B*thë-bota jonë, nevojë jetësore…

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Capture-22-680x365_c.jpg

Nga Medjan Gjoni

Shumë i habitshëm fakti se si femrat kanë evoluar kaq shumë duke degraduar në një mënyrë skandaloze. Kaq e shenjtë dhe hyjnore paska qenë kjo b*tha përderisa dhe këngëtarët i kanë kushtuar këngë? Jemi futur në një b*thë-botë kaq të madhe, saqë nuk po kuptojmë dot që këtë b*thë Zoti e ka krijuar që të bëni nevojën personale, jo për t’u shpartalluar në mënyrën si bëjnë vajzat e këngëtarët nëpër foto dhe videoklipe. Jam dakord që njerëzit të kenë të pasme normale, sepse duken vërtet bukur nga rrobat, por të arrish deri në ekzagjerim? Shoh në rrugë goca që e kanë fytyrën gjithë qumësht, duke ecur në një formë pikëpyetje, duke u shtrembëruar saqë ndonjëherë më vjen t’i ndihmoj të drejtohen e të marrin frymë më mirë. Veshin streçe super të holla e xhinse super të ngushta duke i ngritur deri poshtë gjoksit thjesht për të na treguar që kanë b*thë. Lëri pastaj ato që janë dërrasë nga mbrapa, këto të bëjnë më për të qeshur. Hap Instagram-in dhe shoh goca në plazh ku mbizotërojnë b*thët e fotoshopuara duke shtrembëruar prapa tyre njerëzit e shkretë, detin e qetë, tubat e çadrave, kafshë, fëmijë e çdo gjë tjetër. Goca të tjera që shtrëmbërohen ose bëjnë pozicione kamasutre si pela të vogla duke kapur b*thën në foto dhe duke gjetur pozicionin se ku duket më e madhe. Sheh në televizor videoklipe me çuna që marrin disa goca të ngordhura që të tundin b*thët e lluqura ose dhe disa nga këngëtaret tona të famshme me zërin si sorra, të cilat dalin me tanga e me zogun e b*thën jashtë dhe vërtet dua ta di mesazhin që përcjellin, kur nga 3 minuta videoklip, 2 minuta e gjysmë shohim vetëm b*thë, b*thë dhe vetëm b*thë. Rroftë b*tha, me pak fjalë!

O goca, kemi faqe pornografike për t’i parë, pse lodheni ju? Mos vallë ju goca kujtoni se duke e ekspozuar veten kaq shumë dhe duke treguar çdo gjë do të gjeni dashnorë me lekë apo dashurinë e jetës? Mendoj se interesi të largohet. E keni shumë gabim sepse mua si mashkull thjesht më dukeni si klounë cirku të vdekura për pak shikueshmëri. Ju them që e vetmja gjë që mund të merrni është tallja. Zoti ju ka dhënë gjininë më të bukur dhe më sensuale, sigurohuni që mos ta çoni dëm. Thjeshtësia është ajo gjë që nuk del kurrë nga moda. B*thët tuaja do plaken një ditë./Blitz.al/
 
Une per vete di ate shprehjen kur do te tregosh se dicka e ke bere keq....e ke bo me bythe!

Kaq vend ze bytha per mendimin tim dhe kaq e ka shume...
 
Tani ka qyshit-qyshit bythe por mos te harrojme se nje bythe e mire ka qene e rendesishme dhe e vleresuar qe nga njeriu i pare e deri me sot.

Pra per Faqen e mire njerezia kan lene koken andaj nje te tille nuk duhet nenvleresuar.
 
Ke b** apo ske te pyesin sot kur do te matesh me dike, jetojme ne epoken e Menderes😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top