Bakshishet

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
etiquette-of-tipping2.jpg

Bakshishi eshte nje pagese qe u lihet puntoreve ne sektorin e sherbimeve ne kembim te nje sherbimi. Kjo lloj pagese lind nga zakonet sociale. Bakshishet s'jane te detyrueshme por ne ca kultura nqfse nuk le nje bakshish konsiderohet si shkelje e rregullave te miresjelljes. Ne raste te tjera lenia e bakshishit konsiderohet si e cuditshme. Kurse ne raste si te punetoreve te qeverise Amerikane, lenia e bakshisheve eshte e paligjshme.

Ne Izrael lenia e bakshishit eshte e detyrueshme neper restorante dhe bare, zakonisht 12-15% tarife sherbimi. Ne Danimarke lenia e bakshishit s'eshte e detyrueshme pasi te vendosin nje tarife sherbimi automatikisht ne fature, kshu qe eshte me deshire lenia e bakshishit.

Nje studim qe eshte bere tregon se turistet Amerikane jane me zemergjeret kur eshte fjala per lenien e bakshishit, ndersa me doreshtrenguarit jane turistet gjerman. Bakshishet më të mëdha i marrin pastrueset e hotelit, të cilave turistët mesatarisht i japin rreth 5 euro. Pasojnë bartësit e valixheve, portierët dhe recepsionistët, të cilët marrin rreth 2 euro.

Ju ç'marredhenie keni me bakshishet? A lini bakshishe zakonisht dhe sa? Ne pergjithsi ne cilin vend lini me shume bakshishe? A eshte thjesht ceshtje edukate kjo lenia e bakshisheve apo thjesht perdoret ky si justifikim per ti bere njerzit te ndihen te detyruar per te lene bakshish??
 
Titulli: Bakshishet

Bakshishe as ne enderr paguhet per te bere ate pune eh mendje.........
 
Titulli: Bakshishet
 
Pe: Bakshishet

Hahahahaha me kete teme do mesojme kush jane dorshtrenguarit :p
Nese me pelqen sherbimi dhe jam e falenderuar, atehere po lej bakshish :)
Ketu ku jetoj une lenja e bakshishit nuk eshte ofendim as detyrim.
 
Titulli: Bakshishet

Ahhhh jam kurioze te di cdo thone antaret... Por mund te them, qe ne Shqiperi jam shokuar shume me bakshishet (200, 500? Seriozisht?) Kur lija une mbi 1,000 leke (te vjetra) tek ndonje lokal per kafe, ose akullore, me bertisnin... po dale tani, ne nje darke qe shkon 100,000 leke (te vjetra) per 10 veta, si mund te lesh nje bakshish me pak se 10,000 leke (te vjetra), ose ne nje kafe qe shkon fatura 5,000 leke (te vjetra) si mund te lesh me pak se 500/1,000 leke (te vjetra)?
 
Titulli: Bakshishet

Ketej nga anet tona jane si te (detyruara) 15% te fatures, tani taman detyrim nuk mund ta quajme , por ne 90% te rasteve lihet bakshish, vetem nqs sherbimi i kamarierit/s ka qene skaldal fare , atehere edhe mund te mos lesh bakshish, para pak javesh ketej po flisej qe ta benin 20% bakshishin. Le perhere bakshish diku rreth 10%-15% asnjehere poshte 10% dhe shume rrale siper 15%.Ne pergjithesi kamarieret marrin rroge minimale, e cila eshte diku rreth 8.25 dollar per ore, shumica e tyre me shume bejne lek me bakshishe sesa me rroge, por ka nga ata qe rroga nuk ju intereson fare bejne nga 300-400 dollar bakshish ne nate. por kjo varet nga lloji i restoranti.
 
Titulli: Bakshishet

Ktu ku jam une as me shkon mendja me ju lan bakshish,ne Shqiperi normalisht qe la sepse rroga e nje kamarjeri eshte 200 mije lek.
 
Pe: Bakshishet

Une bakshishin kur e le nuk e le se me vjen keq per kamarierin qe s'paguhet mir por e le per kenaqsine qe me jep me sherbimin e tij. Per shembull, me ka rastis ne Shqiperi te dilja dhe te porosisja gjithmone red bull....ne ca vende kamarieri thjesht ta sillte red bullin dhe largohej. Ne nja 2 vende, kamarieri ta sillte red bullin edhe ta hapte aty perpara teje (e dinte mir qe neve femrave na thyhen thonjt duke hap kanacet e red bullave) dhe mua ky me dukej gjest shume i mire dhe e vleresoja kshu qe i lija me shume se 1,000 leke bakshish.

Kurse ktu nuk para ulem te pi kafe. Mgjes per mgjes, e marr kafen tek Starbucks edhe largohem kshu qe s'le bakshishe. Por le bakshishe ne parukeri per shembull kur floket mi presin mir (max 5 euro, per 50 euro qe ben prerja)....ose kur shkoj neper restorante.
Gjithashtu njerezit ktu u lene bakshishe edhe taksixhinjve....une per vete jo. Per arsyen se jane njerezit me te poshter qe ekzistojne....hipen ne taksi dhe do gjejne rrugen me te gjate, qe te te xhvasin sa me shume leke deri sa te cojne ne destinacion...kshu qe nga inati su lej bakshishe.
 
Titulli: Bakshishet

Asnje her nuk dal pa len nje bakshish se le ..Ne te tilla raste jam dor leshuar per me teper qe kam punuar dhe vet kamarjer dhe e di se cdo te thot te punosh kamarjer por gjithsesi e bej me kenaqsi dhe aspak detyrim si she per sherbimin qe me ofron kamrjeri pasi sherbimi kamarjerit ka te bej shum ne syt e klientit :D Ne vende te tjera slej bakshishe vec neper kafene apo dhe ne ndo nje restorant ju le per her ....
 
Titulli: Bakshishet

Ketej nga anet tona jane si te (detyruara) 15% te fatures, tani taman detyrim nuk mund ta quajme , por ne 90% te rasteve lihet bakshish, vetem nqs sherbimi i kamarierit/s ka qene skaldal fare , atehere edhe mund te mos lesh bakshish, para pak javesh ketej po flisej qe ta benin 20% bakshishin. Le perhere bakshish diku rreth 10%-15% asnjehere poshte 10% dhe shume rrale siper 15%.Ne pergjithesi kamarieret marrin rroge minimale, e cila eshte diku rreth 8.25 dollar per ore, shumica e tyre me shume bejne lek me bakshishe sesa me rroge, por ka nga ata qe rroga nuk ju intereson fare bejne nga 300-400 dollar bakshish ne nate. por kjo varet nga lloji i restoranti.

Gjate viteve te shkolles kur punoja si kamarjere, rroga e nje kamarjeri ishte 4.25 ne ore, megjithese kjo ishte kur u rrit mesatarja ne 2008 se me perpara ishte 3.25 (qe e kisha thjesht per mbajtjen e taksave shteterore) por e gjithe rroga qe merrja varej nga bakshishet. Duke punuar si kamarjere e di qe eshte pune e lodhshme, dhe me stres prandaj gjithmon e vleresoj si pune dhe i ve rendesi bashkshishit (prap ne baze te kualitetit te sherbimit per mbi 15% ose per me pak).
 
Titulli: Bakshishet

Nuk me pelqen puna e bashkisheve te "imponuara". Me ka rastisur, ne restorant ne fund te fatures ( pervec asaj qe konsumove), ishte 15% bakshishi, e me tej totali. Si mund te me detyrosh te paguaj per dicka, kur nuk me njofton? Ne meny e ke pjaten x me cmimin x, dhe ne fund me nxjer, nje shtese, per cfare? Te paguaj une qe bere punen ti? Apo si? Aq kohe sa je i punesuar, je i detyruar ta besh.

Po ata te tjeret qe punojne me publikun ( sekretaret, punjoset e bankes, e sherbime te tjera), me detyrim duhe te marin dicka se po bejne punen per te cilen jane te punesuara?
Puna e bakshishit me duket nje keqformim i shoqerise, eshte bere nje zakon qe vetem meson me shume te presesh per dicka qe e ke ne detyre ta besh ( te sillesh mire me klientet, ti buzeqeshesh, e keshtu me radhe). Nqs njeriu ka deshire te te leri mire, por jo te jete me imponim.

I pelqej me shume vendet qe nuk pranojne bakshish, sepse ne kete menyre me duket qe njeriu ben punen e tij, pa pritur shperblime ekstra.

Ps: skam asgje me kamarieret, ose me punojsit e tjere qe marin leke, por sme duket e drejte. Nqs e ke rrogen e vogel, bej dicka te avancosh si njohuri, e te gjesh nje pune me te mire. Nuk duhet te paguaj klienti shtese, per rrogen tende.
 
Titulli: Bakshishet

Varet nga ambjenti, pergjithesisht lej bakshish varet prej sherbimit edhe rrespektit qe kamarieri te jep, neper kafene lej goxha bakshish dhe ne restorant akoma me shume, nuk ngrihem nga tavolina pa lene 200 lek e siper. Ne Shqiperi behet llaf sepse jashte shteti skam jetuar akoma... :)
 
Titulli: Bakshishet

Ore ku shkoni i pini kafet ju siper se po punoj kamerier une...
 
Pe: Bakshishet

Po lej shpesh pothuajse gjithmone...ne fund kur iki i them i ke per sherbimin e kulturuar :p
 
Titulli: Bakshishet

I pelqej me shume vendet qe nuk pranojne bakshish, sepse ne kete menyre me duket qe njeriu ben punen e tij, pa pritur shperblime ekstra.

Prandaj me pelqen Starbucks mua... :)

Persa i perket asaj qe e mbajne bakshishin ne fature, ketej nga ne eshte nese grupi qe eshte ulur (me teper neper restorante dhe jo kafene) per ato me shume se 8-10 veta.
 
Titulli: Bakshishet

une le bakshish kshu per me tregu qe kam lek.....a kupton :lol
 
Pe: Titulli: Bakshishet

hahahahhah un per vete le gjithmon se me vjen turp po te iki e mos le bohhh oki kur sherbimi eshte i sakte le pak me shume se gjithnje ...
Por edhe skam len kur skam qen e kenaqur nga sherbimi i kamarjeres/kamarjerit
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Bakshishet

le bakshishe ne parukeri per shembull kur floket mi presin mir (max 5 euro, per 50 euro qe ben prerja)....

Lol po ku jeton ti mi qe beka prerja 50 euro?
 
Titulli: Bakshishet

Eh c'teme paski hapur, jo me larg se pardje u turperova sa i perket bakshisheve. :(

Ne Angli, zakonisht bakshishi eshte i perfshire ne faturen qe te vjen, aty tek 12.5% a 17.5% dhe duke ecur me kete parim qe eshte i perfshire shume rralle (per te mos thene fare) le bakshish. Ne vende si Amerika ku pritet te lesh bakshish gjithekund, duke filluar nga taksia qe te mer nga aeroporti, portieri i hotelit, sherbimet e dhomes, restorantet, baret, etj., nuk lihet bakshish vetem atehere kur sherbimi ishte katastrofal. Madje kane kaq kurajo saqe vijne drejtepersedrejti e te thone "kishte dicka qe s'te pelqeu tek sherbimi?".

Keshtu dhe une pardje, duke ecur me idene qe eshte i perfshire, nuk lashe gje, derisa vjen ajo zonjusha qe me sherbeu e thote "Zonje, pse s'me late bakshish, cfare s'ju pelqeu?"
 
Titulli: Bakshishet

Ne ketej ne kontinentin e vjeter s' para leme bakshish pasi kamariaret marrin rrogen e tyre normale ,
por kavalieret dhe lene , une per vete le pak fare , kurse ne Amerike kam degjuar qe duhet te lesh minimumi
10per qind recetes pasi kamarieret atje kan pagese simbolike dhe fitimi i tyre bakshishet jane .
Ne Shqiperi seshte nevoja te leshe se te vjedhin gjithsesi .
 
Pe: Bakshishet

Ndersa mua do me pelqente te me thoshte ndonje kamariere e mire, "Zoteri, pse s'me late bakshish, cfare s'ju pelqeu?", do i pergjigjesha me kenaqesi, pse moj vajze, ti nuk ishe brenda ne pjate, lol
 
Pe: Bakshishet

Ndonjehere kur porosis nga jashte,dhe kam nje restorant timin te preferuar..Dhe me vjen nje plak 60 vjec,sa me dhimbset qe ai plaku punon delivery.
Dhe me pyet :si je? si i ke prinderit? (traditat tona shqiptare)...dhe kur i jap bakshish me thot:te pafte syri vetem mire moj goce....Edhe kshu

Kur vete ne ndonje lokal te shtrenjte ose restorant,asnjehere su le..sepse i ka nxjerr leket ai e eshte bere "mbret" ...edhe i zoti biznesit,edhe kamarieri i ka nxjerr mir leket..
Por ne Shqiperi gjithmon le..se rroga e tyre eshte shume e ulet...vetem nqs sjellja e tyre eshte jo e mire.

Kam degjuar qe kush punon kamarjer e su le bakshishe..100 mallkime han nga mbrapa..prandaj leshojeni doren :p se leket si ha as qeni :D
 
Titulli: Bakshishet

Tradite e pashkruar eshte,kushdo le kushdo nuk le ,kjo eshte sipas xhepit te personit.
 
Titulli: Bakshishet

Hiq nuk ju le pse kur shkoj ne dyqan ase edhe nje cent nuk me len mua ata, edhe un askun nuk le bakshishe, po sa kam mundesi ju jap atyre se me shtren doren.
 
Bakshishi: Kultura e lënies së tij në vende të ndryshme të botës

Të lësh apo të mos lësh bakshish? Në shtete të caktuara është i detyrueshëm, në të tjera fakultativ, por në disa shtete edhe ofendues për atë që i ofrohet.

kamarieri_zpsf57a1803.png

Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, bakshish quhen të hollat që i jepen dikujt për shërbime të vogla mbi vlerën e punës që bën. Të dhënit bakshish është i ndryshëm në kultura dhe shërbime të ndryshme. Në disa rrethana, si për shembull te punonjësit e administratës, të pranosh këtë sasi të hollash konsiderohet e paligjshme. Në disa vende, të japësh bakshish është normë, disa punëdhënës i paguajnë punëtorët e tyre duke llogaritur edhe shtesat e bakshisheve që do të marrin.

Një numër ekonomistësh mendojnë se bakshishi është ekonomikisht i paefektshëm. Ai lidhet edhe me paragjykime racore, pasi minoritetet shprehen se janë më pak të aftë të paguajnë sasi të mëdha bakshishi. Në këtë mënyrë ata tregohen haptazi më të varfër dhe kjo gjë nuk u pëlqen. Studime të tjera shprehen se bakshishi përmban nota të racizmit, pasi pakicat etnike ankohen se për shërbimet e tyre u japin më pak sesa vendasve. Korrupsioni dhe ryshfeti shpesh justifikohen pas veprimit të lënies bakshish, por është e qartë se të dyja ato janë të një shkalle më të sofistikuar, që lidhen me shpërblime shumë herë më të larta sesa shërbimi.

Bakshishi është më tepër i lidhur me shërbime si restorantet dhe kafenetë, ku përshkruhet si jo i detyrueshëm, por që në vetvete është pothuajse një detyrim. Ja si duhet të veproni në shtete të ndryshme të botës për lënien e bakshishit.

Në SHBA dhe Kanada, si të gjitha të ardhurat e tjera, bakshishi është një e ardhur që taksohet dhe që duhet të deklarohet. Zakonisht në Kanada, pronarët e bizneseve dhe stafi i tyre nuk merr bakshish dhe nuk ka një sasi, për shembull prej 10 për qind të faturës, që është e detyrueshme të lihet pas shërbimit.

Në Shtetet e Bashkuara lënia e bakshishit është një zakon i përhapur gjerësisht në shoqëri. Përgjithësisht jepet për shërbime si restorantet, në kurset e golfit, në kazino, në hotele, në shpërndarjen e ushqimit, në taksi dhe në sallonet e bukurisë. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, marrja e bakshishit ishte një sjellje jo e hijshme për personat që drejtonin apo ishin pjesë e institucioneve, por në shekullin ku jetojmë, kjo është bërë një domosdoshmëri për të gjitha shërbimet.

Në Kinë, zakonisht bakshishi nuk ekziston, përjashtim bëjnë Hong-Kongu, Macau dhe Tajvani. Megjithatë në hotelet ku u shërbehet të huajve, bakshishi mund të jetë i lejueshëm.

Në Indi, lënia e bakshishit nuk është një detyrim i konsumatorit, pavarësisht se kohët e sotme është një praktikë gjerësisht e shpërndarë. Në lokalet e kategorive të mesme, bakshishi nuk është diçka që pritet, por në ato të shkallës së lartë ai varion nga 10-15 për qind të faturës. Në Indi, bakshishi aplikohet për punët që kanë të bëjnë me shërbimin manual, si për shembull portierët dhe shërbëtorët e hoteleve. Në këtë vend nuk ka shumë rëndësi sasia e bakshishit, pasi ecet me mendimin më mirë pak, se asgjë.

Në Izrael, bakshishi është diçka që vihet re në bare dhe restorante, varion nga 10-12 për qind.

Në Japoni, dhënia e bakshishit nuk është pjesë e kulturës së vendit. Japonezët nuk ndihen rehat kur atyre u jepet bakshish, në këtë rast ata ndihen konfuzë, vihen në siklet dhe ka shumë mundësi të refuzojnë.

Në Jordani, bakshishi është pjesë e kulturës vendase dhe haset gjerësisht në restorante, hotele, taksi, dyqane dhe bare. Nëse jeni një klient i rregull i një lokali, sasia e bakshishit që do të lini pritet të jetë nga 5-36 për qind. Ai quhet “baksheesh” dhe u jepet punëtorëve, me qëllim që të përmirësojnë shërbimin ose si shpërblim për punën e tyre. Për nëpunësit, policët dhe ushtarakët cilësohet si e paligjshme të marrësh bakshish.

Në Malajzi, lënia e bakshishit nuk është e zakonshme, megjithatë të huajt mund të paguajnë një sasi të vogël parash, sipas dëshirës, sidomos nëse shërbimi ka qenë veçanërisht i mirë. Në restorantet shumë të mira ekziston një taksë prej 6 për qind e vendosur nga qeveria dhe shpesh mund të hasni bashkë me faturën tuaj edhe një shtesë prej 10 për qind për shërbimin.

Në Pakistan, bakshishi nuk është një normë shoqërore dhe si pasojë nuk është i detyrueshëm në bizneset e vogla. Kur bie fjala për bizneset e shkallës së lartë, siç mund të jenë shërbimet e ushqimit, ndodh që konsumatorët të lënë bakshishe shumë bujare. Këto janë zakonisht nga 5-10 për qind mbi shumën e faturës.

Në Singapor, bakshishi nuk është shumë i përhapur. Në bare dhe restorante përgjithësisht vihet një shtesë prej 10 për qind që shkon për shërbimin, pavarësisht se nuk i jepet stafit që shërben. Zakonisht bakshishi jepet për taksi dhe në kafene.

Në Korenë Jugore, lënia e bakshishit nuk është e detyrueshme në restorante, hotele apo taksi. Madje ai cilësohet si veprim shpërqendrues.

Në Tailandë, një sasi e vogël bakshishi lihet zakonisht në restorante. Të marrësh qindarkat kur ke paguar një faturë të majme, konsiderohet e pasjellshme. Nuk është e detyrueshme një përqindje e caktuar, por ama shihet si një veprim që duhet të bëhet.

Në Turqi, bakshishi ka kuptimin e dhuratës, nuk është i detyrueshëm dhe nëpër restorante jepen nga 5-10 për qind. Një bakshish i vogël i lihet portierit, ndërsa shoferët e taksive, nuk presin që t’i lihet ndonjë e hollë.

Në Australi, bakshishi nuk është zakon vendas. Minimumi i rrogave atje është zakonisht 15.96 dollarë për orë. Veprimi i lënies së bakshishit në çdo lloj biznesi konsiderohet si jo i zakonshëm. Kazinotë në Australi e ndalojnë bakshishin për stafin e tyre, pasi ai konceptohet si ryshfet.

Në Zelandën e Re, bakshishi është një zakon i ri që po krijohet kohët e fundit dhe që varion nga 10-15 për qind. Turistët e ardhur nga vende që e kanë shumë të zhvilluar bakshishin si SHBA-ja, e kanë kultivuar këtë veprim në Zelandën e Re. Bakshishi jepet si shpërblim për një shërbim të kryer shumë mirë ose kur dikush ka dëshirë ta dhurojë. Në guidat turistike të Zelandës së Re shkruhet se bakshishi nuk është i detyrueshëm as në bare dhe as në restorante.

Në Kili, bakshishi është i përhapur si një sasi 10 për qind nga shuma totale e faturës në bare dhe restorante. Ndonjëherë në faturat që jepen, shënohet edhe sasia e bakshishit e këshillueshme për t’u lënë. Për shoferët e taksive, pavarësisht shërbimit të mirë që japin, bakshishi nuk është i njohur. Në ndalesat e semaforëve gjenden performues artistikë, të cilët zakonisht paguhen me të holla, por kjo ndodh vetëm nëse u pëlqen shfaqja. Në shërbimin e hotelit nuk praktikohet bakshishi, por rekomandohet për shërbimin e pastrimit pas largimit.

Në Argjentinë mund të lini 10 për qind bakshish në bare dhe restorante, kur jeni të kënaqur me shërbimin. Nëse nuk lini asnjë shpërblim, atëherë kjo tregon se jeni larguar shumë i pakënaqur që aty. Në shumë restorante gjendet një pagesë e vogël që aplikohet për çdo person në shenjë dhurate për shërbimin. Në Argjentinë bakshishi lihet për personat që shpërndajnë ushqim dhe për ata që mbajnë valixhet në aeroport.

Në Brazil, 10 për qind i shtohet zakonisht faturës suaj në restorante si bakshish. Ju jeni të lirë të mos e paguani këtë shifër, por është i pazakontë si veprim. Në klubet e natës së Brazilit ka filluar të aplikohet 10 për qind bakshish jo vetëm për shërbimin brenda lokalit, por edhe për hyrjen. Bakshishi në Brazil u shkon pronarëve dhe jo personelit.

Në Kolumbi jeni të lirë të lini bakshish sa para të dëshironi ose mund të paguani 10 për qind që është i detyrueshëm. Shumicën e herëve pronarët nuk e ndajnë në mënyrë të drejtë sasinë e të ardhurave të fituara nga bakshishi me punonjësit. Prej vendasve pritet që turistët të paguajnë më shumë sesa shuma normale e bakshishit.

Në Belgjikë, bakshishi nuk ndodh. Në klubet e natës dhe restorante mund të lihen vetëm qindarkat, që rrumbullakosin shumën kryesore.

Në Kroaci, bakshishi është i përhapur më shumë në restorante, ku lihet nga 3-5 për qind e faturës. Në lokale dhe bare lihen shuma të përafërta me pagesën totale. Nuk është e domosdoshme t’u lini të holla shoferëve të taksive apo parukerëve, por kjo është diçka që mund ta përcaktoni vetë. Në vende turistike si Kroacia dhe Singapori, kini parasysh se bakshishi “mund t’ju hapë shumë dyer” dhe t’ju shërbejë për të lënë një përshtypje të mirë te vendasit.

Në Danimarkë, Finlandë dhe Norvegji, bakshishi nuk kërkohet dhe nuk është i detyrueshëm. Ai mund të lihet në shenjë mirënjohjeje, vetëm kur shërbimi dhe ushqimi ka qenë shumë i mirë. Në Danimarkë dhe Finlandë, të hollat për shërbimin e kryer mblidhen së bashku me faturën.

Në Francë, që prej kohës kur pagesa për shërbimin u bashkua me faturën, bakshishi nuk është një veprim që pritet. Megjithatë në mënyrë rastësore klientët mund të lënë kusurin si shenjë e cilësisë së lartë të shërbimit.

Në Gjermani dhe Austri, bakshishi nuk është aq i përhapur sa në SHBA, por lihet nga 5-10 për qind në bare dhe restorante. Ndonjëherë shihet edhe në format e rrumbullakosjes së faturës dhe lënies së kusurit. Në Gjermani bakshishi konsiderohet si e ardhur, por nuk taksohet.

Në Greqi, bakshishi është i përhapur, por jo i detyrueshëm. Zakonisht jepet në formën e disa qindarkave që lihen në tavolinë gjatë kohës kur klienti largohet. Nuk ka ndonjë formulë të caktuar për sasinë që mund të lihet.

Në Islandë, bakshishi nuk është i zakonshëm dhe nuk pritet nga asnjë person që shërben që t’ia lini.

Në Itali bakshishi jepet vetëm si mirënjohje për shërbimin shumë të mirë. Pothuajse në të gjitha lokalet ekziston një çmim për shërbimin, ndaj kamerierët nuk presin ndonjë bakshish, por nëse ia jepni, nuk e refuzojnë. Nuk është e detyrueshme, por shpesh në bare dhe kafe dëgjohet shprehja “mbaje kusurin”. Zakonisht janë përhapur shumë kavanozat pranë arkave, ku lihen të hollat që cilësohen si të panevojshme, por në disa vende publike si për shembull tualetet, në Itali kjo formë bakshishi është e palejuar.

Në Holandë bakshishi nuk është një veprim që pritet të bëhet. Mund të ndodhë që të lihet si rrumbullakosje e shumës së përgjithshme. Në shumicën e restoranteve lihet një enë qelqi ku hidhen bakshishet, shuma e së cilës ndahet më pas në mënyrë të barabartë mes të gjithë punonjësve.

Në Portugali, bakshishi është i përhapur në restorante, në taksi, shërbimin e shpërndarjes së ushqimit dhe te personat që rregullojnë defektet në shtëpi. Shuma e lënë është e vogël dhe nuk ka lidhje me ndonjë përqindje.

Në Spanjë, bakshishi varet nga statusi ekonomik i klientit dhe nga kategoria e restorantit. Në baret dhe bizneset e vogla lihet një sasi e vogël të hollash pas mbarimit të darkës. Në vitin 2007, ministri spanjoll i Ekonomisë ua hodhi fajin bakshisheve për inflacionin e krijuar në vend.

Në Britaninë e Madhe, bakshishi nuk është i përhapur në bare dhe klube nate. Në restorante lihet zakonisht 10 për qind e faturës kryesore, që nuk është e detyrueshme, por që është e pazakontë të refuzohet pagesa. Në qytetet e mëdha pritet që për shërbime si taksia dhe parukeritë të jepni bakshish, ndërsa në qytetet e vogla nuk është e nevojshme.

Në Shqipëri, bakshishi është shumë i pritur nga çdo lloj shërbimi. Ai është bërë akoma më shumë i përhapur nga të huajt dhe nga emigrantët që kthehen përsëri në Shqipëri. Të lësh një bakshish prej 10 për qind të faturës në restorante është e zakonshme. Sipas këshillave të agjencive të huaja botërore, në Shqipëri portierët, ciceronët dhe shoferët privatë presin me padurim dhënien e bakshishit. Nëse nuk dëshironi të jepni bakshish, atëherë mund t’i dhuroni alkool, pasi do të japë efekt të njëjtë. Nëse vendosni të mos lini fare bakshish, shqiptarët do t’ju përcaktojnë si të pasjellshëm.
/shmedia
 

Attachments

  • kamarieri_zpsf57a1803.png
    kamarieri_zpsf57a1803.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Bakshishi: Kultura e lënies së tij në vende të ndryshme të botës

tregon kulture ne pergjithesi dhe e falenderon per sherbimin, por nuk eshte e detyrueshme, une gjithmone le bakshish,
 
Titulli: Bakshishi: Kultura e lënies së tij në vende të ndryshme të botës

ahhh , këta alabakët kamarier .

ta hedhin kafen perpara , dhe zgjasin dorën per bakshish! fillimsht duhet te mesojn te sherbejn , qe ta meritojne . te mesohen me iden qe asgje nuk falet por meritohet .

duhet te kuptojne ndryshimin midis lypësit dhe shërbyesit! Një lypes lutet per te marr dicka, ne meshir te plot ashtu sikurse bejne shumica kamarjerve , disa per ti pas dhe fryken se mos te "dhjesin" kafenë .

meso , sherbe . fito .

ata qe te bejne te ndihesh dikush , ata po qe e meritojn . sepse nje moment ti je per ata si ai çobani qe perkedhel qingjin qe ka me per zemer.
 
Titulli: Bakshishi: Kultura e lënies së tij në vende të ndryshme të botës

jam dakort me zhigon
nese me sherben ndonje ***** qe do gjysem ore te vije te mare porosine dhe gjysem ore te sjelle kafene pa luge dhe pa sheqer dhe mos t'me vije kur e therras, jo vetem qe s'jap bakshish por i thyej turinjt ne mes te lokalit (sepse ka ndodhur)
ktu ku jetoj esht shum e perhapur qe kamarieret (se esht nje pune vetem per femra) te sillen sikur i kan derguar me zor ne pune dhe tu duket vetja nje shkalle me lart
vet nuk le asnjehere bakshish, mund te ler tavolina ku jam por un jo.

ne shqiperi po, nqs nuk qellon ndonje qafkuq qe s'di te perdore fjalet 'magjike'

Gloom, ai link nuk hapet..
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Bakshishi: Kultura e lënies së tij në vende të ndryshme të botës

Mire se ne shqipni hapin syt si zhele per bakshish,po ta fusin edhe ne cmim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top