Arrestohet atentatori sirian i Obama-s në Turqi

Зngjεll

___________
Arrestohet atentatori sirian i Obama-s në Turqi

Dy zyrtarë amerikanë janë shprehur se personeli i sigurisë ka parandaluar një tentativë për atentat ndaj presidentit amerikan, Barack Obama, në Turqi. Sipas CNN, një sirian është arrestuar javën e kaluar pasi po komplotonte vrasjen e presidentit amerikan. Detajet kanë dalë në dritë pasi kreu i shtetit amerikan ka përfunduar vizitën në Turqi.

Zbulimi i atentatit

Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë për CNN, se një sirian është arrestuar pasi shërbimet sekrete turke kanë zbuluar se ai kishte planifikuar të vriste Obama-n. Personi nga Siria ka pranuar se ai donte t’i afrohej Obama-s aq sa për ta goditur me thikë. Ka qenë një gazetë saudite që ka publikuar lajmin e parë, duke shtuar se i dyshuari kishte kredencialet e shtypit të televizionit “Al-Jazeera”. I dyshuari është arrestuar të premten, teksa Obama fliste në Strasburg të Francës. Për shkak të këtij incidenti, gazetarët ndërkombëtarë që mbulonin udhëtimet e Obama-s janë përballur me kontrolle të zgjeruara e të imëta të bagazheve të tyre nga agjentët sekretë të SHBA-së. Itenerari i Obama-s për të vizituar Turqinë. Zyrtarët amerikanë theksojnë se ato po verifikojnë gjithë informacionet e mundshme.

Kandidati më i ruajtur

Barack Obama ka qenë kandidati presidencial më i ruajtur ndonjëherë nga shërbimet sekrete. Në fillim të vitit të kaluar ai deklaroi: “Mendoj se kushdo që vendos të kandidojë për President e di sa ka disa rreziqe që vijnë paralelisht me këtë vendim. Ashtu siç ka rrezik në çdo gjë”. Kjo mund të jetë e vërtetë, por rreziqet që shkojnë paralelisht me këtë karrierë specifike janë më të mëdha se zakonisht. Katër presidentë amerikanë janë vrarë, Lincoln, Garfield, McKinley dhe Kennedy, vëllai i të cilit Bobby ishte në prag të fitores së emërimit për kandidat presidencial, kur u vra dhe ai. Tetë liderë të tjerë amerikanë u kanë shpëtuar atentateve.

Pse rrezikohet Obama

Me një histori atentatesh ndaj presidentëve amerikanë është e vështirë të imagjinohet një politikan perëndimor më i rrezikuar se një kandidat me ngjyrë e liberal, në një vend me histori të vazhdueshme e dhunës raciste, aktivizimit të së djathtës ekstreme dhe dispononueshmërisë për të pasur armë. Kështu, sa herë zbulohet një komplot atentati ndaj Obama-s, ka një ndalje fryme kolektive nëpër gjithë SHBA-në. Gjatë fushatës zgjedhore janë zbuluar dy komplote, një në Memfis, Tenesi, si dhe një plan më pak i detajuar i zbuluar gjatë konventës demokratike në Kolorado, në gusht të vitit të kaluar. Sidoqoftë, kërcënimet me vdekje drejtuar Obama-s kanë bërë që ai të merrej në mbrojtje nga shërbimet sekrete amerikane që në maj të vitit 2007, faza më e hershme në të cilën një kandidat është vënë nën mbrojtje të rreptë. Forca që mbron presidentët, zëvendëspresidentët dhe kandidatët amerikanë, si dhe të ftuarit e huaj të rëndësishëm, pavarësisht emrit, është një prezencë konstante dhe e dukshme në krah të Obama-s.

Mbrojtja gjatë fushatës

Gjatë fushatës presidenciale gjashtë agjentë sekretë qëndronin pranë Obama-s në çdo moment, të gatshëm për t’u hedhur menjëherë në veprim nëse atij i kërcënohej ndonjë rrezik. Një agjent e shoqëronte gjithë kohës Obama-n (me emrin e koduar “Renegati”), në makinë, ndërkohë që agjentët e tjerë qëndronin pas. Sfida më e madhe e shërbimeve sekrete gjithnjë është momenti, kur kandidatit i duhet të shkëmbejë përshëndetje me turmën pas fjalimit. Në ato momente, agjentët sekretë vëzhgojnë me kujdesin më të madh, jo njeriun që po mbrojnë, por duart e atyre që ai po përshëndet. Turmat gjatë fushatës së Obama-s kalonin kontrolle të rrepta dhe nuk lejoheshin të mbanin çanta. Mbrojtja zgjerohej në gjithë familjen. Shtëpia e familjes Obama në اikago ishte nën ruajtjen e trupave të armatosur dhe mbrohej nga një sërë barrierash sigurie. Vajzat e Obama-s mbroheshin gjithë kohës dhe daljet e familjes thuajse u ndërprenë. Edhe pse media amerikanë gjithnjë ka qenë e kujdesshme për të diskutuar këtë temë, sikur i trembej krijimit të një profecie që mund të përmbushej, ndjesia se dikush mund të bënte një kërcënim serioz të jetës së Obama-s ka qenë gjithnjë e fortë.

Nga vijnë kërcënimet

Burimet më të mundshme të kërcënimit të jetës së Obama-s janë konsideruar grupet ekstreme të krahut të djathtë apo simpatizantët, siç ishin dy personat e bardhë që u arrestuan në Tenezi, të përshkruar nga policia si neonazistë. Sipas gazetës “The New York Times”, në SHBA ka legjione apo organizata, të cilat kanë agjenda fikse urrejtjeje, qoftë ndaj emigrantëve, hebrenjve apo afrikano-amerikanëve. Disa janë të vogla. Disa, gjithnjë sipas “The New York Times”, si Partia Socialiste Kombëtare Amerikane, janë më të organizuara dhe përdorin internetin si mjet organizues. Për afro-amerikanët është vrasja e aktivistit për të drejtat civile, Martin Luther King, në vitin 1968 dhe e Bobby Kennedy-t, një tjetër aktivist i çështjes së tyre, që kanë përndjekur gjithë kohës kandidaturën e Obama-s, pavarësisht përparimeve që kanë ndodhur në marrëdhëniet racore, për të cilat dy burrat e lartpërmendur kanë luftuar.

Ndryshimi i ligjit, Obama do ruhet përjetë nga shërbimet sekrete

Kur shërbimet sekrete amerikane fillimisht morën në mbrojtje Barack Obama-n më 3 maj 2007, u konsiderua përjashtim. Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1997, mbrojtja e shërbimeve sekrete për ish-presidentët do të limitohej në dhjetë vjet. Por, Obama do të jetë përjashtim. Ai do të mbrohet përjetë, sipas një vendimi të shërbimeve sekrete vitin e kaluar, pas një rekomandimi nga lideri i maxhorancës së Senatit, Harry Reid. Kjo për arsye se ka gjasa që Obama të jetë gjithnjë i kërcënuar nga komplote me motive raciste. Sulmet raciste nuk kanë munguar asnjëherë duke nisur që prej fillimit të fushatës. Duke pasur parasysh rrethanat jo të zakonshme të Obama-s siguria e tij në SHBA do të jetë e një niveli tjetër, nga ç’ka ndodhur më parë. Në gusht të këtij viti katër persona u arrestuan pranë konventës Demokrate në Denver pasi u kapën armë të specializuara zjarri. Një prej të dyshuarve ka folur për një plan për të qëlluar kandidatin për president “nga një pikë e largët strategjike...me një pushkë”. Nathan Johnson, i cili mohoi çdo përfshirje në komplot, u shpreh se shokët e tij “ishin këtu për të vrarë atë”. Të dyshuarit u kapën, kur policia lokale arrestoi një person të identifikuar si Tharin Gartrell, 28 vjeç, i cili po ngiste një makinë të marrë me qira në mënyrë të çoroditur. Televizioni “CBS4” raportoi se në makinën e tij, policia gjeti dy pushkë me teleskop, si dhe rroba maskime, radio marrëse-dhënëse, jelek anti-plumb, një teleskop me rreze të largët, tre dokumente identifikimi që nuk i përkisnin Gartrell dhe dy paruke. Kur policia e shoqëroi Tharin Gartrell në hotelin e tij në Denver, një person i dytë, Shaën Robert Adolf, kërceu nga dritarja dhe u plagos. 33-vjeçari, për të cilin kishte disa mandate arresti, theu kyçin dhe u arrestua menjëherë. Ai u shtrua në spital dhe u mbajt nën mbikëqyrjen e policisë. Johnson, 32 vjeç, i cili u përshkrua si bashkëpunëtori i Gartrell, u arrestua më vonë dhe i tha policisë se Gartrell dhe zoti Adolf “po planifikojnë të vrasin Barack Obama-n gjatë fjalimit të tij”. Johnson u shpreh se u kishte treguar agjentëve të FBI-së për planin, gjatë tetë orëve të marrjes në pyetje. “Thashë se do të ishte nga një largësi e madhe strategjike dhe se do bëhej me pushkë”. Ky ka qenë një kërcënimeve më konkrete zbuluar dhe bërë publik nga policia.
Përgatiti: Blendina Cara /T.O/



 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top