Bashkimi Sovjetik

loyalx

Muslim
Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste (shkurt BRSS)i njohur edhe si Bashkimi Sovjetik ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.

Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.

Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).

Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 "republika bashkimi" më 1956: RSS Armene, RSS Azerbajxhanase, RSS Bjelloruse, RSS Estoneze, RSS Gjeorgjiane, RSS Kazake, RSS Kirgize, RSS Letoneze, RSS Lituaneze, RSS Moldave, RSFS Ruse, RSS Taxhike, RSS Ukrainase, dhe RSS Uzbeke. (Prej aneksimit të RSS Estoneze më 6 gusht 1940 deri në riorganizimit e RSS Karelo-Finlandeze në RASS Kareliane më 16 korrik 1956, numri i "republikave të bashkimit" ishte 16.)

Historia

Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7/8 nëntor 1917 me Revolucionin e Tetorit (sipas kalendarit të vjetër 25/26 tetor 1917). Në 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Në maj të po këtij viti pason krijimi i shteteve jugore, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë (Gardistët e Bardhë) dhe trupave nga jashtë. Gjatë viteve 1919/20 Armata e Kuqe ri-pushton Ukrainën, më 1920 pushton Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjatë deri më 1921. Më 1919 themelohet Kominterna. Bashkimi Sovjetik më 1920 nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estonin, Letonin dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ri-tërheq kufirin.

Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve katastrofa e urisë merr 4-5 milion jeta të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Më 1922 Bashkimi i Federatës Ruse me Ukrainë, Bjellorusinë, Transkauzinë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Po në këtë vit Stalin vije në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, krijo një grup dhe eliminon kundërshtarët (Trockij, Sinovjen, Kamenev, Buharin) dhe merr pozicione e të parit të Sovjetëve. Më 1924 vdesë Lenini, krijohen disa republika dhe disa ndryshime me karaktere të zgjedhjes së problemeve etnike.

Sistemi Shtetëror


Sipas Kushtetutës bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-ës) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmit shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.

Pas Kushtetutës së vitit 1977 (me ndryshime të shumëfishta; para së gjithash më 1 dhjetor 1988 dhe 1 mars e 26 dhjetorë 1990) sinjalizohej që Kryesia e Lartë Ekzekutive Sovjetike të kalonte në Kryesi kolektive. Kështu parashihej që funksioni i kryetarit të shtetit të i jepej të zgjedhurit drejt për drejt për një mandat pesë vjeçar. "De facto" praktikohej që Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të BRSS-së të ishte prezantuesi më i lartë i shtetit, krye pari i shtetit.

Më 1990 presidenti i zgjedhur drejtë për drejtë për një mandat pesë vjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e krye parit të shtetit ndërsa veprimet e larta shtetërore dhe legjislative që nga 1989-ta i merrte Kongresi i Deputetëve të Popullit (2250 anëtarë, me mandate 5 vjeçare). Në kompetenca të kongresit ndër të tjera ishin edhe ndryshimet e Kushtetutës, çështjet themelore të brendshme dhe të jashtme si dhe zgjedhja e Krye Parit të Sovjetëve.

Si aktivist ligjvënës dhe organ kontrollues sinjalizohej Krye Pari i Sovjetëve (deri më 1989 Organi më i lartë/fuqiplotë) i përbërë nga dy dhoma me të drejta të barabarta dhe që secila kishte nga 271 deputet me mandat 5 vjeçar (të Bashkimit dhe të Kombeve). Nën kompetencat e tyre ishin ndër të tjerat edhe emërimi i kabinetit nën udhëheqjen e kryeministrit dhe të gjykatës kushtetues të Bashkimit Sovjetik. Punët e qeveris ishin në duar të Këshillit të Ministrave (deri më 1946 Këshilli i Komisionarëve të Popullit) nën udhëheqjen e kryeministrit.

Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta në vitin 1990 u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumë partiak. E drejta kushtetute e BRSS-së, 15 Republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare dhe ateistëve propagandën kundër fesë. Feja ishte e kufizuar në lëmin kulturorë ndërsa veprimet fetare me fëmijët dhe të rinjtë ishin të ndaluara.


CdoDite
 

Attachments

  • bashkimisovjetik1lf9.jpg
    bashkimisovjetik1lf9.jpg
    35.2 KB · Shikime: 17

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top