Bashkësia ndërkombëtare ka nisur luftën kundër virusit të ri të gripit të derrit.

Зngjεll

___________
Numri i rasteve të konfirmuara me gripin e derrit në mbarë botën ka arritur në 236, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Janë përforcuar përgatitjet për të luftuar një epidemi mbarëbotërore të gripit

Lufta kundër gripit të derrit mund të zgjasë.

„Derisa të kemi vaksinën, kjo do të thotë që mund të duhen katër deri në gjashtë muaj."

Kështu shprehet Gregory Hartl, zëdhënës i OBSH-së. Hapat e parë ndërkohë janë marrë, njofton Hartl:

„Ne kemi katër laboratorë në Angli, në SHBA dhe në Kanada, që po punojnë në këtë drejtim."

Kjo do të thotë, që viruset e mbledhura nga të sëmurët fillimisht transformohen në laborator në atë mënyrë, që të humbasin tiparet që shkaktojnë sëmundjen. Pas kësaj ato mund të përpunohen për vaksinën.

Nëse njeriu më vonë gjatë vaksinës kontakton me një virus të transformuar në këtë mënyrë, ose me një pjesë të tij, atëherë trupi prodhon antitrupat pa u sëmurur. Nëse më pas virusi i vërtetë sulmon, atëherë funksionon sistemi i imunitetit. Kaq pra për rastin ideal. Por derisa të arrihet kjo mund të kërkojë kohë, e ndoshta nuk i dihet nëse vërtetë ka rezultate.

OBSH-ja ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për prodhimin masiv të vaksinave kundër këtij virusi të ri. Firmat farmaceutike vazhdojnë të prodhojnë vaksinën për gripin e dimrit të ardhshëm, që është gjithashtu i rëndësishëm për të moshuarit, për të sëmurët e për fëmijët. Se çfarë vaksine duhet të prodhohet, kjo në radhë të parë varet se sa agresiv është virusi në të vërtetë. Këtë tani nuk e di askush thotë shefja e OBSH-së, Margaret Chan:

„اështja më e rëndësishme tani është: Se sa e rëndë do të jetë pandemia, veçanërisht tani në fazën fillestare? Ka mundësi, që të arrihet i gjithë spektri klinik i kësaj sëmundjeje qysh nga format e zbehta e deri tek sëmundjet serioze."

Një ditë pasi OBSH-ja shpalli shkallën e pestë të alaramit për pandeminë nga gjashtë që janë gjithsej, janë përforcuar përgatitjet për një epidemi mbarëbotërore të gripit të derrit. Paralajmërimi i OBSH-së ka efekt:

„Të gjitha vendet këtej e tutje duhet të aktivizojnë menjëherë planet e tyre kombëtare për pandeminww. Ato duhet të ruajnë gjendjen e shkallës së lartë të alarmit për rastet e përhapjes së sëmundjeve të pazakonta të ngjashme me gripin dhe për infeksione serioze të mushkwwrive."

Të enjten (30.4.) u takuan ministrat e shëndetësisë të vendeve të BE-së, për të koordinuar masat e tyre. OBSH-ja ndërkohë bëri thirrje për më shumë mbikqyrje dhe profilaksi, për të përmirësuar situatën e të dhënave dhe për t' i trajtuar sa më shpejt të sëmurët. Ende ka çështje që mbeten të hapura.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka mobilizuar ndihmësit e vet. Kryesisht në Meksikë janë angazhuar disa qindra syresh. Ata shpërndajnë fletë volante me informacion për rregullat që duhen respektuar si dhe maska për punonjësit e shërbimit të ndihmës. T' i kundërvihesh gripit të derrit në një vend të varfër si Meksika, kjo nuk është çështje që ka të bëjë me teknologjinë e nivelit të lartë, thotë Pierre Dupressis nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

„Masat, që shpëtojnë më shumë jetë dhe që janë më efikase në rastin e një pandemie, janë masat lokale që merren në vendin e ngjarjes."

Konkretisht kjo do të thotë: „Të garantosh, që të respektohet karantina, që të sëmurët vërtetë të izolohen, që njerëzit të qëndrojnë vullnetarisht nëpër shtëpitë e tyre dhe që të kenë përkujdesje me ujë e ushqim."
Autor: Aksel Vajs/ Vilma- Filaj-Ballvora
/Deutsche Welle/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top