As helikopterët nuk hyjnë dot në Dukagjin

Vështirësitë

Forcat speciale tërheqin një kufomë nga zona

Pas reshjeve të dëborës, era e fortë po bëhet pengesa kryesore për banorët e zonave të izoluara prej javësh. Helikopteri i vënë në dispozicion për Qarkun e Shkodrës nga Ministria e Brendshme nuk ka mundur të fluturojë në Dukagjin për shkak të forcës së erës. Helikopteri ka rrezikuar të humbë ekuilibrin, dhe për këtë arsye është kthyer mbrapsht, pa mundur të tërheqë personat e sëmurë që ndodhen në gjendje të rëndë në këtë zonë të izoluar prej javësh. Ndërkaq, era e fortë rrezikon të provokojë rënien e ortekëve të dëborës, çka është shndërruar në shqetësim për banorët e zonave të thella malore. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një emergjencë shëndetësore në fshatin Sumë të Dukagjinit, ku një 70-vjeçar ka shfaqur probleme serioze për shëndetin. Ndërkohë, tre banorë të Komunës Shalë presin gjithashtu të transportohen me helikopter për në qendrat shëndetësore, por dje helikopteri e ka pasur të pamundur të futet në zonë. Në Dukagjin janë gjithsej katër persona të cilët presin nga ora në orë transportimin për në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës pas një operacioni që ka zgjatur 17 orë, kanë bërë të mundur të transportojnë kufomën e Lazër Nikës, 68 vjeç, i cili vdiq tri ditë më parë nga i ftohti në fshatin Kasnec të Komunës Pult, në Dukagjin. Viktima është gjetur i vetëm në shtëpi, pasi të afërmit i ka pasur në fshatin Grudë, në periferi të Shkodrës. Trupi i pajetë është marrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat në kushte tepër të vështira, kur u është dashur të ecin rreth tri orë në këmbë, kanë bërë të mundur që të çojnë trupin e viktimës pranë të afërmve në Shkodër. Ndërkohë, 1500 banorë të Komunës Stërblevë të Librazhdit janë krejtësisht të izoluar prej gjashtë javësh, pasi trashësia e dëborës në këtë zonë ka arritur në 1.5 metra. Kryetari i kësaj komune, Alban Fejzo, i bën thirrje qeverisë që t’u vijë në ndihmë banorëve nëpërmjet ajrit, pasi po mbarojnë rezervat në ushqime dhe ilaçe. Ai i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të vërë në dispozicion helikopterët pasi tre banorë të kësaj zone kanë probleme shëndetësore dhe është e pamundur marrja e trajtimit mjekësor, për shkak të izolimit total të rrugëve. “Tre banorët janë të sëmurë dhe ata nuk kanë mundësi që të shkojnë në spital, sepse komunikimi me rrugët është ndërprerë tërësisht. Drejtoria e Rrugëve është munduar që t’i
zhbllokojë, por nuk kanë arritur për shkak të pamjaftueshmërisë së mjeteve. I lutem qeverisë të ndërhyjë nga ajri për të lëshuar ndihma ushqimore dhe ilaçe”, - ka thënë Fejzo. Ndërkohë, një nënë e re, e cila ka lindur pak ditë më parë, ka shfaqur komplikacione shëndetësore dhe ka nevojë për asistencë mjekësore. Në rajonin e Kukësit ditët e fundit është shtuar numri i rasteve kur banorët kanë kërkuar shërbim shëndetësor përmes ajrit. Mesditën e djeshme është kërkuar ndihma e helikopterit për të transportuar tre fëmijë të sëmurë nga Komuna e Fierzës në Tropojë. Fëmijët që shfaqnin temperaturë të lartë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Kukësit dhe më pas njëri prej tyre është transportuar në Tiranë.

Burimi G.Shqip
 
Pe: As helikopterët nuk hyjnë dot në Dukagjin

Sa keq mjer popullsia
 
Pe: As helikopterët nuk hyjnë dot në Dukagjin

Nje dimer teper i veshtire kete vit..
Uroj qe njerzit qe jetojne ne keto zona te jene te siguruar..
 
Titulli: As helikopterët nuk hyjnë dot në Dukagjin

e qar popullisiet se...!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top