Arvizu: Të marrë fund loja politike

ida angel

:)
V.I.P
TIRANE - UPDATE - Lajmifundit - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu ka

mbërritur në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor ku po negocion mes palëve për të zhbllokuar situatën e krijuar në këtë vend numërimi.

Ambasadori amerikan tha pak çaste me pare ne deklarate per median nga vendi i numërimit tek njesia nr.5 se “eshte per te ardhur keq qe eshte nderprere numërimi i votave”.
Ambasadori tha se kishte qene ne nje ditëlindje por u detyrua te shkonte aty pas mesazheve te panumërta qe mori per te nderhyre.
“Erdha ketu dhe kam folur me dy palët, kam folur me stafin e ambasades amerikane, po ashtu me misionin e ODIHR, por sot më herët kam folur me zotin Rama”, tha Arvizu.
Sipas tij, ka dakordesi për vlefshmërinë e fletëve të votimit, por konfuzioni qendron ne kete pike ne kete menyre: qe ndersa flet me njeren pale, ata te thone se eshte pala tjeter qe nxjerr probleme.
“Ka nje menyre per te sfiduar çeshtjen e pavlefshmerise se fleteve, dhe kjo eshte rruga ligjore, nese dikush pretendon mund ti drejtohet institucioneve”, tha Arvizu.
Ai theksoi se procesi duhet te marre fund pasi filloi te dielen, dhe tani po vazhdon ende. “Kam biseduar me zotin Basha dhe zotin Rama. Me erdhi keq per zotin Rama sepose djersa flisja ai kishte nje kolle, i thashe se duhej ta mjekonte apo te pushonte por me tha se nuk pushonte dot. I thashe se mbase duhet te pushoje pak edhe zoti Braçe”, tha Arvizu.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë ankuar për bllokimin dhe tendencat për nxjerrë fletësh të kontestuara nga Partia Demokratike, vëzhguesit dhe numëruesit e saj. Procesi i bllokuar është shqetësimi kryesor që kanë ngritur socialistët të cilët kanë kërkuar të përfundojë procesi. Ambasadori ka kërkuar kohë për të negociuar me KZAZ-në në lidhje me problematikën e vënë re në këto momente.

Me Pas ambasadori amerikan ka degjuar edhe ankesat dhe pretendimet e Partise Demokratike nga nje deputet perfaqesues i saj. Ambasadori pasi ka degjuar dy palet ka vazhduar vezhgimin e procesit.

I MEPARSHEM - Tirane – Lajmifundit - Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu sapo ka mbërritur në ambientin ku po zhvillohet numërimi i votave të njësisë bashkiake nr.5 në Tiranë.
I shoqëruar nga stafi i tij dhe ga truprojat, ambasadori Arvizu ka hyrë në ambientet e palestrës së Shkollës “Vasil Shanto” dhe për disa minuta ka marrë informacionet e fundit nga stafi i ambasadës amerikane që ka ndjekur numërimin gjatë gjithë ditës së sotme.
Më pas, ambasadori amerikan ka lëvizur nga vendqëndrimi fillestar për tu pozicionuar në një kënd tjetër të sallës mesa duket për të ndjekur një kohë procedurën e numërimit.
Ambasadori amerikan mbërriti në ambientin e numërimit pas akuzave mes PD dhe PS për parregullsi dhe tensione në proces.
Edhe mbrëmë në këtë zonë ka pasur ngecje të numërimit por pasi ambasadori amerikan mbërriti aty procesi u zhbllokua.


Lajmifundit
 

Attachments

  • amb_aleksander_arvizu_200_200.jpg
    amb_aleksander_arvizu_200_200.jpg
    9.1 KB · Shikime: 23
Last edited by a moderator:
Arvizu: Të marrë fund loja politike

Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu rikthehet të vëzhgojë nga afër procesin e numërimit të fletëve të votimit në KZAZ-në numër 49 në njesinë 5. Arvizu degjoi pretendimet dhe shpjegimet e perfaqesuesve te dy koalicioneve kundershtare rreth ceshtjes se fleteve te kontestuara dhe ndërprerjes së procesit të numërimit.
Nga shkallët ku ulen vëzhguesit e procesit të numërimit në këtë KZAZ, ambasadori Arvizu improvizoi një konferencë për mediat me gazetarët e pranishëm aty.
Zoti Arvizu bëri thirrje që procesi numërimit të përfundojë sa më parë, pasi sic tha ai, të gjithë njerëzit, ndjehen të lodhur tashmë.
“E dija që më duhej të vija këtu sonte. ثshtë për të ardhur keq që është ndërprerë numërimi këtu. U përpoqa t’u them të dyja palëve se procesi duhet të përfundojë. Ajo që më cudit mua është se ka një dakordësi, por konfuzioni është se të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për vlefshmërinë e votave dhe për ngadalësinë e procesit. Nëse vihet në pikëpytje vlefshmëria e fletës së votimit, duhet zhvilluar një proces për të sqaruar këtë gjë, sipas procedurave dhe nuk duhet ndëprerë numërimi. ثshtë e premte dhe filluam të shtunën në mbrëmje, njerëzit janë të lodhur dhe të mërzitur nga kjo, numëruesit, vëzhguesit, palët dhe vetë kandidatët”, nisi fjalën e tij ambasadori amerikan.
Më tej Arvizu nënvizoi se procesi është në fazën finale dhe duhet vullneti e arsyetimi i të gjitha palëve për ta cuar në fund atë.
Nëse procesi i stërgjatë i numërimit të votave në këto zgjedhje do të ndikojë në raportin përfundimtar vlerësues për të gjithë procesin, zoti Arvizu la të kuptohej se kjo mund të reflektohej në vlerësim, gjithësesi, tha ai, për më shumë duhet pyetur kreu i misionit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet.
“Procesi stërgjatë i numërimit mund të ndikojë në vlerësimin përfundimtar të zgjedhjeve, por më shumë duhet të pyesni zotin Stonestreet”, tha ambasadori Arvizu.
Mbi mundësitë e kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve, ambasadori amerikan tha se shanset janë të mëdha, nisur nga rezultati i ngushtë. Por, tha ai, në fund do të kemi një fitues dhe një humbës dhe shpresoj që humbësi të përgëzojë fituesin.
Ambasadori pranoi se ka patur ndërprerje të qëllimshme të procesit të numërimit nga të dyja palët, por sic tha ai, kjo është pjesë e lojës politike, që gjithësesi duhet të ketë një limit.
“Mendoj që të dyja palët po luajnë lojëne tyre dhe kjo është pjesë e politikës, por mendoj se gjithcka duhet të ketë një kufi. Ka ardhur një pikë ku loja nga të dyja palët duhet të përfundojë. Lidershipi politik duhet të japë sinjalet e duhura që procesi të përfundojë”, tha ambasadori amerikan, Arvizu.
Ashtu si një mbrëmje më parë, edhe Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Tiranë ka vizituar KZAZ-në e njësisë 5.





Top-Channel
 

Attachments

  • arvizukzaz13.jpg
    arvizukzaz13.jpg
    9.9 KB · Shikime: 15
Pe: Arvizu: Të marrë fund loja politike

ARVIZU: HUMBثSIT DO Tث KONTESTOJNث REZULTATIN
Ora 23: 20 Nga ambintet e njësisë më problematike ku pritet të shpallet dhe kreu ardhshëm ti bashkisë së Tiranës, amdasadori SHBA Aleksandër Arvizu u shpreh se për shkak të fletëve të votimit të kontestuara si do qqe te jetë rezultati i numërimit të votave në këtë njësi, zgjedhjet do të kontestohen .
“Së pari fakti që ky proces nuk po kontestohet shumë tani kjo më sugjeron se dy palët po e marrin procesin seriozisht. Së dyti ka një numër shumë të madh votash të kontestuara. Pra si do që të zhvillohet numërimi i votave marzhi i fitores do jetë më pak se 600 mijë vota, të cialt janë vota të kontestuara dhe nëse unë do kisha 100 mijë dollar do vija bast se do kontestohej ky rezultat”,- deklaroi Arvizu.
Ndërkohë që ambasadori amerikan u shpreh se në fund do ketë një humbës dhe fites por palët duhet të pranojnë rezultatin dhe humbësi duhet të përgëzojë fituesin.
“Duke pasur parasysh gjithë këto faktore , në fund pasi të përfundojnë I gjithë numërimi do kemi një fitues dhe humbës dhe shpresoj që humbësi të përgëzojë fituesin kur të ketë përfunduar ky proces, së paku kështu ndodh në Amerikë”,- nënvizoi Arvizu.

ARVIZU: PثR Tث ARDHUR KEQ BLLOKIMI I NUMثRIMIT
Ora 23:00- Ambasadori Arvizu nuk nguroi të lëshonte një tjetër apel mbrëmjen e sotme. “E kisha të pamundur të mos vija këtu sot, pasi telefoni im nuk pushonte së rëni”,- tha ai.

Duke u shprehur se bllokimi i procesit të numërimit është për të ardhur keq, Arvizu tha se duhet kaluar edhe problemi i kontestimit për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme, për probleme lidhur me printimin.

“ثshtë për të ardhur keq që këtu është ndërprerë numërimi. Jam përpjekur të bisedoj më të dyja palët. Kam besuar me ekipin e Ambasadës Ameriakane dhe ato të OSBE, kam biseduar edhe me zotin Rama. Mendoj që një nga gjërat që më habit më shumë është pavlefshmëria e shumë fletëve të votimit. Konfuzioni qendron në këtë pikë se palët akuzojnë njëra tjetrën për vlefshmërinë e votave. Nëse vërtetë vihet në pikëpyetje fleta e votimit, ka mënyra të tjera për ti ngritur këto pikëpyetje dhe jo duke ndërprerë votimin. Besoj që gjithë njerëzit janë të lodhur, ndërmjet tyre më të lodhur janë monitoruesit dhe media”, shtoi Arvizu.

BalkanWEb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top