Berisha bën Kasandrën: Nuk e marrim statusin

cent

...Lontano
KUVEND- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar dështimin e Shqipërisë në përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE. Për këtë çështje, Këshilli i BE-së pritet të mblidhet në mesin e dhjetorit për të marrë një vendin mbi rekomandimin e Komisionin Evropian që kërkoi dhënien e statusit për Tiranën.
1043l0n.jpg
Por, sipas Berishës problemi për statusin nuk është opozita, siç ishte në kohën kur ai drejtonte qeverinë, por janë vendet skeptike që nuk janë të bindura nga qeveria e re.

“Në rrafshin ndërkombëtar shumica janë për PO, sepse ne e meritojmë. Askush nuk mbeti në klasë si ne, për të dytën herë për rekomandimin. Një grup albanofobësh lobojnë nga mëngjesi deri në darkë kundër shqiptarëve. Ai që kryen rolin e ministrit të Jashtëm,të cilit s’dua t’i vë ndonjë emër tjetër më akuzoi se loboj kundër integrimit. Ka një grup skeptik, i cili nuk lidhet vetëm me ne, por është tërësor. Ta shohim njëherë këtë qeverinë e re se çfarë po bën, dhe kjo bën që të mbetemi dhe njëherë në klasë në dhjetor. Nëse doni të shkoni drejt BE-së duhet të ecësh me standarde”, deklaroi Beisha.

Diskutimet në Kuvend

Në këto momente po mbahet seanca plenare mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Fillimisht e ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili bëri një analizë të arritjeve të Shqipërisë në procesin e integrimit, si dhe arritjeve të qeverisë Berisha.

Paloka: “Grupi i PD-së angazhohet për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe ne jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në këtë proces. Ne shprehim bindjen se angazhimi që ne tregojmë është rruga që duhet të ndjekin të gjithë partitë e tjera në vend”.

Bushati: Në më pak se tre javë vendet anëtare do t’i japin Shqipërisë dritën jeshile për statusin kandidat të Shqipërisë në BE. Pakica parlamentare ka mandatin që të bëjë opozitën në parlament dhe të japë kontributin në këtë proces”, -u shpreh Bushati.

Bushati falënderoi zonjën Dade dhe Bregu për kontributin e dhënë në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ai tha se procesi i integrimit të Shqipërisë nuk është një proces i mbyllur, por ai vazhdon. Ndaj nuk duhet të mbetemi vetëm në rezoluta, por duhen bërë hapa konkrete.

Aldo Bumçi: Fillimi i këtij viti nisi me bllokimin e qeverisë për statusin e vendit kandidat. KE, nga ana e tij, foli qartë që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat dhe kjo është e merituar nga Shqipëria.

Të nderuar deputetë të qeverisë, ju e gjetët gati statusin e vendit kandidat. Brukseli ka qenë përherë skeptik, por tek Shqipëria ai ka pasur më tepër besim se sa vetë kryeministri i vendit. PD i qëndron fort disa parimeve:

1- PD do të jetë gjithmonë mbështetëse e procesit të integrimit të vendit në BE.

2- PD, sot në opozitë, do të përpiqet në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve.

3- PD do të kryejë më devotshmëri rolin e saj si opozitë

Dialogu politik dhe gjithëpërfshirja do të jenë dy pika ku nuk do të ketë kompromis. Rama është njeri i fjalëve të bukura, por jo i fjalëve të mbajtura. Ai shkelmoi konsensusin politik me opozitën. Gjuha jote zoti Rama, është një gjuhë dhune. Ju deklaruat se si opozitë do të rriteni më shumë me deputetë. A është halli juaj tek deputetët e opozitës për t’i marrë ata?

Zgjedhjet e Korçës nuk ishin test as për ne dhe as për ju. Por ishin një test për Ramën në krye të qeverisë. Dhe kemi të bëjmë me një rast të paprecedent, ku gjithçka degradoi në blerjen e votës. Opozita shqiptare, nëpërmjet këtij dokumenti do të fitojë besimin e evropianëve, pasi Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat.

Xhafaj: Besimi tek shteti është ulur fort, nga paaftësia e mbuluar me arrogancë nga qeveritarët e sotëm. Shqipëria renditet nga vendi i 83-të në atë të 183-të për indeksin e korrupsionit në vend. Trau i korrupsionit nuk është hequr, por mbetet aty. Kemi një sistem të kalbur, i cili nuk ka forcë të reagojë. Këtë nuk mund ta bëjnë këta, të cilët pak muaj më parë emëruan një gjyqtar të korruptuar, vetëm sepse është një anëtar i celulës.

Sistemi i drejtësisë është një emergjencë kombëtare, pasi është kthyer çdo gjë në një sistem klientelist, ku presidenti është thjesht një lojtar partiak. KLD-ja është kthyer në një çerdhe nepotizmi dhe klientelizmi. Kemi një sistem hetimi, i cili i ngjan lojës “e ka kush e ka”.

Numrat në këtë sallë mund të bëhen për të kaluar edhe ligje të tillë, por unë besoj se nuk duhet bërë kjo pa konsensusin e opozitës. Duhet një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë, që vetë sistemi t'u garantojë qytetarëve drejtësinë e munguar.

Topalli replikon: Nuk mund të fyhet dhe sulmohet kryetari i shtetit, presidenti i republikës. Unë jua kërkoj me shumë njerëzillëk. Ne mund të mos biem dakord me njëri-tjetrin, por jo të sulmohet presidenti. اfarë mesazhi po i përcillni ju kështu Brukselit?

Meta: Ta vazhdojmë këtë seancë me atë frymë konstruktive që ju e nisët. Unë nuk mund t’i ndaloj sugjerimet e deputetëve. Sa i takon presidentit ju e dini vlerësimin tim, por t'ia lëmë atyre që na dëgjojnë që të bëjnë vlerësimin.

Halimi: Me investim personal të kryeministrit u sulmua ILDKP-ja. Me vendim personal të Ramës, u sulmua sot këtu presidenti i vendit. Kjo mazhorancë propozoi një nga anëtarët e lidhur me bandën e Lushnjës për anëtar KLD-je. Këta janë veprimet e Ramës, që nuk kanë asnjë lidhje me integrimin e vendit.

Ne jemi këtu për integrimin dhe nuk do të bëjmë asgjë që Shqipërisë t’i bllokohet statusi i vendit kandidat në BE. Ne do t’u kërkojmë vendeve anëtare që Shqipëria të integrohet në BE. Islami: Shqiptarët, në më shumë se 85%, ndryshe nga çdo rajon tjetër, e mbështesin anëtarësimin në BE. Për herë të parë, gjithçka është përgatitur që statusi të merret. Por veprimet e deritanishme janë arbitrare dhe aspak integruese. Veprimet e qeverisë së re janë armiqësore për bizneset, provokuese për fqinjët dhe në shkelje me të drejtat e njeriut.

Mosmarrja e statusit nuk do të ishte një çështje për vendet e BE-së, që gjasme disa vende të BE-së janë skeptike trillime, por kjo do të jetë vetëm për faj të qeverisë së re.

Islami: Shqiptarët, në më shumë se 85%, ndryshe nga çdo rajon tjetër, e mbështesin anëtarësimin në BE. Për herë të parë, gjithçka është përgatitur që statusi të merret. Por veprimet e deritanishme janë arbitrare dhe aspak integruese. Veprimet e qeverisë së re janë armiqësore për bizneset, provokuese për fqinjët dhe në shkelje me të drejtat e njeriut.

Mosmarrja e statusit nuk do të ishte një çështje për vendet e BE-së, që gjasme disa vende të BE-së janë skeptike trillime, por kjo do të jetë vetëm për faj të qeverisë së re.

KE do të thoshte JO për statusin në BE, për shkak të : prishjes së konsensusit politik, prishjes së akteve normative, qëndrimeve destruktive, rritjes së numrit të vrasjeve dhe aksidenteve, rritjes së azilkërkuesve, etj. Këto mund të bëjnë që KE të thotë JO për statusin. Nëse statusi merret në dhjetor, qeveria do të kishte vetëm meritën që nuk e pengoi këtë proces, por meritat e fitimit të statusit do t’i takonte ish-qeverisë. LSI ka një pjesë të konsiderueshme të marrjes së statusit kur ajo ishte në qeverisje me Berishën.

Vuljaniç tha: “Në asnjë moment nuk kam thënë se ndryshimi i statusit erdhi për shkak të ndërrimit të qeverisë”. Kjo do të thotë se ai shprehu qartë se merita i takon opozitës aktuale.

Harito: Kemi një vrasje e vëllait nga vëllai...

Sipas të dhënave zyrtare, në pothuaj 100% të rasteve që janë larguar nga administrata publike e kanë fituar të drejtën për t'u rikthyer në punë, por kjo gjë iu është mohuar. Largimet në vitet 2005-2006 kanë dalë në listë pritjeje 405 nënpunës civilë. Por ne do t’i kthejmë dinjitetin çdo nënpunësi civil.

/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top