TIRANE- Kënga ka diçka nga Shqipëria të përfshirë në të. Ne të gjithë marrim frymë në të njëjtën mënyrë në këtë botë të madhe, por ne ende rritemi në vende të ndryshme dhe kemi dallimet tona të vogla që na bëjnë të veçantë e unikë”. Me këto fjali është shprehur këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe në Dyseldorf. E pranishme për të marrë pjesë në Festivalin Europian të këngës, Gaçe e ka bërë këtë deklaratë për këngën që ajo interpreton e me të cilën përfaqëson Shqipërinë. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe do të veshë një fustan të bardhë krem, ndërsa sa i takon modelit të flokëve, ai ka ndryshuar disa herë gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Gjermani. Siç shkruan ESCTODAY.Com, uebsajti i “Eurovision”, ajo ka bërë një performancë shumë të fortë vokale dhe mjaft kompetente të këngës “Feel the passion”. Aurela Gaçe, fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 10 maj, në Festivalin Europian të Këngës që do të zhvillohet këtë vit në Dyseldorf të Gjermanisë. Pas shortit që u hodh ditën e djeshme për 43 vendet pjesëmarrëse, Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit me këngën “Kënga ime”, kompozuar nga Shpëtim Saraçi.
Shqipëria do të konkurrojë me këngët e vendeve si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenën e Eurovizionit shtetet si Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja, Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë.
Këngëtarja
Këngëtarja vlonjate, Aurela Gaçe ka prezantuar për herë të dytë këngën “Feel the passion” në skenën e “Düsseldorf Arena”. E veshur me një fustan rozë në formën e shqiponjës, simbol në flamurin shqiptar, skena gjermane jehoi nga zëri i Aurelës, zë që u vlerësua shumë nga mediat gjermane, të cilat nuk ngurruan që pas performancës ta marrin në intervista, ku është pyetur gjatë për veshjen dhe kërcimin gati rock në skenë. Ndërkohë mësohet se gjatë debutimit të saj zyrtar në “Eurovision Song Contest 2011?, Aurela Gaçe do të sjellë po të njëjtin fustan ngjyrë rozë që veshi parmbrëmë, por me disa detaje plus, për të cilat po kujdeset stilistja Mirela Nurçe. Në performancën me këngën “Feel the passion”, shqiptarja shoqërohet nga tre backvokalistë të sugjeruar nga këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Eda Zari, e cila jeton aktualisht në Dyseldorf. Gjithashtu në skenë këngëtarja do të shoqërohet me kitarë nga i mirënjohuri Bledar Sejko, kurse në bateri do të jetë Emiliano Dhimo. Aurela do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e parë të garës së këngës evropiane që do të mbahet më 10 maj në Gjermani, ndërkohë që gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 12 maj, ndërsa finalja e madhe më 14 të këtij muaji. Shqipëria do të konkurrojë me vendet si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë. Votimi do të kryhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse, të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. اdo shtet që voton, zgjedh 10 shtetet më të pëlqyera, të cilat i voton me 1-7 pikë, 8, 10 dhe 12 pikë. “Feel the passion” është kompozuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa tekstin e ka shkruar Sokol Marsi.
(GSH/balkanWeb)