Asnjë vend në botë nuk e "ka fshirë" pabarazinë gjinore

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Më afërt për tejkalimin e pabarazisë gjinore janë vendet e Evropës Veriore. Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Danimarka kanë përkatësisht 89, 88, 86 dhe 84 pika të duhura.

asnje_vend_ne_bote_nuk_e_ka_fs.jpg


Asnjë vend në botë nuk ka arritur që të arrijë barazi të plotë midis gjinive, theksohet në raportin e rrjetit ndërkombëtar të organizatave joqeveritare "Soshël uoç" (Social Watch), publikuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas.

Në dokument ka indeks të barazisë midis gjinive. Pikat maksimale në të janë 90, por asnjëra prej 154 vendeve të analizuara në botë nuk i fiton. Më afërt për tejkalimin e pabarazisë gjinore janë vendet e Evropës Veriore. Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Danimarka kanë përkatësisht 89, 88, 86 dhe 84 pika të duhura.

Më keq të shënuara janë Afganistani, Jemeni, اadi, Nigeria, Republika e Kongos, të cilët marrin 15, 24, 25, 26 dhe 29 pika të duhura.

SHBA-ja ka 72, ndërsa Japonia 57 pika

Në raport theksohet se në shtatë të fundit rritet numri i grave në politikë. Gratë në krye të shteteve dhe qeverive në vitin 2010 janë 17. Numri i grave ministre është rritur deri në 16,7 për qind. Në këtë drejtim sërish liderë janë vendet veriore evropiane, ku 48,4 për qind të vendeve ministrore u janë besuar grave.

Vijojnë vendet nga Amerika Veriore dhe Jugore dhe vendet afrikane në jug të Saharës.

Në tre vitet e fundit, me tjerash, numri i grave deputete në botë nuk rritet, theksohet në dokument.

Për përgatitjen e raportit, organizata ndërkombëtare e analizoi përqindjen e grave dhe të burrave në sfera të ndryshme, si në arsim, ekonomi, politikë.

B:yllpres
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top