Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian ditën e sotme, nga ku deklaroi se Rama po shtyn ligjin për nëpunësit civilë.
Basha tha se i ka shprehur ambasadorëve shqetësimin për shkelmimin që po i bëhet konsensusit të arritur për 3 ligjet. “Kemi mësuar jo zyrtarisht se ka përpjekje për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil, apo për të ndryshuar përmbajtjen e tij të votuar në mënyrë konsensuale, përpjekje që bëhet me një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë partiak.
Ky është hap i kushtueshëm për taksapaguesin shqiptar dhe evropianë, që minon konsensusin”, tha Basha pas takimit. Ai e cilësoi si një tentativë tinëzare e Ramës shtyrja apo përpjekja për ta ndryshuar ligjin e miratuar me konsensus në Parlament.
“Ligji i miratuar me konsensus dhe që po tenton të shtyhet është një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës sonë për tu integruar së shpejti në BE”, përfundoi Basha.
/Shekulli