Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një prind do të ngrejë një çështje gjyqësore ndaj Facebook pasi disa foto provokuese të vajzës së tij 12-vjeçare janë shfaqur në rrjetin e famshëm social.

Babai thekson se fotot mund të vënë në shënjestrën e pedofilëve vajzën e tij. Sipas ‘Daily Mail’, nëse gjyqi do të fitohet, Facebook mund të detyrohet të paguajë një shumë të madhe si dëmshpërblim.

Facebook, që ka rreth 750 milionë përdorues në të gjithë botën, kërkon që përdoruesit e tij të jenë mbi 13 vjeç, por nuk kërkon verifikim për moshën.

Babai nga Irlanda e Veriut, emri i të cilit nuk bëhet i ditur me qëllim mbrojtjen e identitetit të vajzës, shprehet se një nga fotot provokuese është hequr nga faqja, por disa të tjera ku ajo ka pozuar me minifund janë ende të disponueshme. Gjithashtu babai thekson se vajza e tij ka marrë mesazhe nga meshkuj ku i kërkohej të postonte në profil foto “të nxehta” të saj.

Vajza ka postuar fotot provokuese duke dhënë edhe informacione mbi jetën personale.

“U tmerrova kur pashë fotot e publikuara nga vajza ime në Facebook dhe po ngre këtë padi si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemin. Ajo është shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po bën”, thotë burri nga Irlanda e Veriut.LAJMI
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Pse se mbajte vajzen ti si prind qe je po kerkon te ngresh padi kunder fb ?? pff A thua te jet fai fb se do vajza e tij 12vjece te hedh fotot ne pv se kuptoj cka kjo per te ber foto provokuse cfar provokimi mund te shofesh tek nje femij plus qe prindrit e kan te veshtir ti kontrrollojen, por gjithsesi fain smund tja vesh fb .... pse pa dal fb a skishte wbsite te tjera per ti hedh fotot .................
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

nuk ka faj facebook-u por PRINDI !

si nuk dika se cfare ben femija vet? futi dajak dhe shife si meson
 
Titulli: Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

nuk ka faj facebook-u por PRINDI !

si nuk dika se cfare ben femija vet? futi dajak dhe shife si meson

Si ta di prindi ca ben femiu kur esht ne shkoll , tani ka internet edhe ne shkolla.
 
Pe: Titulli: Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Si ta di prindi ca ben femiu kur esht ne shkoll , tani ka internet edhe ne shkolla.

Egziston nje gje qe quhet EDUKIM...
nuk eshte e nevojitshme qe ta mbylli ne shtepi si ne burg... femijes i mesohet e mira dhe e keqja...
e kontrollon fshehurazi qe mos te gaboj.

Sidomos me femren 1her... nena duhet te jet prezente dhe jo te merret me lloqe
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Ca ka faj FB?Erdhi ne shtepi edhe ja mori fotot e ja vuri ne internet FB??Marrezira,skane ca i bejne gomarit e i bijne samarit...
 
Titulli: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Tamam GLOOM ashtu eshte, c'faj ka FB qe te akuzohet pse fotot e dikujt jane vene ne te...nese nuk i ven vet...
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Një prind do të ngrejë një çështje gjyqësore ndaj Facebook pasi disa foto provokuese të vajzës së tij 12-vjeçare janë shfaqur në rrjetin e famshëm social.

Babai thekson se fotot mund të vënë në shënjestrën e pedofilëve vajzën e tij. Sipas ‘Daily Mail’, nëse gjyqi do të fitohet, Facebook mund të detyrohet të paguajë një shumë të madhe si dëmshpërblim.

Facebook, që ka rreth 750 milionë përdorues në të gjithë botën, kërkon që përdoruesit e tij të jenë mbi 13 vjeç, por nuk kërkon verifikim për moshën.

Babai nga Irlanda e Veriut, emri i të cilit nuk bëhet i ditur me qëllim mbrojtjen e identitetit të vajzës, shprehet se një nga fotot provokuese është hequr nga faqja, por disa të tjera ku ajo ka pozuar me minifund janë ende të disponueshme. Gjithashtu babai thekson se vajza e tij ka marrë mesazhe nga meshkuj ku i kërkohej të postonte në profil foto “të nxehta” të saj.

Vajza ka postuar fotot provokuese duke dhënë edhe informacione mbi jetën personale.

“U tmerrova kur pashë fotot e publikuara nga vajza ime në Facebook dhe po ngre këtë padi si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemin. Ajo është shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po bën”, thotë burri nga Irlanda e Veriut.LAJMI

"Ky stan kete bulmet ka". Ky baba i shkrete ka plotesisht te drejte te hedhe ne gjyq face-book-un e gjithcka tjeter ne interes te femijes se tij. Sepse menyrat e tjera ja ka mbylluar ligji, kur nuk te lejon as t`i biesh nje pellembe femijes, apo t`i flasesh rende, se quhet "shkelje e te drejtave te femijeve".

Por eshte nje veprim i deshperuar dhe nje veprim sa per te bere dicka ne dobi te vajzes, pasi face-book-u nuk ka faj se ne te hyjne sot femijet qe sa kane mesuar te flasin.
 
Redaktimi i fundit:

Pak kontradiktore,fillimi yt i komentit me fundin e tij...Pse ka plotesisht babai te drejte te hedhe FB ne gjyq??Ke pare ti ndonje rrjet social qe ben punen e prinderit EDUKATEN??Apo duhet te vije FB te kape vjazen e ketij e ti thote :Mos ashtu te keqen se sben...Pastaj nqs ligji mbron femijet nga dhuna,i mbron ne pergjithesi..Une sjam pro asnjelloj dhune,por ka menyra te tjera pervec dhunes,qe mund te merresh me femijen tend...Tani rolin e prinderit sdo te ta beje interneti ty e askush,ajo eshte pjese e pergjegjesise tende,si prind qe ke vendosur te behesh...
 
Jo, nuk ka kontradikte ne aresyetim sepse veprimin e babait e kam quajtur "te deshperuar",...pra te pavlere, te kryer ne depresion e siper.
Po c`domethene dhune, e kupton ti ??? Nese une keshilloj femijen me ton pak imponues apo te eger, ose i qelloj nje pellembe, pse dhune eshte kjo?? Por ne kete rast femija ne keto vende ka te drejte te lajmeroje policine...keshtu me duket se eshte! E c`edukim mund te beje prindi ne kete rast. Eshte veshtire te vendosesh te behesh prind,...nje prind serioz , ne kushte te tilla sepse nuk te le shteti...? Une po te kisha qene ne keto kushte nuk do te vendosja te merrja persiper nje barre te cilen nuk e mbaj dot...edukimin..
 
Atehere sa te merret me ''deshperimin'' e te shohe ne cilat dege te kapet kot,me mir fillo bej detyren te cilen i ke hyre TE QENURIT PRIND...Te kesh nje femije sdo te thote se je prind,prind dmth te sillesh si i tille e te kesh pergjegjesi...Pastaj une te thash qe sjam pro dhunes te asnjfare lloji,por pse duhet te kapemi gjithmone tek dhuna?Ka dhe nje menyre tjeter per edukim qe quhet komunikim...
 
Facebooku eshte nena e te gjitha te zezave.
 
E kam perfunduar ate detyre qe thua ti, sepse ka kaluar 18 vjetet im bir, ..dhe sa kam mundur e kam edukuar brenda limiteve te situates bashkekohore... sigurisht po te arrihej gjithcka me komunikim, do te ishte ideale, por rralle ndodhe keshtu, dhe eshte e domosdoshme pak nga ajo qe ti e quan "dhune", por qe nuk eshte ashtu realisht, por "disipline" mund te quhet..sidoqofte duhet ruajtur nga ekstremet...po jap nje mendim per prinderit e rinj.
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Facebooku eshte nena e te gjitha te zezave.

Eshte ''mendja'' nena e te zezave...Kur ke mendje ne mes te te zezave te te fusin di ti shmangesh,kur ske mendje edhe mes te mirave te jesh do gjesh te keqen...
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Hajde hajde.

Tani beka gabim filani paska gabim fisteku :p

Kjo do thote te te bejne budalla me zor LOL LOL
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Babai duhet ta kete studiuar shume mire kete pune edhe dihet qe perderisa sa doli lajmi e siguroje jeten e vajzes, mbeses edhe stermbeses LOL
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Babush shiko vajzen ti, qe i "vlon" gjaku ... pa facebook-u " feste" do :p
gjithsesi qe ne momentin kur e ben publike duket sa i "indinjuar" eshte... nejse,te beje kujdes heret e tj !
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

babai kesaj e shum te tjere te mbledhin gocat se skan lene hale shqiptare pa ncjer ne fb me brek e sytina me veshje omg ... nuk i shokjne femijet e tyre live po ju shqetesojne ato qe qisin fb hajde hajdeeee
 
Pe: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

Mesa kuptoj ...qellimi babait eshte ..marja e nje shume te majme nga gjyqi ....sesa mbrojtia e vajzes se tij .Fundja nuk eshte faji i FB qe fotot jane publikuar ,ti si nje prind i mire nuk ke pse e lejon femijen te eksploroj internetin ,shume mire mund t'ja heqesh internetin nga shtepia ose ti kufizosh web-et ku duhet te hyj e ku nuk duhet te hyj .Edhe ne shkolla interneti eshte i kufizuar per te eksploruar faqet .
 
Titulli: Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

nese nuk sheh babai apo nena se cbejn femija, cfar i duhet botes ;)
Nfakt femijet e sotshem i bejn zbor rrjeteve sociale :)
 
kan msu nga mamat dhe nga baballaret.... ta siguroj ket.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top