BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

1473965669p047bqyy.jpg


Në një kohë kur refugjatëve po u mbyllen dyert në të gjithë botën, duket se ka shumë gjëra për të mësuar nga prirja e Shqipërisë për mikpritje.

Me këto fjalë e nis prestigjiozja “BBC” materialin e titulluar “اfarë mund të na mësojë Shqipëria mbi besimin”, i cili i dedikohet atij që quan një vend i varfër europian, por që shpëtoi mijëra jetë njerëzish.

Gazetari Quinn Hargitai, përmes intervistave me qytetarë shqiptarë kujton periudhën e luftës në Kosovë, kur 500 mijë refugjatë kërkuan strehim në vendin fqinj përgjatë dy viteve, për t’i shpëtuar vdekjes e shkatërrimit.

“Shqiptarët shkonin në kampe, gjenin një familje dhe e merrnin atë në shtëpi. Nuk i kishin as miq e as të afërm, por i trajtonin ata si pjesë të familjes”, citon BBC-ja fjalët e një të reje nga Berati, familja e së cilës nuk e kishte vëzhguar nga larg eksodin, duke i hapur dyert disa kosovarëve.

“Besa, një fjalë të cilën nuk e kisha dëgjuar më parë, është si një lloj kodi për shqiptarët, i cili dikton mikpritjen e tyre bujare. Nëse dikush kërkon ndihmë, duhet t’i ofrosh një vend ku të qëndrojë. ثshtë e thjeshtë”, pohon gazetari, duke iu referuar pohimit të vajzës së intervistuar, se shqiptarët kanë besë.

Edhe pse shumë nuk e dinë, Shqipëria ishte i vetmi vend europian që rezultoi me një popullsi më të madhe hebrenjsh në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga ç’kishte në fillim. Kjo do të thotë se, përveçse shpëtoi hebrenjtë që gjendeshin prej kohësh atje, u ofroi strehim edhe 2.000 të tjerëve nga vendet fqinje.

Pavarësisht presionit nga fashistët italianë dhe ushtarëve nazistë, shqiptarët refuzuan të dëbonin të ftuarit e tyre, pasi kjo, jo vetëm do të përbënte një turp të madh, por edhe do të detyronte të zotin e shtëpisë të hakmerrej.

“Edhe tani, Shqipëria e ka ofruar sërish besën e saj, këtë herë për ata që vijnë nga Lindja e Mesme”, vijon artikulli i BBC-së, që përmend strehimin e qindra refugjatëve iranianë.

Por pavarësisht këtyre veprimeve heroike, Shqipërisë nuk i është njohur merita për shërbimet e saj të mëdha. “E vërteta - vëren gazetari, - është se një vend i vogël dhe i varfër ballkanik e ka të vështirë të tërheqë mbi vete vëmendjen ndërkombëtare, edhe pse ka çfarë t’u mësojë shteteve të mëdha”.

/ Top Channel
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

Dikur kishte bese, sot jane te vrasin per dy kokrra rushi.
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

sa kenaqesi te lexosh keshtu per shqiperine..
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

Vetëm një dua të shtoj:

Këto veti nuk ishin vetëm në Shqipërinë e sotme, por ate natyrale. Gjithëkah
ku kanë jetuar shqipëtarët janë veçuar me këte virtyt: gjithmonë kanë pasur
të të ofrojnë bukë, kripë e zemër.

A është edhe sot ashtu? - Besoj se shumëçka ka ndryshuar, dhe fakeqësisht
nuk mund të thuash me siguri se gjithkund e ke derën e hapur.
Ndërsa për "besën", për ata që janë nëpër Europë gati se nuk ekziston fare,
por në vendlindje mund të ketë akoma që e kanë akoma të shenjtë.

Për kuriozitet, më duket se ekziston një emsion në TV, quhet
"çfarë më ofron", qe teston mikpritjen e njerëzve.

Ja edhe një emison sa per ilustrim:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

Le te shpresojme qe lajmi do te ndihmoje ne dy drejtime:

1. Te shtoje numrin e turisteve shqiptare e te huaj ne Shqiperi.
2. Te uli sadopak dozat e cinizmit dhe skepticizmit tek vete shqiptaret per te ardhmen e turizmit ne vendin e tyre.

hajduti
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

Le te shpresojme qe lajmi do te ndihmoje ne dy drejtime:

1. Te shtoje numrin e turisteve shqiptare e te huaj ne Shqiperi.
2. Te uli sadopak dozat e cinizmit dhe skepticizmit tek vete shqiptaret per te ardhmen e turizmit ne vendin e tyre.

hajduti

snuk....
jemi i vetmi vend ne eu qe skemi kulture turiste... ska guida... ska sit... ska korrektesi... hotelet me 4 yje skan drita..skan uij... por kan 4 yje :)
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

Nuk eshte e thene, se do i hypin .... dhe zbarkuan qe neser turistet ketu, por ka prespektive shume per te ardhmen, dhe per vete njerezit ketu, qe ti perdorin bukurite e natyres dhe mikpritjen e shqiptarit si perparesi per vete zhvillimin e ekononomise, fillimisht dhe per kenaqesine e turisteve me pas. Te gjithe fitojne.

hajduti
 
Titulli: BBC shkruan për Shqipërinë: Ja çfarë mund t’u mësojë vendeve të mëdha

natyra..... ate e djegim per te ber pallate ne... ndertojme fabrika sardelje ku helmet acidet..hidhen aty te bregu ... ujrat e zeza ka me bukur se te "jonizohen" apo "adriatikohen"... ah po kohet e fundit mungojn kafshet si derri lopa gomari tek mbeturinat...luft i ishte bere edhe miskojava por qent.. qen kishte mjaftushem ashtu te dobet e te piset shikonin "turistet me sy lutes" ... edhe lutes kishte plot ..me letra te shkruara ne duar "me ndihmoni ju ndihmofte..jua shperblefte allahu" ...policet smerrnin me lek por rrotondat i ruanin si gjithmone normalisht tre "cop" ne nje rrotonde .... kishte ber hapa gjigant ne stolit e lokaleve si gjithmone sh te bukur,moderrn, gatuanin sh mire edhe cmimet ishin te arsyzhme por 60% e menus ishte shkrim jo efektiv.... gjithesesi esht vendi i bukur esht vendi im ..por sa i bukur do ishte sikur at floririn qe prodhohet ne alb mos ti falej turkut... as kromi,as bakri, as zhiven e zez mos ta merrte bushi compani ... as energjia mos tju jepej ler aw vite kontrat me ate cmim qesharak... as nafta mos te behej aksionere ku pjestar te behej bota.... ah sikur te fliste ajo toke ,te kishte ze te renkonte,te bente nje grev urie e ti pergjigjej si nje shterp ca barkmedhenjeve jokoshiente si do ishte shqiperia ime!
 
اfarë mund të mësojë bota nga mikëpritja shqiptare

Një mësues amerikan i gjuhës angleze, që ka më shumë se një vit që jeton në Berat, pjesë e programit “Peace Corps” që dërgon nëpër botë mësues të gjuhës angleze, ka shkruar një rrëfim mbi atë sesi në një kohë kur refugjatët janë duke u kthyer prapa në kufijtë e shumë shteteve në botë, Shqipëria është një mësim për botën, mbi mikpritjen dhe besën
اfarë mund të mësojë bota nga mikëpritja shqiptare
Brefu-730x411.jpg

Kampet e refugjatëve kanë qenë të vendosura në të gjithë vendin. Familjet shqiptare shkonin në kampe, gjenin familje, i merrnin ato dhe i dërgonin në shtëpi.

Ata refugjatë nuk ishin të afërm e as miq, ishin të huaj, por shqiptarët i merrnin ata dhe u gjenin strehë, veshje, ushqim. I trajtonin ata si të ishin pjesë e familjes.

Në një kafe të vogël në Berat, aty ku rri shpesh këto kohë, kam dëgjuar rrëfime sesi lufta në Kosovë kishte ndikuar tek ta.

Më tregojnë sesi mbi 500 mijë refugjatë kane zënë vend në Shqipëri vetëm gjatë dy viteve.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.

Histori të tilla kam dëgjuar këto shumë por një ditë, Nevila Muka më tregoi në detaje.

“Gjyshja ime në fakt mori një familje. Isha i ri, kështu që mbaj në mend që kam lozur shumë me fëmijët e asaj familje. Mbaj mënd sesi ata ishin bukëpjekës vërtetë të mirë, ende e mbaj mend, atë shije t asaj buke”, thotë ajo.

“A nuk ka qenë e vështirë kjo”, e pyeta unë.

“Jo për ne, ne ishim mirë. Por shuam familje kanë qenë në gjendje jo të mirë për t’i mbështetur kosovarët. Shumë njerëz kanë hyrë në borxh për t’i ndihmuar atyre, por ata kurrë nuk do t’i kthenin prapa ose të mos i ndihmonte”, thotë ajo.

Kur e pyeta pse, ajo ngriti supet.

“Kjo është mënyra shqiptare. ثshtë besa”.

Kisha dëgjuar shumë fjalë për “besën” por nuk e dija saktësisht kuptimin e saj. Nuk e dija në cilin kontekst përdorej.

Muka më shpjegon se kjo nuk ka të bëjë asgjë me religjionin ose besimin. ثshtë kod i shqiptarëve, që dikton mikpritjen e tyre bujare.

Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe kërkon ndihmë, duhet t’ia jepni. ثshtë kaq e thjeshtë.

Pas diskutimit me Nukën, kam qenë i hipnozutar nga koncepti i besës dhe kërkoja të dija më shumë.

Kontaktova Orgest Beqirin, një student i historisë. I kërkova të më sqaronte më shumë.

Kur u takuam, ai shpjegoi se tradita e besës dhe mikpritjes ka qenë e pranishme tek shqiptarët qysh prej Kanunit të Lekë Dukagjinit, një libër me një sërë ligjesh zakonore të krijuara në shekullin e 15-të për të qeverisur fiset e Shqipërisë së Veriut.

Megjithëse Kanuni konsideron shpeshherë të jetë burimi origjinal i besës, shumë veta thonë se tradita është në fakt edhe me vjetër se Kanuni dhe se Kanuni vetëm kishte përshtatur këto tradita që kishin ekzistuar shumë kohë më përpara.

Ai më citon një fjali të kësaj tradite që gjendet në Kanun: “Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut”.

Sipas kësaj tradite, qysh në kohërat e vjetra, në qoftë se dikush ka qenë duke udhëtuar ose duke kërkuar strehim, ai ka pasur lirinë që të trokasë në një derë të shtëpisë, të kërkojë të zotin e saj dhe t’i thuhet “A do mysafir?”.

I zoti i shtëpisë duhet ta pranojë. Kanuni thotë se i zoti i shtëpisë duhet të ketë gjithmonë një shtrat rezervë, të gatshëm në çdo kohë të ditës apo natës, në rast se një mysafir vjen papritur.

“Pra kjo ishte një detyrë”, e pyes. “Edhe nëse nuk dëshiron mysafir, je i detyruar ta presësh?”.

“Jo tamam. Por kjo është një detyrë, të cilën shqiptarët e bëjnë me qejf, sepse me të vërtetë ne kënaqemi duke pritur mysafir. Kjo është një pikë krenarie. Në fakt është një histori e vjetër, që thotë se diku në një qytet në veri, dikush deshi ta ndërtonte një hotel dhe kjo ngjalli rebelim tek banorët. Ata ikën tek drejtuesit e vendit dhe u ankuan duke thënë se njerëzit me nevojë për të fjetur ose vend për të qëndruar mund të shkojnë tek shtëpitë e tyre në vend që të rrinë në hotel”, thotë ai.

Edhe pse në disa aspekte më të ngurta të besës kanë humbur ndikimin me kalimin e kohës, ndjenja e përgjithshme e mikpritjes ka jetuar dhe jeton ende fort tek shqiptarët.

Edhe pse lufta në Kosovë, ishte sigurisht kriza më e madhe që vendi ka pasur ndonjëherë viteve të rundit, Shqipëria njihet edhe si vendi i vetëm evropian me më së shumti hebre, të cilët ishin ruajtur dhe siguruar nga familjet shqiptare.

Madhe shqiptarët kishin refuzuar që t’i dorëzonin mysafirët e tyre tek fashistët italian dhe ushtarët nazist, duke dhënë si arsye kodin e Kanunit, që thotë se shqiptari është përgjegjës edhe për mysafirin, dhe nëse atij i ndodhë diçka, duhet të “pastrohet gjaku me gjak” pra hakmarrje.

Kohët e fundit, Shqipëria e ka gjetur sërish vetën duke u kapur tek besa, por kësaj here “mysafirët” vijnë nga Lindja e Mesme.

Qindra refugjatë iranian janë aktualisht në Shqipëri, duke qenë të zhvendosur nga vendet e tyre të shkatërruara. Refugjatët sirian gjithashtu janë mirëpritur në shtëpitë e Zotit, kisha e xhamia.

D65TRF In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë tha se mbajtja e 500 mijë refugjatëve nga Kosova është dëshmi për BE-në e cila mund të bëjë më shumë për të mbajtur barrën e refugjatëve të tanishëm, nga Lindja e Mesme.

Pavarësisht të gjitha këto rasteve, Shqipëria mbetet e panjohur për këtë traditë të mrekullueshme. E vërteta mbetet se ky vend ballkanik, i vogël e i varfër, dhe si e tillë zor se merr vëmendjen ndërkombëtare.

Edhe Nevila Muka thotë se është pak e inatosur që bota nuk e di këtë traditë.

“ثshtë edhe më keq që bota nuk e ka shijuar mikpritjen shqiptare”, thotë ajo duke qeshur./BBC
 

Attachments

  • refu-730x411.jpg
    refu-730x411.jpg
    54 KB · Shikime: 0
  • refu-730x411.jpg
    refu-730x411.jpg
    54 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top