Berisha mbledh qeverinë. PS: S'terhiqemi pa rimarrë votat e grabitura

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Berisha ka shprehur indirekt fitoren ne zgjedhje, duke mbledhur kabinetin qeveritar. Nje mbledhje e papritur qeverie eshte thirrur rreth ores 18 e 30 dhe kryeministri e ka hapur ate duke bere nje permbledhje te procesit zgjedhor.
"Falenderoj votuesit shqiptare, falenderoj komisioneret per bashkepunimin, - tha Berisha. Ai perseriti se "do pres derisa te shpallet rezultati nga KQZ" dhe beri nje llogaritje te afatit kushtetues per krijimin e qeverise se re.
Sipas Berishes, qeveria e re shkon ne parlament per tu votuar rreth 4 shtatorit, ndaj gjate veres, qeveria aktuale duhet te punoje sipas tij, "fort me reformat".
Kjo mbledhje e papritur qeverie eshte komentuar si nje deklarim i bute i Berishes per fitoren e zgjedhjeve te se dieles, megjithese numerimi ne disa zona kyce, vazhdon.
*****
TIRANE - Deklarata e fitores nga PD është një shprehje e planit ogurzi që është vënë në lëvizje për të grabitur fitoren tonë. Jo vetëm që PD nuk i ka 71 mandate, por dhe në ato 70 që numëron për momentin ka mandate që s'janë të saj, por tonat", ka deklaruar kandidati socialist për deputet I Tiranës Ditmir Bushati pas deklarates se zedheneses se PD, Bregu qe koalicioni i djathte ka bere 71 mandate.
Duke folur për qarkun e Fierit dhe zonën e Bushatit, z.Bushati theksoi se populli shqiptar duhet të mësoje të vërtetën:
"Ajo që po ndodh aktualisht në Fier ku po ushtrohet një trysni e egër për të mos lejuar përfundimin e numërimit duhet të ndalojë urgjentisht në qoftë se kjo qeveri do që populli opozitar i Fierit, që i ka dhënë PS fitoren më të thella të këtyre 18 vjetëve, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër për të bërë presion mbi qytetarët e së fundi mbi qendrat e numërimit", u shpreh Bushati, duke shtuar:
"I themi Sali Berishës që të heqe dorë nga ushtrimi i forcës mbi Laçin, Bushatin e Fierin, ku po synon përmbysje sa të dhunshme aq edhe të dëshpëruara të rezultatit dhe ta marrë shumë seriozisht zërin tonë për çështjen e rivendosjes së dinjitetit të zgjedhjeve në këtë vend. Sepse Shqipëria meriton jo vetëm të mësojë të gjithë të vërtetën për atë që ka ndodhur, po edhe sepse si forca e parë politike në vend, megjithë votat që na janë rrëmbyer, ne kemi detyrimin t'i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje të madhe kombëtare. Dhe ne nuk do të tërhiqemi nga ky detyrim".
PS vlerëson se këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard. "Aty ku janë futur zgjedhjet, në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm deri në marrje mandatesh nga opozita në favor të pushtetit", shton Bushati.
***************

PD ne nje konference per shtyp, deklaroi se koalicioni i PD i ka fituar zgjedhjet. "Kemi 71 mandate, KQZ do konfirmoje kete qe po ju themi paraprakisht" - tha zedhenesja Bregu. Nderkohe kandidati per deputet ne Berat Erjon Brace ka kerkuar rinumerim te votave ne Berat.
Ndërkohë, KQZ në konferencën për shtyp të orës 13.00 njoftoi se procesi i numërimit ka përfunduar në 4657 qendra votimi nga 4753 që janë në rang vendi.
Me përjashtim të Beratit dhe Bushatit në të gjitha vendet e tjera është mbyllur procesi dhe po përgatiten procesverbalet për t'u përcjellë në KQZ materialet zgjedhore.
Aleanca e Ndryshimit e PD-së është në avantazh me 46.81 % a votave. Bashkimi për Ndryshim ka 45. 42 % të votave. E treta është Aleanca Socialiste për Integrim me 5.99 % të votave si dhe Poli i Lirisë me 1. 81 % të votave.

**************
TIRANث - Të dhënat e fundit publikuar nga Eca-Kriik nuk paraqesin asnjë ndryshim në numrin e mandateve për deputetë mes PS dhe PD.
Rezultati deri më tani sipas Eca-Kriik vijon të mbetet i pandryshuar dhe shqiptarët ende nuk dinë se kush do të krijojë qeverinë e re për mandatin katërvjeçar. Partia Demokratike ka marrë e vetme 68 deputetë, por koalicioni i saj nuk kalon 70 mandatet.
Nga ana tjetër, koalicioni i PS-së ka mundur që të marrë vetëm 65 mandate, por një aleancë tepër e dukshme me LSI-në e vendos edhe atë në shumën e 70 deputetëve. Në këtë situatë, rebusi i zgjedhjeve është komplikuar edhe më shumë.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në shumicën e qarqeve të vendit, si Vlorë, Gjirokastër, Durrës etj. Trendi i numërimit të votave tregon se mazhoranca e ardhshme, cilido krah të shpallet fitues, do të jetë shumë e brishtë. Procesi i numërimit të votave ka qenë shumë i avashtë gjatë ditës së djeshme dhe në disa raste ai është bllokuar për disa orë, si në Komunën e Bushatit, në Lushnje etj.

Tashmë janë bërë të qartë emrat e shumicës më të madhe të deputetëve për legjislaturën e ardhshme. Në qarkun e Kukësit dje është mbyllur votimi dhe rezultatet nuk kanë pësuar ndryshime. Partia Demokratike ka arritur të marrë tre deputetë dhe mandatin e katërt e ka marrë Partia Socialiste.

Gjithashtu, në Qarkun e Dibrës rezultati ka dalë katër me dy në favor të së djathtës, rezultat i cili ishte i fiksuar që para përfundimit të numërimit të të gjithë votave. Deri në fund, në Qarkun e Fierit nuk ka qenë e qartë ndarja e 16 mandateve.

"Bashkimi për Ndryshim" ka arritur të marrë nëntë të tilla, "Aleanca për Ndryshim", gjashtë dhe mandati i fundit ka shkuar për "Aleancën Socialiste për Integrim", të kryesuar nga LSI-ja. Deri në kutitë e fundit, Partia për Drejtësi dhe Integrim kishte arritur të merrte një mandat.

Në qarkun e Vlorës, "Bashkimi për Ndryshim", i kryesuar nga PS-ja ka arritur të sigurojë një fitore të pastër dhe të marrë shtatë mandate, ku gjashtë prej tyre i shkojnë PS-së dhe një PBDNJ-së. Ndërsa "Aleanca për Ndryshim" ka marrë pesë mandate, 4 PD-ja dhe 1 PDI-ja.

Qarku i Gjirokastrës ka përfunduar në favor të së majtës, e cila ka arritur të marrë tre deputetë, ndërsa e djathta dy. PBDNJ-ja nuk ka arritur të marrë një deputet në këtë qark, në të cilin banon një numër i konsiderueshëm i komuniteti grek në vend.

Durrësi ka përfunduar pa surpriza numërimin e votave, ku nga 12 mandatet që ka qarku, shtatë kanë shkuar për Partinë Demokratike, pesë për Partinë Socialiste dhe mandatin e fundit e ka marrë "Aleanca për Integrim" e kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në Qarkun e Lezhës, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, aleanca e kryesuar nga PD-ja ka marrë katër mandate, ndërsa PS-ja me aleatët e saj, tre të tillë. Në këtë qark, Partia Ligj dhe Drejtësi me kandidat, ish-deputetin demokrat, Preç Zogaj, ka arritur të marrë rreth 1500 vota. Një numër ky i konsiderueshëm votash, pasi i ka hequr mandatin e pestë Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Qarku i Elbasanit është fiksuar në barazim të numrit të mandateve me nga shtatë secila, megjithëse PS-ja me aleatët e saj është disa pikë përpara. Kështu, koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste ka 47.88% të votave, ndërsa koalicioni i PD-së ka marrë 44.91% të votave, Aleanca Socialiste për Integrim ka marrë 5.02% të votave në këtë qark.

Lufta është ashpërsuar tej mase edhe në Qarkun e Tiranës, ku PS-ja synon që të marrë një tjetër deputet, ndërsa PD-ja synon që të mbajnë balancën e kaheve në 16-16. Deri në orët e vona të mbrëmjes, PD-ja dhe PS-ja ndajnë të njëjtin numër mandatesh prej 15, një shkon për republikanët dhe një për LSI-nëSHEKULLI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top