Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Këtë verë Lojrat Olimpike të Londrës nuk kanë si qëllim elitat. Organizatorët britanikë kanë theksuar se lojrat e 2012-ës janë për argëtimin e të gjithëve dhe një gjë të tillë e kanë theksuar shpesh herë.

0,,16081168_402,00.jpg Pamje nga hapja e Lojrave të XXIII-ta Olimpike në Los Angjelos (28.07.1984)



Nëse nuk keni mundur të gjeni bileta për Lojrat Olimpike këtë verë, ngushëllohuni me faktin se nuk jeni vetëm. Në fund të muajit Qershor, vetëm një muaj nga nisja e lojrave, u shitën shtatë million bileta nga 8.8 milion në total. Por sërish janë të shumtë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për të qenë në stadiumin Olimpik. Në tregun e zi kanë filluar të qarkullojnë bileta për disa nga ngjarjet kryesore me çmime shumë më të larta dhe ka ende bileta të pashitura për disa ngjarje të tjera sepse çmimi i tyre është shumë i lartë. Kjo është një akuzë që kryetari i Komitetit Olimpik Atletik, Jonathan Edwards, nuk e pranon: "اështja e biletave është e thjeshtë: shumë njerëz donin më shumë bileta nga ç´ishin në shitje. Ky është një lajm shumë i mirë për ne si organizator, sepse 25 % e të ardhurave tona vijnë nga shitjet e biletave, dhe një nga gjërat që i kemi premtuar atletëve të botës, është se ata do të mund të konkurojnë në stadiume të mbushura plot me njerëz, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Kjo është shumë e rëndësishme për atletët“.
Edwards këmbënguli gjithashtu se Lojërat Olimpike do të kenë një impakt shumë më të largët se arritjet e menjëhershme.

Zhgënjimi i banorëve lokalë


Por jo të gjithë ndihen njësoj. Banorët lokalë në zonën e Newhan, afër Parkut Olimpik, janë të shqetësuar se nuk do të përfitojnë asgjë. Ata nuk kanë të njëjtin mendim si organizatorët e aktiviteteve Olimpike, të cilët thonë se do të ketë edhe aktivitete ku mund të merret pjesë pa patur nevojën e një bilete. John Armitt drejton Autoritetin Olimpik të Aktiviteteve. "Ka shumë ngjarje që zhvillohen në zona të ndryshme të Londrës, si në parkun Greenwich, në qendër të Londrës, në Whitehall, në paradën me kuajt mbretërorë dhe në Hyde Park. Do të ketë mjaftueshëm aktivitete në Londër dhe jo vetëm këtu në Stratford. Ky është një park i mrekullueshëm dhe njerëzit kanë për të pëlqyer lumin dhe pamjen. Mjafton të jesh këtu, të shohësh garat në ekrane të mëdha dhe nuk ke nevojë për të patur një biletë për të qenë brenda në stadium. Do të ketë shumë gjëra për argëtimin e njerëzve.”


0,,1042332_4,00.jpg


Reagojnë shoferët londinezë të taksive

Diçka tjetër që ka inatosur londinezët është edhe rezervimi i disa korsive vetëm për personat VIP dhe zyrtarët Olimpikë, të cilët duhet të lëvizin nga njëri vend në tjetrin. Shoferët londinezë të taksive janë të inatosur pasi u është ndaluar përdorimi i korsive ZIL, një veprim i cili sipas tyre do t´u dëmtojë biznesin. Steve McNamara është zëdhënës i Shoqatës së Taksive të Licensuara të Londrës. “Lojërat Olimpike do të na dëmtojnë shumë. Përdorimi i plotë i korsive ZIL, apo itinerari i Rrjetit Olimpik është shqetësimi i parë. Ata po krijojnë korsi të ndaluara pothuajse në të gjithë rrugët kryesore të Londrës. Mendoj se janë rreth 61 km. Ne nuk mund të përdorim këto rrugë edhe në orët më të ngarkuara me trafik dhe në jemi shumë të inatosur me këtë.”
Shumë vetë këtu shpresojnë se në momentin që Lojrat Olimpike do të nisin së shpejti, londinezët do të përfshihen nga shpirti i garës dhe do të ndjehen pjesë e lojrave edhe pa patur një biletë. Por ka ende disa pyetje se si do të jetë kjo verë Olimpike, që nga ata pa bileta deri tek ata që do tu ndryshojë rrënjësisht jeta e përditëshme./DW
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

[h=1]Lojrat Olimpike, ndryshime në Londrën Lindore[/h]

Parku Olimpik 2012 është në Lindje të Londrës, një zonë e varfër që ka mbetur e papërfillur para se qyteti të fitonte të drejtën për të organizuar lojrat olimpike shtatë vjet më parë. Që atëherë kjo zonë është transformuar. Por disa njerëz e vënë në pikëpyetje idenë se ndryshimet ishin pozitive ashtu siç pretendojnë zyrtarët. Ata shtrojnë pyetjen se ç’pamje do të ketë qyteti pas përfudimit të lojërave olimpike.

Rindërtimi i Londrës Lindore ishte pjesë e planit të Olimpiadës 2012 që nga fillimi, me një pastrim të mjedisit, ndërtimin e banesave, dyqaneve, parqeve dhe objekteve sportive. Qëllimi ishte që kjo zonë të bëhej e begatë dhe një pjesë integrale e Londrës.

Prandaj, organizatorët e lojrave krijuan kompaninë Olympics Legacy për të planifikuar çdo gjë nga fillimi. Kompania premtoi ndërtimin e parqeve, objekteve sportive të cilësisë së lartë, krijimin e vendeve të punës dhe një ekonomi lokale më të gjallëruar.

Peter Tudor është një nga zyrtarët e lartë të kompanisë.

"Në këtë park është investuar. Përpara ai ishte si shkretëtirë. Ka pasur disa fabrika këtu. Ka pasur disa zona të pashfrytëzueshme. Kishte shumë plehra. Por tani ky është një park i bukur dhe më i riu i qytetit”.

Pjesa më e madhe e zonës ku tani është Parku Olimpik ishte e braktisur ose e pushtuar nga fabrikat dhe bizneset. Njëri prej tyre ishte biznesi i peshkut Forman and Sons, i drejtuar nga Lance Forman, i cili vendosi ta ndërtonte fabrikën e tij të re, së bashku me një restorant, galeri arti dhe një ndërtesë për argëtim, vetëm disa qindra metra nga objekti i vjetër, pranë Stadiumit të ri Olimpik.

“Njerëzit që kanë jetuar në Londër gjithë jetën e tyre vijnë këtu për të ndjekur aktivitetet olimpike, ndalojnë te restoranti ynë dhe janë të befasuar me këtë pjesë të Londrës që më parë për ata nuk ekzistonte. Unë mendoj se në kohën kur do të zhvillohen Lojrat Olimpike, këtu do të ketë gjysmë milion njerëz çdo ditë. Atyre do t’u pëlqejë kjo pjesë e qytetit dhe ata do të kthehen këtu”.

Por disa banorë nuk janë të kënaqur me zhvillimet që kanë sjellë përgatitjet për Lojrat Olimpike, përfshirë aktivistin Julian Cheyne të cilit i prishën shtëpinë për të krijuar hapësirë për ndërtimin e parkut.

“Nuk them se nuk ka pasur një transformim. اështja është se a është ky një transformim i dëshirueshëm dhe i mirë. Gjuha që është përdorur për të përshkruar këtë pjesë të qytetit si një “shkretëtirë urbane” nuk është e saktë”.

Zoti Cheyne beson se njerëzit që jetojnë pranë objekteve olimpike nuk do të përfitojnë nga ato dhe sipas tij, zhvillimi kishte filluar gjithsesi.

Ndikimi i Lojrave Olimpike në pjesën Lindore të Londrës nuk do të ndjehet për vite e ndoshta dekada me rradhë. Por Peter Tudor ka një mendim tjetër.

“Ne kemi planifikuar për këtë për një kohë të gjatë dhe mezi presim që të fillojmë punën në park. Ne mund të bëjmë një ndryshim në këtë infrastrukturë. Kthehuni këtu pas disa vitesh dhe do t’i shihni ndryshimet që kemi bërë”.

Duke marrë parasysh premtimet e pa realizuara në disa qytete të tjera olimpike në të kaluarën, shumë njerëz besojnë se edhe në Londër po ndodh e njëjta gjë.



Al Pessin

06.07.2012
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

[h=1]Kufizime të reja të hapësirës ajrore përreth Londrës[/h]6E537F52-BE28-472A-8964-7D692A0EA98B_w268_r1.jpg
Autoritetet britanike po vendosin kufizime të tjera të hapësirës ajrore përreth Londrës dhe në juglindje të vendit, për të rritur sigurinë në ditët e Lojërave Olimpike.

Kufizimet e reja ajrore filluan të zbatohen dje. Hapësira ajrore e Londrës ka vazhdimisht trafik të madh dhe ky trafik do të shtohet me 4 mijë fluturime të reja javën e Olimpikeve, si dhe gjatë ceremonive kryesore gjatë tyre, si ajo e hapjes dhe e mbylljes së lojërave.

Masat e reja për kufizimin e fluturimeve i shtohen pranisë së madhe të ushtrisë rreth zonës së stadiumit olimpik, si dhe raketahedhëseve që po vendosen në lagjet juglindore të Londrës.

Personeli ushtarak, përfshirë rezervistët në ditët e lojërave do të jetë 17 mijë vetë, si dhe 12 mijë policë dhe 3 mijë vullnetarë./ Zeri Amerikes 15.07.2012

london-2012.jpg
 
Pe: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

Ketej ndjehet atmosfera,kane zbukuruar dyqanet,kane nxjerr ne shitje dhe falas ne disa vende flamuj,supermarketet dhe shume dyqane e qendra tregtare qe ishin pushim ditet e diela i kane bere tashme 24 ore...Shume gjera kane ndryshuar deri me 9 Shtator,dhe popullsia sme duket e merzitur apo ankohen...I vetmi problem qe mendojne se do jete shqetesues eshte ardhja e shume te huajve...Sa do ndikoje per mire apo per keq nuk dihet,pasi jo te gjithe do jene paqesore...
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

Te ishin bere ne Shqiperi me mire :p do shpetonim nga kriza
 
Pe: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

Kur doli Ukraina mire Anglia se ka probl fare...
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

Londër 2012, nis dyndja e atletëve

Atletë, zyrtarë dhe sponsorë nisën dyndjen në Londër dhe në fshatin olimpik, 11 ditë përpara se Lojrat Olimpike të fillojnë zyrtarisht.

Aeroporti kryesor i kryeqytetit britanik, “Heathrow”, është duke përjetuar ditën e tij më të ngarkuar në shumë vjet, ndërsa korsitë e dedikuara për këtë aktivitet kanë nisur të përdoren në masë.

Stafi i Lojrave Olimpike është duke pritur në korridore të posaçme në aeroport mijëra atletë që do të vijnë nga të gjithë vendet e botës dhe të hënën, parashikohet që numri i pasagjerëve që do të përpunohen të jetë rreth 237 mijë, katër mijë më shumë se rekordi absolut dhe shumë më tepër se mesatarja prej 190 mijë udhëtarësh në ditë.

Aeroportet e tjera në vend, sidomos ato sekondare në Londër, gjithashtu kanë përjetuar një numër të ndjeshëm të rritjes së fluksit.

Skuadra amerikane e garave me vela, ishte e para që mbërriti në Londër, ndjekur nga gjimnastët rusë dhe atletë italianë, kamboxhianë dhe bregofildishtas.

Puna ka nisur edhe në laboratorin që do të zhvillojë gjatë kompeticionit mbi 6 mijë teste droge.

Ndërkohë, forca policore nga pothuajse e gjithë Britania janë transferuar përkohësisht në Londër, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktivitetit më të rëndësishëm sportiv, së bashku me Botërorin e futbollit.

tch
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

cerchi_fdg--620x413.jpg


Londra eshte gati per Lojerat Olimpike. Ne dispozicion edhe korsite e vecanta ku do te kalojne mjetet transportuese te atleteve dhe organizatoreve te eventit gjigant
 
Titulli: Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

cerchi_fdg--620x413.jpg


Londra eshte gati per Lojerat Olimpike. Ne dispozicion edhe korsite e vecanta ku do te kalojne mjetet transportuese te atleteve dhe organizatoreve te eventit gjigant

Aman me keto korsite e kishin bere mish mash nuk dije nga te rrije dhe nga te dilje dje isha ne zone 1 me makine edhe nuk kishte rruge per qytetaret e thjeshte vetem atobuzat dhe keta olimpiket tani me mire per mua ta marr ndonje lastminute pushime per nje muaj se nuk rrihet LOLLOL

Nje gje me ka lene per te deshiruar organizimi i sigurise lene pas dore te therrash ushtrine per kete pune! eshte krim!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top