Berisha: Ju kam thënë që Rama nuk heq dorë nga çimkat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Jam këtu për t’ju informuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e larta në 13 vitet e fundit.
Kanë votuar deri tani, deri në orën 12.30, rreth 40% e qytetarëve shqiptarë; në krye të votimit qëndron kryeqyteti, Shkodra, Durrësi, Vlora, Kukësi, Peshkopia, ka një pjesëmarrje të admirueshme, nuk mund të mos shprehja mirënjohjen dhe falënderimin ndaj qytetarëve shqiptarëve për këtë pjesëmarrje dhe ftesën time më të sinqertë: të votojnë të gjithë, të votojnë, sepse duke vendosur besimin e tyre në këtë proces, ata firmosin projektin më të mirë që dëshirojnë për katër vitet që vijnë.
Pyetje përgjigje
Një gjë është pjesëmarrja, dhe një gjë tjetër është ecuria e procesit zgjedhor. Deri tani si e vlerësoni ecurinë e këtij procesi ku është ora 13.00, ndërkohë që janë raportuar incidente nga disa qarqe të Shqipërisë?
Unë mendoj se në tërësi është një proces me zhvillim normal, fjalën mbi karakterin e zgjedhjeve do ta kenë 500 vëzhguesit, të cilët janë këtu, shumica në kuadrin e ODHIR-it, por edhe në kuadrin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët do të japin në raportin e tyre vlerësimin, u takon atyre të bëjnë vlerësimin, zgjedhjet janë gjithnjë problem kombëtar dhe ndërkombëtar.
Duhen dhe 6 orë nga mbyllja e procesit, a jeni të sigurtë se deri tani këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme?
U përket vëzhguesve të bëjnë vlerësimin për karakterin e tyre të lirë dhe të ndershëm, ajo çka unë konstatoj, është se ka një pjesëmarrje të admirueshme, pra ka një entuziazëm elektoral në shoqërinë shqiptare, sikundër në tërësi po votohet kudo, brenda rregullave, mendoj unë.
Duke mos e uruar këtë që do them tani, nëse zgjedhjet aktuale që po zhvillohen, do të cilësohen një shans i humbur, cila do të jetë përgjegjësia e qeverisë suaj?
Qeveria po bën dhe ka bërë çdo gjë që këto zgjedhje të jenë brenda standardeve dhe të jeni i sigurtë se çfarë të jetë në dorën e qeverisë, do të jetë strikt brenda standardeve.
Megjithatë z.Berisha duket se ka një mungesë të theksuar besimi në këto zgjedhje nga opozita, e cila është detyruar të përdorë ato që quhen stilolapsa me mikro kamera…
Kur thosha unë që ai u fuste çimkat shokëve të vetë në çantat e volejbollit, ju thonit jo, po shpikni, po s’heq dot dorë nga çimkat ai. Dëgjoni çka ndodhur kësaj here: kësaj here ua ka dhënë shqiptarëve stilolapsat pa bateri, s’ka regjistruar dot asgjë dhe i garantoj shqiptarët se asnjë votë nuk është regjistruar prej tyre, sepse kishte blerë stilolapsa, po bateritë jo. Kjo po faktohet, prandaj tha policia që nuk regjistrojnë gjë ato, ishin pa bateri, ishin kallp.
Gazeta 55
 
Po Sala ja ka shitur stilolapsat Edit LOL
Cfare matrapazi qe eshte tropojani. Ja ka bere me puc LOL
 
Ncncncnncnc Sala po e ngatërron me veten më duket hahahhahah ik më kërmë ik se boll ke bërë maskarallëqe lëri njerzit të votojnë të qetë dhe të lirë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top