Berisha: Entuziazëm i zgjedhësve shqiptarë, opozita e Edvinit dështoi edhe me planin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, votoi sot rreth orës 10 në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit. Pas votimit, Kryeministri Berisha bëri këto komente për mediat: “Më lejoni të përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë ditë, në të cilën ata takojnë dhe vendosin fatin e tyre. U jap përshëndetjet më të përzemërta dhe thirrja ime është që të marrin pjesë masivisht në këto votime. I ftoj të shkojnë në qendrat e votimit familjarisht, por të votojnë individualisht.


Së dyti, dua të përshëndes të gjithë vëzhguesit e huaj që na kanë nderuar me ardhjen e tyre për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga të katër anët e dheut të votojnë dhe të ndikojnë me vendimin e tyre. Unë kam bindjen se në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptar. Këto janë zgjedhje, në të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian”.
Gazeta 55
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top