Beqiri-Belisha, një javë kohë për t‘u larguar

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Beqiri-Belisha, një javë kohë për t‘u larguar

Vllaznia hap derën me kushte, futbollistët i bashkohen skuadrës në Pukë

Erald Kodheli

Vllaznia rihap përkohësisht derën për Elvin Beqirin dhe Amarildo Belishën. Dy futbollistët i janë bashkuar me 24 orë vonesë kontingjentit të drejtuar nga Hasan Lika, që ka filluar fazën finale të përgatitjeve në Pukë. Pas "përjashtimit" të së premtes, klubi dhe "veteranët" gjetën akordin për ta zgjatur edhe një javë "bashkëjetesën". Mbrojtësi i Kombëtares dhe mesfushori do të stërviten me skuadrën, por kanë një javë kohë në dispozicion që të gjejnë një "strehë" të re. "Dy lojtarët i janë bashkuar skuadrës dhe që prej ditës (djeshme) së sotme u stërvitën me pjesën tjetër të grupit. Ata udhëtuan gjatë paradites drejt Pukës dhe morën pjesë në seancën stërvitore të pasdites", pohuan burime pranë klubit shkodran. "Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Beqiri dhe Belisha do ta kenë të sigurt vendin në skuadrën e sezonit të ardhshëm. Në fakt, drejtuesit u komunikuan futbollistëve se kanë kohë deri të shtunën e ardhshme, pra një javë, që të gjejnë ndonjë ekip tjetër për t‘u aktivizuar. Nëse në përfundim të këtij afati ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e Vllaznisë, atëherë klubi merr në dorë fatin e futbollistëve".

Një marrëveshje aspak e leverdishme për sportistët, pasi kjo do të thotë se ata do të jenë plotësisht në dorën e klubit. Në fakt, nëse pas shtatë ditëve Elvin Beqiri dhe Amarildo Belisha nuk do të lëvizin, çdo vendim për të ardhmen e tyre do të merret ekskluzivisht nga Vllaznia, sipas interesave të klubit. Kjo duke filluar që prej pagesës që do të përfitojnë gjatë qëndrimit, shkëmbimit me lojtarë të tjerë, ose shitjes. Burimet shtuan: "Nëse deri të shtunën e ardhshme ata nuk do të jenë larguar, më pas çdo vendim do të merret nga klubi, me kushtet që drejtuesit mendojnë se janë në interes të Vllaznisë. Pra: lojtarëve mund t‘u ofrohet rrogë më e ulët, ata mund të shkëmbehen me elementë të tjerë që tekniku Lika i cilëson të rëndësishëm për përforcimin e grupit, ose mund të shiten vetëm me kushtet që do të përcaktohen nga klubi". Nuk përjashtohen as kontaktet personale të futbollistëve me klubet e ndryshme të Superiores, që gjithsesi duhet të përmbushin pretendimet financiare të presidentit Valter Fushaj.

Për Belishën është përfolur gjatë një shkëmbim me mesfushorin e Besës, Artion Poçi, ndërkohë që një alternativë është edhe kampionati norvegjez. Në anën tjetër, Beqiri, duket në një situatë disi më të mirë. Mbrojtësi, i cili ka kontratë deri në dhjetor, është ende në pritje të një telefonate nga skuadrat jashtë Shqipërisë. Në ambiciet e tij për të tentuar një tjetër aventurë europiane (pas aktivizimeve në Rusi, Ukrainë e Izrael), në ndihmë mund t‘i vijë edhe miqësorja e 12 gushtit që Kombëtarja do të luajë në "Qemal Stafa" me Qipron. Aty 28-vjeçari ka shansin të bindë menaxherët që vëzhgojnë vazhdimisht përfaqësuesen. Nëse transferimi në një kampionat të huaj nuk do të realizohet, kuqeziu mund të shfrytëzohet për të arritur tek Arjan Pisha i Dinamos. Fillimisht kjo pistë u duk e vështirë për t‘u realizuar, por në situatën aktuale asgjë nuk mund të përjashtohet. Për më tepër që në Shkodër kanë tentuar gjatë të bindin kapitenin e Dinamos të luajë në "Loro Boriçi".


*shqip*
 

Attachments

  • beqiri-elvin.jpg
    beqiri-elvin.jpg
    34.7 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top