por a mund te ndikojne keto tek rezultati perfundimtar i vezhguesve te fushates elektorale, por edhe per zgjedhjet?

Jo, ka dokumente per keto. Ka nje tradite, mitingjet per 20 vjet jane zhvilluar ne dy sheshe. Absolutisht, ne qofte se zoteria e tij do te kerkonte sheshin "Skenderbej", une isha i gatshem ta ripozicionoja orarin, jo te ikja nga sheshi, se keto jane mitingje permbyllese. E bere ne 7, e bere ne 8, apo e bere ne 9, nuk ka ndonje problem, kjo eshte feste. Por ai ka frike nga sheshet, ky eshte problemi. Madje indirekt me thane qe ia kishin sugjeruar ate, por ky zoteria nuk e mbush dot, nuk mbush dot as kete tjetrin. Prandaj ja ku e ka kete rrugen ketu, 16 meter te gjere.

Nga ku do ta ndiqni rezultatin e votimeve zoti kryeminister?

Rezultatin e votimeve, ne seli. Do ta pres ne seline e Partise Demokratike, sepse ajo eshte normale, aty jane mbeshtetesit, jane te gjithe ata qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem dhe une do te jem atje, te ndaj me ta festen e fitores.Koha jone
 
Festa blu në Sheshin "Skëndërbej". Mitingu më i madh i historisë së 19 viteve pluralizëm

Berisha: Uragani i fitores vërshon në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë

Partia Demokratike rikonfirmoi fitoren e thellë të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku përmes një mitingu madhështor, me qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë u bashkuan në Sheshin "Skënderbej", për të mbyllur në mënyrë spektakolare fushatën elektorale të PD, duke kënduar këngën e fitores "Shqipëria po Ndryshon". Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha vlerësoi nga sheshi i tejmbushur se uragani i fitores së Partisë Demokratike po vërshon në mbarë vendin. Kryeministri tha se në këtë miting vendosen kurora e fitores së merituar për projektin e Shqipërisë europiane. "Sonte uragani i fitores është shndërruar në detin blu të fitores sonë, uragani i fitores që vërshon në të katër anët e këtij vendi, në qytete, komuna, fshatra, rrugë edhe sheshe. Sot në Tiranën blu, në Tiranën e fitores, si të votojë Tirana do të votojë Shqipëria. Sonte ne vendosim në këtë miting kurorën madhështore, fitoren tonë të merituar, sonte ne në këtë miting festojmë projektin tonë për Tiranën europiane, për Shqipërinë europiane", u shpreh kryeministri.

Pikërisht nga ky miting madhështor kryeministri Berisha u shprehu një falenderim dhe mirënjohje të thellë të gjithë qytetarëve shqiptarë anembanë vendit, me të cilët kishte zhvilluar takime e ishte njohur nga afër me problemet dhe u kishte ofruar zgjidhjet përmes programit të tij elektoral. "Por unë këtu para jush dua të falenderoj ata miliona shqiptarë, që gjatë kësaj fushate më madhështore, më e ngrohta e të gjitha fushatave tona, që takova në rrugë, në sheshe, në lokalet e këtij vendi, mirënjohjen më të thellë atyre që më frymëzuan mua më shumë se kurrë, më inkurajuan mua më shumë se kurrë. Dita e fitores buron tek shpirti i tyre, nga zemra e tyre, nga sytë e tyre", tha kryeministri. Gjithashtu, kryeministri shprehu kënaqësinë e tij për të konstatuar se ky është një nga mitingjet më madhështore që Sheshi "Skënderbej" ka njohur. Duke e cilësuar këtë fushatë si një nga më intensivet, kryeministri vlerësoi komunikimin e tij aq të afërt me qytetarët shqiptarë, duke u shprehur atyre garancinë se ky komunikim do të vijojë të jetë edhe më i ngushtë për katër vitet që vijnë. "Ne mblidhemi sot në këtë miting më madhështorin që ky shesh ka njohur në tërë historinë e tij. Në këtë fushatë, jo vetëm në mitingje, jo vetëm në takime, jo vetëm në shtëpinë tuaj, por për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e shtatëqind mijë shqiptarë me telefonata, me sms, me e-maile. Të gjithëve dua t'u shpreh mirënjohjen më të madhe që iu përgjigjën mesazheve të mia me përshëndetje, inkurajime. Kurrë ndonjëherë ne së bashku nuk kemi patur një komunkim kaq jetësor, kaq intim, kaq të bukur", vijoi më tej kryeministri.

Qeveria hapi dyert që Europa katër vite më parë i kishte të mbyllura

Në një bilanc të shkurtër të katër viteve që shkuan kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për të konstatuar se ndryshimi i Shqipërinë me Partinë Demokratike është një proces i pakthyeshëm dhe kjo parti është e vetmja forcë që hapi dyert, të cilat Europa katër vite më parë ia kishte mbyllur Shqipërisë. "Katër vite më parë, për Shqipërinë dyert e integrimit në Europë do të mbylleshin çdo ditë e më shumë nën muret e krimit, kleptokracisë, korruspionit. Ne arrestuam me qindra e qindra anëtarë e krerë bandash, shembëm sistemin e kleptokracisë. Qeveria u bë kampione në luftën kundër korrupsionit. Lajme me kronika të zeza katër vjet më parë, që mbushnin mediat europiane dhe botërore për Shqipërinë, ne i zëvendësuam me Shqipërinë si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në botë, si vendi që renditet i dyti në botë për klimën e biznesit, si vendi që dyfishoi rrogat dhe pensionet për qindra mijëra qytetarë shqiptarë, si vendi që punësoi mbi 80 mijë qytetarë dhe nxorri nga varfëria 400 mijë të tjerë, si vendi që ndërtoi 6 mijë kilometra rrugë, u faktoi shqiptarëve dhe botës se ky komb, se ky vend, e ka të gjithë potencialin për të bërë të pamundurën të mundur", u shpreh kryeministri.

Të gjithë shqiptarë të bashkohemi, tha ai, për të bërë realitet ëndrrën tjetër më të bukur shqiptare që nga Rilindja Kombëtare deri më sot, Shqipërinë mes kombeve të Europës. Kryeministri tha se, bashkë me këtë qeveri mund të ndërtohet një shtet modern rrugor, me akse të shkurtra, boshti i jugut, rruga e Arbrit dhe të gjitha rrugët e tjera të mëdha. "Të bashkohemi për projektin tonë europian, të punësojmë në katër vitet që vijnë 160 mijë qytetarë shqiptarë në parqe industriale, fabrika dhe uzina, në qindra e qindra hidrocentrale, në zonën magjepse turistike", tha kryeministri. Më tej, ai u drejtoi një apel të gjithë shqiptarëve për t'u bashkuar për ëndrrën europiane. "Të bashkohemi se ëndrra jonë i pranon të gjithë, se ëndrra jonë i fton të gjithë, se ëndrra jonë i gëzon të gjithë. Projekti i Shqipërisë europiane është projekti më i bukur, më madhështor, i të ardhmes që meriton, çdo burrë, çdo grua, çdo i moshuar, çdo fëmijë. Këtë projekt e bëjnë realitet vetëm ata që besojnë, ne jemi burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat që besojnë tek e ardhmja jonë europiane", tha kryeministri. Ai vlerësoi se në katër vite qeveria u faktoi shqiptarëve dhe mbarë botës se ëndrrat di t'i bëjë realitet. "Sot, mblidhemi në këtë shesh si qytetarë të një vendi anëtar të NATO, të ëndrrës euroatlantike, ne së bashku ëndërruam Kosovën e lirë dhe të pavarur, Kosova është e pavarur, ëndrra jonë realitet. Ne së bashku ëndërruam bashkimin e kombit tonë, ne shembëm malet, bashkuam kombin, ëndrrën e bëmë realitet", vijoi më tej kryeministri.

Katër vitet që vijnë, qeveria avokatja më e mirë e pronarëve

Kryeministri Berisha garantoi se Partia Demokratike, partia që u ktheu pronat shqiptarëve, do të jetë avokatja më e mirë e pronarëve, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë problemeve të pronësisë. "Të bashkohemi në mënyrë që ne të vazhdojmë rrugën që nisëm, rrugën e demokracisë me rroga dhe pensione më të ulëta, të parakalojmë gjashtë vende të Bashkimit Europian. Iu jap fjalën se sa herë të më votoni, rrogat dhe pensinet tuaja do të rriten. Të bashkohemi për zgjidhjen e shkëlqyer të problemit të pronave dhe reformën e pronësisë. Pronarë shqiptarë, mos harroni kurrë se me ne iu kthyen pronat, se ne bëjmë avokatinë tuaj, se ne bëmë mbi 800 mijë familje pronarë, të vazhdojmë për t'i dhënë zgjidhje më të shkëlqyer ligjore pronave tuaja. Ne do të përfunojmë në afatin e kohës legalizimet, reformën e pronësisë", u shpreh kryeministri.

Të njëjtën garanci kryeministri e shprehu edhe për fermerët shqiptarë, duke theksuar se qeveria në katër vitet që vijnë do të sigurojë për ta subvencionimin, nxitjen e prodhimit të tyre, naftën e imputet, duke i shndërruar ata me kushte të njëjta, njëlloj si vendet anëtare të Bashkimit Europian. "Fermerë, me të gjitha bindjet bashkohuni me ne, se ne respektojmë, frymëzohemi nga djersa dhe krahu juaj, ne do të punojmë t'u bëjmë njëlloj si fermerët europianë. Ne do të garantojmë për ju naftën, imputet, subvencionimin, 24 ujë pa ndërprerje", tha kryeministri. "Fshatrat, fshatrat e fushave dhe maleve të Shqipërisë, do të llamburisin si lagjet e qyteteve tona. Le të bashkohemi ne me besimin e thellë se forca transformuese e lirisë do të na çojë ne drejt atij horizonti që sot ne nuk e kapim dot. Të reja dhe të rinj shqiptarë, ju që nuk njohët kurrë egërsinë e diktaturës, nuk njohët ndonjëherë pasojat e izolimit, mjerimin, bashkohuni me ne dhe iu jap fjalën shkollim europian për ju, moshë dixhitale për ju, secili prej jush në shtëpinë tuaj do të ketë internetin dhe kompjuterin e tij, sepse edhe Shqipëria do të kapë moshën tuaj të bukur", tha kryeministri.

Blerina TOSLLUKU
 
Ce pyt LOL slane puntore te shtetit pa e nxjerr ne shesh me zor LOL LOL
 
kan dash e kan shku,si ka marr njeri me zor...

LOL LOL mos moj me verte e ke :p me vjen keq por je shum ingenua akoma dhe e mendon boten aq te drejte sepse ashtu e deshiron e per kete sjam as un kundra , por e verteta esht shum here me ndryshe nga cmenon ...
 
te paskan marr me zor me duket...:D
a mo tani te flasim tamam....ne keto dit qe jemi,ne keto koh,mendon vertet se do tu terhiqte nje i djathte ne nje miting ps-je dhe anasjelltas....po se bejn pra..
kur sdo sdo ..kush te detyron,askush..:konfuz:
 
Ce pyt LOL slane puntore te shtetit pa e nxjerr ne shesh me zor LOL LOL

LOL LOL Tamëm po kujt i thua janë mitingjet e Salës si kampet e Hitlerit hahahahhahahha
 
Sa njoh une qe i kane marre me zor neper sheshe.
LOL pale pretendojne te fitojne dhe me te drejte.
 
shqiperia blu

Зngjεll;160634 said:
LOL LOL Tamëm po kujt i thua janë mitingjet e Salës si kampet e Hitlerit hahahahhahahha

prandaj mitingui i berishes nuk kishte asnje njeri...
ram i ben ne rruge qe te duken plot sepse rrugaceria e tij nuk e lejon te integrohet!sa keq ata viktima qe ndjekin nga mbrapa!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top