Bekami dëshiron të paraqitet në Olimpiadën 2012

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Bekami dëshiron të paraqitet në Olimpiadën 2012


Paraqitja në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2012 në Londër, po bëhet gjithnjë e më tepër tërheqëse edhe për futbollistët më të mirë në botë.


Në vitin e kaluar Lionel Mesi e falënderoi përzemërsisht Barcelonën që i lejoi paraqitjen në Pekin për kombëtaren e Argjentinës, kurse tashmë dëshirën për t'u paraqitur në Olimpiadën e ardhshme e ka shprehur edhe ylli anglez, Dejvid Bekam.

Ai ka qenë aktiv në promovimin e Londrës gjatë fushatës për fitimin e organizimit të Olimpiadës 2012, por tashmë Bekam dëshiron që të jetë edhe garues i këtij aktiviteti. "Isha shumë i nderuar për rolin të cilin e kisha në fushatën për fitimin e kandidaturës për Olimpiadë. Kam ndjerë një emocion të madh, kur është bërë e ditur se Londra do të jetë organizatore e Olimpiadës, prandaj do të ishte mrekulli që të jem pjesë e përfaqësueses së Britanisë së Madhe në Olimpiadën e 2012-së", ka pohuar Bekam, duke shtuar: "Jam i vetëdijshëm se atëherë do të jem një futbollist i moshuar, por dua që në një formë jem pjesë e skuadrës". Sipas rregulloreve të tashme, Bekami (34-vjeç) do të mund të luante në Olimpiadë, si njëri nga tre futbollistët e moshuar, por FIFA është duke shqyrtuar mundësinë e heqjes së lejimit të tre futbollistëve më të vjetër se 23-vjeç për paraqitje në Olimpiadë. Megjithatë, Bekamin duket se nuk e brengos shumë kjo gjë, pasi ai është i gatshëm të jetë edhe pjesë e stafit të trajnerëve. Ndërkohë, deri në fund të këtij viti duhet të caktohet se kush do të jetë përzgjedhës i Britanisë së Madhe. Favorit për këtë post sipas medieve britanike është trajneri aktual i Fulhamit, Roi Hoxhson./rtk/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top