Arti Islam nga Endeluzi deri në Indi

Kresha

A pretty face can never trick me
Në Madrid po mbahet ekspozita "Bota Islame në Koleksionin e Muzeut të Aga Kanit" ku po paraqitën disa nga thesaret më të mëdha nga arti Islam.


Kjo ekspozitë që do të zgjat deri me 6 Shtator, do të udhëtojë edhe nëpër disa qytete tjera përfshirë aty Barcelonën.

Arti, historia, traditat dhe gjeografia e botës Islame prej Lindjes së Largët e deri në gadishullin Iberik janë pjesë e kësaj ekspozite.
Kjo ngjarje është organizuar nga "la Caixa" Projektet Socio Kulturore në Kooperim me Trustin Aga Kan për Kulturë- qe është krahu i Rrjetit për Zhvillim Aga Kan dhe po mbahet në Forumin Caixa të Madridit.




Aga Kani paraqet 190 objekte arti që përfshijnë 1400 vite të historisë dhe përmbledhjes, në dru, gurë, ari, bronz, fildishte, qelq, qeramikë, pëlhurë, pergamene dhe letër, arritjet më të mira nga arti i botës që shtrihej nga Endeluzi e deri në Indi.




Kjo ekspozitë parashtron pyetjen në lidhje me polaritetin në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe pikat pajtuese me kulturën Islame. Nëpërmjet këtyre veprave të artit nga periudha të ndryshme dhe me prejardhje nga vende të ndryshme përreth botës, kjo ekspozitë pasqyron bukurinë e kulturës myslimane në diversitetin e saj të plotë, duke vënë në pah shumë llojllojshmërinë e Islamit, si në interpretim të besimit dhe larminë e stileve Kur'anore, po ashtu edhe në materialet dhe teknikat e përdorura në punimin e këtyre veprave artistike.





Ndër veprat më të shquara janë dorëshkrimet miniaturë me prezantime figurative, të cilat janë në mesin e punimeve më të mira jo vetëm në sferën Islame, por edhe në artin universal.




Ekspozita është e ndarë në tri seksione të mëdha. Seksioni qendror ka të bëjë me Kur'anin, ndërsa dy të tjerat udhëzojnë shikuesit nëpër vende të ndryshme Islame duke përdorur si metaforë udhëtimin në dy faza- prej Kordobës e deri në Damask dhe prej Bagdadit deri në Delhi. /worldbulletin.net/


 
Lindja ka art te mrekullueshem, nje nxitje per perendimin.

Lindja dhe perendimi kane dhene dhe marrur nga njeri-tjetri per 1000 vjete, madje edhe me pare se islami ka egzistuar si fe sebashku me krishterimin. Vetem me vleresimin e njeri tjeterit per ato qe jane ato sebashku mund te perparojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top