Arrestohet Bujar Shatri me pesë doganierë të Hanit të Elezit

Ado

FISEBILIL-LAH
Nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme, krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje-dhënie të ryshfetit, policia ka arrestuar shtatë persona, ku gjashtë prej tyre janë zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Bëhet fjalë për Bujar Shatrin, drejtor i Operacioneve dhe të Hyrave, Lulzim Sylën, shef i ndërrimit në pikën doganore të Hanit të Elezit, Arsim Zukën, zyrtar doganor për inteligjencë në Han të Elezit, Bekim Gashin, shef i ndërrimit në pikën doganore të Hanit të Elezit, Arlind Sharanin, oficer doganor në pikën doganore të Hanit të Elezit dhe Korab Shasivarin, shef i ndërrimit në pikën doganore në Aeroportin e Prishtinës.

Ndërkohë, personi i shtatë i arrestuar është Selatin Krasniqi, punëtor në shpedicionin “Xheti Shped”. Kallëzimi penal kundër shtatë të arrestuarve do të dërgohet në Prokurorin e Qarkut në Prishtinë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top