Ado
FISEBILIL-LAH
Polica ka arrestuar në Pejë dy të dyshimtë për trafikim dhe shitje të substancave narkotike. Një nga të arrestuarit është polici Elvir Softiq, i cili shkëmbente kokainë me personin Rashit Mjekiqi.
Gjatë këtij shkëmbimi ka intervenuar njësiti për hetimin e narkotikëve që ka arrestuar dy të dyshimtit. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 100 gramw kokainë.
Me urdhër të prokurorit që qarkut në Prishtinë është bastisur vendbanimi i policit, ku janë gjetur 100 gramw të tjera kokainë, një granatë dore, një armë AK 20 dhe një karikator me gjashtë fishekë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve, ku janë evidentuar të gjitha dëshmitë dhe konfiskuar të gjithë pajisjet personale të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, që ka qenë i ngarkuar me to. /ktv/