‘Bëjeni për Danimarkën’ .Shteti nxit ciftet te bejne seks

Një kompani udhëtimesh daneze ka realizuar një reklamë të “nxehtë” që do të ndihmojë në ngritjen e shifrave të lindshmërisë në vendin nordik.

Reklama shpjegon se çiftet mund të humbasin pasionin për njëri-tjetrin gjatë rutinës së përditshme e për këtë arsye një udhëtim është pikërisht zgjidhja e duhur.

Një terapist seksi thotë se gjatë një udhëtimi rritet dëshira për seks pasi partnerët e shohin ndryshe njëri-tjetrin. Sipas asaj që thuhet në reklamë, 10% e bebeve daneze ngjizen gjatë pushimeve:

“Danimarka ka një problem me lindshmërinë. Nuk po lindin fëmijë sa duhet për të mbështetur të moshuarit. Qeveria nuk ka gjetur zgjidhje, por një zgjidhje duhet të ketë patjetër. Gjatë udhëtimeve, danezët bëjnë 46% më shumë seks krahasuar me jetën e përditshme. Pra, për të rritur lindshmërinë, ju ftojmë të bëni sa më shumë udhëtime romantike!”
lajmeonline.net
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Re: ‘Bëjeni për Danimarkën’ .Shteti nxit ciftet te bejne seks

S"besoj te jete e lidhur shume fakti i te berit seks me lindshmerin,pasi dihet masat mbrojtse,kontraceptivet bejn punen e tyre.
Planifikimi familjar tashme ka kaluar ne plan egoizmi te paster ne hsume vende prendimore(per arsye te ndryshme),ku ciftet llogarisin me shume mirqenien e tyre individuale ose ne cift se sa te ken pasardhesit e tyre familjar.
POr ama ky esht nje problem real,i vendeve prandimore dhe sidomos Evropes plakja e popullsis.
Numri i lindjeve esht eulur ne mase drastike sidomos dekadat e fundit,nga nje emision i realizuar kohet e fundit,ne lidhje me kete ceshtje,shifrat e lindjeve jan ne minimum,nderkohe qe % e plakjes se popullsis ne tersi kap max.
Ide e mire ndergjegjsimi gjithesesi spoti i mesiperm.
 
Bëni sa më shumë seks, bëjeni për hir të vendit!

Një spot i ri u bën thirrje çifteve në Danimarkë që të bëjnë sa më shumë seks, pasi vendi po vuan problemin e rënies së popullsisë.

Spoti, që titullohet “Bëjeni për Danimarkën”, u bën thirrje çifteve që të udhëtojnë jashtë vendit, pasi në pushime bëhet më shumë seks.

Në video thuhet se 10 përqind e fëmijëve ngjizen gjatë kohës që çiftet janë jashtë vendit.

“A mund ta shpëtojë seksi të ardhmen e Danimarkës,” thuhet në reklamë.

Producentët theksojnë se numri i lindjeve në vend është më i ulëti në 27 vite.

Po ashtu, nuk po lindin aq fëmijë sa të mbështesin popullatën e plakur.

Në reklamë theksohet se danezët bëjnë 46 përqind më shumë seks kur janë me pushime, sesa në jetën e përditshme.

/time.al/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Re: Bëni sa më shumë seks, bëjeni për hir të vendit!

Zeri kryesor i spot-it eshte shum hooooooot :hapy::lov:lov:lov

Duhet ta xhirojn dhe ktu ne itali sepse vetem pleq po na shohin syt.
 
Titulli: ‘Bëjeni për Danimarkën’ .Shteti nxit ciftet te bejne seks

Ti sjellin femrat ne Shqiperi edhe te perziem pak racen hahahhaha
 
Duhet ta vizitoja ate vit qe paska qene kjo fushata ne Copenhagen une....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top