Befasit e vitit 2009 në Kosovë!!!!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Befasit e vitit 2009 në Kosovë.


Po te mos kishin qene befasit, viti 2009, per Kosoven thuajse do kalonte pa u verejtur fare. Aq te shumta ishin befasit gjate ketij viti sa me fjala befasi nuk qon peshe dhe ka filluar te radhitet ne kategorin pendel per nga shfaqja e interesimit. Eh, se sa mire e kishim ne, munde ta marrin me mend vetem ata qe jetojne cdo dite me befasi apo ata qe punojne ne fabriken e befasive, nese egziston diku.
Befasit filluan me dhenjen e ca hektare toke fqinjeve tane Maqedonis dhe Malit te Zi, por, kjo nuk beri aq buje sepse tkurrjet jane perditshmeri jona. Pastaj dikush u kujtua te na befasonte duke sulmuar shtepin e Kryeministrit edhe pse ai nuk ishte aty fare. Thane se kishte hyre nje hajn per te vjedh ca sheqer ama dikush tha se ishte nje peshqesh per kryeministrin nga parapolitika. Kete vite na befasoi edhe vjedhja e dhomes se deshmive kryesore ne staticionin qendror te Policise se Kosoves. Nuk munde te them se e vjedhen por lirisht munde te thuhet se e pastruan sepse aty deshmit aq te shumta te pshtilleshin neper kembe e askush nuk kujtohej ti vendoste ne vendin e vet, kshu qe hyri nje pastrues e e beri dhomen per ti pasur lakmi e per ta lepire me gjuhe. Pastaj edhe nuk ishte humbje e madhe. Thjesht aty kishte deshmi te nje dekade, 60 kile droge dhe diku afer 4 milion Euro. Eh, si jemi mesuar edhe ne ta bejme mizen buall. Fjale populli. Tenderomani dhe kurrupcioni kete vite nuk ishin befasi. Ato tanime jane Alfa dhe Omega e jetes sone. Njejte....si buka....si uji....si kripa....si ajri. Jetohet pa to? Nuk jetohet.
Fund nentori dhe fillim dhjetori ishin te stermbushur me befasi. Madje fillim dhjetori na solli tri majet e befasive, sa them te drejten thyen kulminacionin. Jo ore jo nuk ishtin fetsat, as bora e as acari qe sollen keto befasi. Eh, sikur te ishin acari dhe bora e me bardhesin e tyre te mbulonin te zezat tona. Befasin e pare na e beri Zevendeskryeminstri, i cili ne gjysme nate, nga kafeneja e shpalli qeverin te deshtuar dhe te prishur. E la tere naten popullin goje hapur se cfare do ndodhe me ne. Eh, sikur te mbeteshim pa ta sa mire qe do i kishim punet. Te nesermen u muar vesh se zevendeskryeministri nen ndikimin e alkoolit kishte ngaterruar nentorin me 1 Prillin e famshem. Dreqi i rente ne fije ishte keshtu apo jo, por, kjo befasi nuk zgjati shume. Befasia erdhi nga nje cun i panjohur i cili ne pike te dites, mu para Parlamentit te Kosoves, nxori nje CD ne shitje. CD-ja ishte perplot hite qe besoj kan thyer toplistat e ca viteve te ardhshme. CD-ja, sipas atij qe e nxori ne shitje, pretendohet te sqaronte te gjitha krimet dhe vrasjet me makabre te bera pasluftes ne skenen mes shqiptare. Akoma nuk mori vesh gje kush. Ishte ky ndonje cun i sherbimit sekret qe kishte dalur nga loja apo Kryeministri yne i dashur, permes tij, donte te pastronte partine e tij dhe veten nga te keqijat qe flitej se e kishin kapluar.Per ti thyer majet e befasive u perkujdes 13 dhjetori, data e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, balotazhi ne Kosove. Befasi nuk ishte organizimi i mire e as dalja masovike,por, dalja per te votuar e nje kategorie njerzish qe nuk befasuan vetem politikanet. Perafersisht, flitet se ne keto zgjedhje balotazhi moren pjese diku 10 % e te vdekurve. Kam medyshjen se te vdekurit na moren lakmi per befasit qe perjetuam kete vite dhe e bene tere ate mundim apo mos ishte kjo per ta larguar mesyshin qe te na ndlaen befasit qe skishin te ndalur. Qe besa ky 10% ishte bukur inkurajues dhe sipas komisionereve te sallave te votimeve ishin mjafte kembengules per te votuar. Kjo kembengulesi e tyre, u ka rene ne sy, edhe politikaneve te cilet te fascinuar nga kjo kan pretendime se ne zgjedhjet e ardhshme do zgjedhin elektoratin se ku dhe me ke do mbajne fushate, madje, madje munde te ndodhe qe vorrezat te jene vendet ideale per manifestime te tilla.............


Eshte kohe fundviti dhe befasit edhe jan te pritshme, por, une lutem qe te perfundoj per kete vit me kaq. Besoj se ishin te mjaftueshme ato neper te cilat kaluam. Me kete raste i kerkoj falje Qever-dhies qe perkunder delikateses sime nuk kam mundur ti perzgjedh te gjitha befasit e bollshme te tyre qe na servuan. Po ku i ze letra e zeze e ku i shkruan lapsi te tillat.

Me shendet.

Enkas per ju dhe me ju i ndau keto befasi,
Kitra 123
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top