Bashkejetesa i ben mire marteses

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Bashkëjetesa para martesës forcon marrëdhëniet në cift për atë që vendos të martohet. Në këtë konkluzion ka arritur një studim i publikuar në Washington me inisiativën e Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve. Studimi ka mbledhur të dhënat gjatë një kërkimi mbi familjen. Studimi ka nisur nga 2002 dhe janë intervistuar mbi 13 mijë persona.
Nga studimi, rezulton se 28 % e grave amerikane dhe 28 % e burrave amerikanë kanë bashkëjetuar para se të martoheshin, ndërsa vetëm 23 % e grave dhe 18 % e burrave nuk kanë jetuar bashkë me partnerin.
Duke bërë krahasimet me të dhënat e mëparshme studimi i fundit ka zbuluar tendencën se, mbi të gjitha te meshkujt të cilët kanë bashkëjetuar me bashkëshorten e tyre, kanë parë martesën të zgjaste të paktën më shumë se 10 vjet.
Këto shifra i përkasin 71 % e të intervistuarve meshkuj dhe 69 % e të intervistuarave gra.
Ndërsa të dhënat e mëparshme që i përkasin vitit 1995 kishin demonstruar të kundërtën sidomos për sa i përket grave: Pjesa më e madhe e të intervistuarave u kishte dështuar martesa pasi kishin bashkëjetuar, ndërsa më pak te ato gra që nuk kishin bashkëjetuar.
Në Amerikë 2/3 e martesave zgjasin mbi 10 vjet. Më shumë se gjysma e martesave përfundojnë brenda një harku kohor prej 3 vitesh, ndërsa ¼ e amerikanë janë martuar më shumë se dy herë.Sekrete Bukurie
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top