Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

ida angel

:)
V.I.P
aurela_gaxha.jpg


TIRANE- Kënga ka diçka nga Shqipëria të përfshirë në të. Ne të gjithë marrim frymë në të njëjtën mënyrë në këtë botë të madhe, por ne ende rritemi në vende të ndryshme dhe kemi dallimet tona të vogla që na bëjnë të veçantë e unikë”. Me këto fjali është shprehur këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe në Dyseldorf. E pranishme për të marrë pjesë në Festivalin Europian të këngës, Gaçe e ka bërë këtë deklaratë për këngën që ajo interpreton e me të cilën përfaqëson Shqipërinë. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe do të veshë një fustan të bardhë krem, ndërsa sa i takon modelit të flokëve, ai ka ndryshuar disa herë gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Gjermani. Siç shkruan ESCTODAY.Com, uebsajti i “Eurovision”, ajo ka bërë një performancë shumë të fortë vokale dhe mjaft kompetente të këngës “Feel the passion”. Aurela Gaçe, fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 10 maj, në Festivalin Europian të Këngës që do të zhvillohet këtë vit në Dyseldorf të Gjermanisë. Pas shortit që u hodh ditën e djeshme për 43 vendet pjesëmarrëse, Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit me këngën “Kënga ime”, kompozuar nga Shpëtim Saraçi.
Shqipëria do të konkurrojë me këngët e vendeve si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenën e Eurovizionit shtetet si Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja, Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë.
Këngëtarja
Këngëtarja vlonjate, Aurela Gaçe ka prezantuar për herë të dytë këngën “Feel the passion” në skenën e “Düsseldorf Arena”. E veshur me një fustan rozë në formën e shqiponjës, simbol në flamurin shqiptar, skena gjermane jehoi nga zëri i Aurelës, zë që u vlerësua shumë nga mediat gjermane, të cilat nuk ngurruan që pas performancës ta marrin në intervista, ku është pyetur gjatë për veshjen dhe kërcimin gati rock në skenë. Ndërkohë mësohet se gjatë debutimit të saj zyrtar në “Eurovision Song Contest 2011?, Aurela Gaçe do të sjellë po të njëjtin fustan ngjyrë rozë që veshi parmbrëmë, por me disa detaje plus, për të cilat po kujdeset stilistja Mirela Nurçe. Në performancën me këngën “Feel the passion”, shqiptarja shoqërohet nga tre backvokalistë të sugjeruar nga këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Eda Zari, e cila jeton aktualisht në Dyseldorf. Gjithashtu në skenë këngëtarja do të shoqërohet me kitarë nga i mirënjohuri Bledar Sejko, kurse në bateri do të jetë Emiliano Dhimo. Aurela do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e parë të garës së këngës evropiane që do të mbahet më 10 maj në Gjermani, ndërkohë që gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 12 maj, ndërsa finalja e madhe më 14 të këtij muaji. Shqipëria do të konkurrojë me vendet si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë. Votimi do të kryhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse, të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. اdo shtet që voton, zgjedh 10 shtetet më të pëlqyera, të cilat i voton me 1-7 pikë, 8, 10 dhe 12 pikë. “Feel the passion” është kompozuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa tekstin e ka shkruar Sokol Marsi.
(GSH/balkanWeb)
 
Pe: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Dhe tani diva po pret dhe ne bashke po presim a do te futet ne dhjetshe... dhe jo nuk u futem!Sa keq!
 
Pe: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Eliminohet Shqipëria

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Auerla Gaçe nuk ka arritur që ta sigurojë finalen e madhe të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest” që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.telegrafi

f.0510231103846_m.jpg
 
Titulli: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Sa keq qe nuk hyri :( :(..Nuk e prisja qe do eleminohet :(
 
Pe: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Kenget e tjera te them te drejten si kam degjuar por di qe AURELA E MERITONTE FINALEN....kenga tigellon shume bukur ne anglisht dhe eshte shume potenciale. gjunah qe se morem te pakten finalen..por dihet se EUROVIZIONI ESHTE POLITIKE.
 
Pe: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Sa larg eshte Shqiperia ndaj fitoreve kur behet fjale per konkurime nderkombetare :(...si ne muzike dhe ne sport asnjehere skemi arrit te fitojme
 
Pe: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Aurela Gaçe: “Shkela” rregullat e Eurovisionit, pres një fëmijë


aurela_gace_eurovision_200_200.jpg


Diva e muzikës shqiptare Aurela Gace, nuk ia doli në festivalin europian të këngës, Eurovizion 2011, por fitoi diçka më të rëndësishme, një fëmije.
“Në skenë duhej numërimi i saktë i personave ...vetëm 6 persona lejoheshin në skenë....
Shqipëria kishte 7..... sepse kam një engjëll brenda qënies time që po rritet përditë... dhe këndoi duet me mamin e vet në skenën e eurovizionit... pres fëmijën time të parë”- Ky është mesazhi që Aurela Gace ka dashur ti përcjellë të gjithë fansave të saj në facebook, të cilët nuk janë të paktë, 58 806 fansa. Bluetooth
 
Titulli: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

kjo ndodh sepse ne shqipri nuk ju jepet mundesi talenteve te reja,,


sdua te them se aurela esht kengetare e keqe,,sepse ajo ka kenduar vertet bukur,,dhe ne ate keng,,ka mbledhur jo vetem harmonizimin e bukur,,,por edhe nje keng ne te cilen i ka shpalosur te gjitha notat,,,

por kto jan te pa mjaftueshme,,,un e shoh ne tre 4 heret e fundit qe kemi konkuruar,,kemi nje stil te vjeter,,shum te vjeter persa i perket mynyres se si behen orkestrimet e ktyre kengeve,,, nuk sheh te sillet dicka e re,,

nje mynyr tjeter ritmi,,jo e vjedhur,,por e shpikur nga talentet e reja,,dhe do te shikoni se do te kishin patur shum me sukses,,

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

se ne shqipri esht krijuar nje pershtypje,,se po nuk e kompozoj kengen ardit gjebrea,,bojken lako e disa koka te tjera qe qendrojn ne krye te komercit,,kenga smund te jet e denj per te na prezantuar,,

shiko psh kjo keng,,,,kegtari esht 10 her me i dobt se aurela gace,,po ashtu edhe kengatarja nese e shikon ne profesionalizem,,aurela esht me profesioniste,

por kompozimi esht ber ne nje mynyr te re harmonizimi,,,pra veshi te degjon dicka te pa degjuar me perpara,,dhe kjo ben diferencen,,psh ky jo qe e ka stilin te pa vjedhur,,por ky ka sjellur dicka qe ta vret veshin si dicka jo e zakonshme,,,dhe kjo esht ajo qe ka sukses ne kto raste,,psh sikur ta kishte kenduar adelina vetem kte keng do te kishte qen edhe me bukur per mendimin tim
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Mua sme pelqeu fare ....pak kengetar ka Shqiperia ,por do e mernin nga USA per tna prezantuar ne Eurovizion ....
 
Titulli: Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Aurela ti je e preferuara ime. po dal pak jashte teme: Modelin e flokeve ta kam fikessim.. ja sygjerova nje goce me futi nje shpull dhe me tha endero :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top