Autoriteti?!?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ne aspektin pozitiv me AUTORITET unë nënkuptoj: Nderim, respekt i fituar me punë e me meritë, i ndërtuar dhe ndërthurur por edhe i kalitur ne një periudhe te gjatë kohore, vlerë, rëndësi dhe aftësi e dikujt, që pranohen nga të gjithë dhe që ngjallin bindje e besim. Autoritet i madh (i merituar). Njeri i shquar në një fushë të shkencës, të letërsisë apo edhe jetës politike etj., mendimi i të cilit pranohet nga rrethe të gjera, njeri i shquar që ushtron ndikim të dukshëm në shoqëri. Që mund t'i besohet pa e vënë në dyshim, plotësisht i besueshëm.
Te gjitha këto duhet te nënkuptohen duke bërë pik se pari ndarjen e ndikimit te autoritetit qoftë ne aspektin pozitiv por edhe atë negative.
Gjithashtu mendoj se duhet bërë ndryshimi mes konceptit të pushtetit dhe Autoritetit. Pushteti ka të bëjë me forcën dhe shtrëngimin, ndërsa autoriteti përbën një hallk dhe rrjedhojë te pushtetit, në radhë te parë atij formal (legjitim).


Autoriteti eshte dukuri shumë e gjerë për tu debatuar, varësisht nga këndi nga i cili e shikojmë. Dukuri qe ballafaqohemi ne çdo proces te jetës me te dhe qe ka zgjuar dhe akoma zgjon instinktin për tu studiuar.
Pikë se pari unë mendoj se çdo njeri ka autoritetin e vet pa marrë parasysh llojin dhe ndikimin e këtij autoriteti. Varësisht nga shtrirja e autoritetit te një njeriu në rrafshin vertikal, unë autoritetit do i kisha bërë një ndarja të këtillë.

Autoriteti i ulët – ku do fusja autoritetin personal te njeriut që shfaq ndikimin e ti ne ambiente dhe rrethe krejtësisht te vogla ( rrethin familjar apo rrethin shoqëror).

Autoritet i zhvilluar – ku do fusja personat që autoriteti i tyre ka ndikime dhe implikime tjera ne rrethe me te gjëra shoqërore.

Autoritet shumë i zhvilluar – Ku do fusja personat autoriteti i te cilëve zënë një vend te rëndësishëm ne hallkat me te larta te hierarkisë se zhvillimit te një shoqërie.

Autoriteti superlativ – Njerëzit qe me autoritetin e tyre kane pasur dhe kanë ndikime pozitive dhe negative ne sferën e zhvillimeve globale.


C'eshte dhe c'fare paraqet per ju autoriteti?
 
Titulli: Autoriteti?!?

autoriteti sipas meje paraqet respekt i cili buron nga te tjeret per ty,nje respekt i paimponuar nga pozita qe ke e qe e ke fituar me veprimet apo karakterin tend......
 
Pe: Autoriteti?!?

Ka njerez autoritar, qe duan te imponojne vullnetin e tyre per te tjeret, pavaresisht nga cfare ata mendojne per keta njerez, nese ata pranojne ose respektojne kete deshire.
Megjithate, ka autoritar, te cilet vendosin jo nga urdherat, por duke i dhene te tjereve nje diference lirie, per te shprehur pikepamjet e tyre. Ky ka kapacitetin, te qarkulloje idete e tij/saj, duke ftuar personat qe ndodhen perqark tij/saj, per ti pershatur ato (dmth keto kapacitete) tamam sikur te ishin te tyret.
Tamam si nje mesues, i cili me aftesite e tij, arrin te bej nje kontrate disipline me nxenesit e tij, pas nje ose dy raundeve (seanca) bisedimesh, ne menyre qe te gjithe te ndihen te perfshire ne zhvillimin e saj.
Kur respekti ekziston, konfliktet zhduken ose behen te ndjeshme per tu diskutuar ne qetesi
Personalisht mendoj, se autoriteti i verbuar eshte karikaturale, gjithmone e urryer dhe e denuar me deshtim por autoriteti demokratik dhe inteligjent, qe respektohet dhe respekton te tjeret, i shoqeruar me vendosmeri, eshte efektiv dhe i pranueshem.
Pa respekt te ndersjellte (mes nj-tj) nuk ka autoritet te vlefshem.

Kam lexuar nje si tregim te shkurter diku me shume kuptim ne lidhje me respektin dhe autoritetin e nje njeriu:
Ishte njehere nje burre plake, i cili rrinte ulur ne hyrje te nje qyteti. Nje djale i ri i afrohet dhe e pyet:
- Nuk kam qene kurre ne kete qytet, si jane njerzit ketu?
Burri plake, i pergjigjet me nje pyetje:
- Si ishin njerzit atje ku jetoje?
-Egoista dhe te lig. Kjo eshte arsyeja qe une vendosa te largohesha - i pergjigjet djali i ri
Atehere burri plake i thote:
- Do te gjesh te njejtet njerez dhe ketu.
Pak me vone, nje tjeter djale i ri i afrohet per ti bere te njejten pyetje:
- Sapo erdha ne kete qytet, si jane njerzit ketu?
Burri plake i ben te njeten pyetje si djalit te pare:
- Si ishin njerzit ne qytetit ku jetoje?
Djali i pergjigjet: - Ishin te mire, miqesor dhe te sinqerte, kisha miq shume te mire dhe me shume veshtiresi arrita te ikja.
- Ti do te gjesh te njejtit ketu - ia ktheu burri plake
Nje tregtar, i cili ishte pak me larg, duke i dhene uje kuajve dhe i cili kishte degjuar te gjithe biseden mes dy djemeve, pasi djali i dyte largohet afrohet tek burri plake dhe e pyet:
- Si mund te japesh dy pergjigje, krejtesisht te ndryshme, per te njejten pyetje, dy personave?
- Ai qe hap zemren, ndryshon gjithashtu shikimin e tij ,mbi te tjeret. Secili mban universin e tij, ne zemren e tij. - pergjigjet burri plake


Me pak fjale: sa te japesh do marresh, sa respekt dhe autoritet do te japesh aq dhe do te marresh, nga njerzit qe te rrethojne.
 
Titulli: Autoriteti?!?

Un ne fakt autoritetin e konsideroj si ligj ose dhun e imponuar qe njerezit te te rrespektojn me frik dhe jo se e meriton :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top