Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

alfonci

Veri investigatio
• Arratiset sërish nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, shqiptari Alket Rizai. Edhe kësaj radhe arratisja spektakolare është kryer me helikopter. Alarmohen përsëri forcat greke të sigurisë, të cilët janë vënë në kërkim të Rizait. Arratisjen e parë të këtij lloji, Rizai e bëri në qershor të vitit 2006.

GREQI- Shqiptari Alket Rizai ka arritur të arratiset sërish nga burgu i sigurisë së lartë në Athinë të Greqisë. Së bashku me kriminelin grek Vasilis Paliokostas, Alket Rizai është arratisur përsëri në të njëjtën mënyrë si tre vjet më parë, duke përdorur një helikopter. Pasi kanë mundur të arratisen ata kanë lënë helikopterin në periferi të Athinës dhe janë larguar së bashku me pilotin. 43 vjeçari Vasilis Paliokostas një prej krimineleve më të njohur në Greqi, ndodhej në burgun e sigurisë së lartë për rrëmbimin e një biznesmeni dhe grabitjen e një banke, ndërsa shqiptari Alket Rizai 32 vjeçar për pjesemarrje në organizata kriminale dhe vrasje. ثshtë hera e dytë që të dy arratisen me ndihmën e helikopterit nge burgu që konsiderohet më i sigurti në Greqi. Në momentin e arratisjes rojet e burgut kanë qëlluar ndaj helikopterit, por pa arritur ta ndalojnë. Të dy tashmë cilësohen si mbretërit e arratisjes. Herën e parë që arriten të largoheshin nga burgu i Koridhalosit në qershor të vitit 2006 helikopteri që u ul në ambjentet u burgut arriti të mashtronte rojet të cilët mendonin se kishte ardhur një inspketor i burgjeve. Me ndihmën e gazlotsjellësit të dy arritën të largoheshin të qetë. Vetëm në gusht të 2008-ës ata u arrestuan nga policia greke për tu arratisur sërish sot në mesditë. (a.r/news24/balkanweb)
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

tomi dhe xherri
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

:haha: :haha: :haha: :haha:

Alfonc kur lexova titullin isha bere gati te te thoja qe eshte nje lajm i vjeter ky,por qenka perseritur...:haha: :haha:
 
"Historia ka tendence te perseritet"- :D

LOL mafja shqipetare po arrin majat me te larta, megjithse ky nuk eshte nje fakt qe duhet pergezuar, tani edhe ne filmat e HOLLYWOOD-it, si TAKAN apo te tjere...

Une u habita sepse thoshte qe nga burgjet me te sigurta te greqise:eek:hh:
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

uo uo po ku te falim neve !!! jemi te pa pare !

Une them te ishim nje shtet me i madh, do kishim zaptuar boten tani !
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Eshte dikush tjeter me i madh qe i duhen kta te dy qe i ndihmon per arratisje me siguri koke shteti
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Eshte dikush tjeter me i madh qe i duhen kta te dy qe i ndihmon per arratisje me siguri koke shteti
100% dakort me ty!
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

per lirine arrihen te behen dhe mrekullira....
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Alket Rizai eshte nje kriminel i cili akuzohet per 4/5 vrasje.
Sduhet te mburemi aspak me keta tipa.ndryshe nga Rizai,Paliokosta ka qene nr:1 i kerkuar dhe eshte akoma,por nuk ka bere asnje vrasje dhe populli e do sepse ka ndihmuar shume njerez me leket e grabitjeve.
Policia greke eshte me e degjeneruara,me e shitura dhe me e shthurura ne evrope,mu be qejfi qe e peson gjithmone keshtu qe nga koha e gjigandit Rohamis pastaj me Sorin Matein,me vone me vellezerit Paleikosta,Kostas Pasaris,Alket Rizai,e 10 tra e 10 tra te tjere.
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Bledi 100% me ty nuk duhet te mburremi me keto funderina te shoqerise tone....
Nejse ketu hyn sistemi vima vrima i burgjeve greke....
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Bledi s'po mburret njeri me te.Nese ka kryer vrasje ky tipi vetem burgun meriton...Une qesha me shume me paaftesine e policise greke.Si te iken i njejti person per dy here ne te njejten menyre...
 
Policia greke nuk ka shume ndryshime me ate Shqiptaren kur vjen puna per kokat e shtetit se dhe ne Shqiperi dhe policve tane po ti shkosh me helikopter ne burg sdo bejne gje ose po ti shkosh me nje xhip me targat e TR nje zone tjeter gati tu te rrine....sepse ky eshte ballkan way ;)
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Cyber ke te drejte ti,por te pakten per zhvillimin qe ka Greqia eshte turp ti ikin te burgosurit keshtu...
Une po shikoja ketu tek italiani nje emision dhe sinqerisht mbeta cik me goje hapur nga policia greke.Po flitej per afganistanet qe hynin lirshem ne port(per te hipur neper kamionat me mallra qe vijne ne Itali) dhe askush nuk i levizte.Ndonje makine policie tek tuk u ngjitej nga pas,dhe po kapen ndonjerin e rrihnin.Ne portin e Durresit dhe ty qe je me bilete te bejne 1000 probleme per te hyre,le pastaj te hyne te tjere...
 
Po kalojme ne te tjera rruge se dhe une mund te te them qe kane kapur afgane brenda neper kamione ne vende qe nuk pret te jene nuk eshte puna atje policia greke eshte pothuajse si ajo Shqiptarja vetem se kane friken e bakshisheve dhe nuk para kerkojne JO se nuk marrin por kane me shume frike se ata degjeneratat tane.......Shteti grek ka vertet probleme te medhaja per sa i perket policise se nuk ka te mjaftueshem per normalen qe duhet te kete se ka neper deputete neper zyra partie ne per njerez te pasur dhe ne ndeshje futbolli lol......
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

allhal i qofte!!po me mire te kishin vrare dhe ca policia grek iknin cikini,mos dilnin bosh
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Edhe drejtori me amator i burgut te grave nuk do lejonte qe keta burgaxhinj te ishin serish ne te njejtin burg...:canna:
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Kam filluar te besoj thenjen se ''Burgu nuk eshte per ta pasurit''. :blle
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Mos u çuditni shum, shqiptaret per mas-median greke ( dhe jo vetem) perdoren si mash per lajm sensacional ne faqen e pare te gazetes...ndryshe si mund te shiten gazetat dhe si mund te terheqin vemendjen e grekeve nga problemet e tyre?
Une duke lexuar kete artikull u shqetesova nuk u gezova pasi tregon shume qarte se Alketua eshte thjesht nje loder te cilin e vene qelimisht ne kushte per tu aratisur dhe jo se u arratis vet, e per me teper 2 here ne te njejten menyre eshte shume e dyshimt...
Plus kesaj i shtojme faktin se keto lloj lajmesh vazhdojne te nxjerrin shqiptaret si kriminel shume te rrezikshem ku vendin e kane ne burgjet e sigurise se larte dhe vertetojne serishmi se shqiptaret nuk shihen si njerez te qyteteruar por si kafshe kriminele te rrezikshme!!

:isterik::lopate:
 
Alketua qe thua ti Bild,jo vetem qe eshte kriminel por eshte dhe shume i rezikshem.
Mos i nxjerim te gjithe shqiptaret vaj Bild se nuk jemi.
 
Jo Bledo, spo them ate , por me çudit fakti se alketua na qenka arratisur dy here ne te njeten menyre ... Nje here bredh miu nen mustaqe , jo dy here!! Kupton?? Mua kjo arratisje e dyte me vjen era qe larg dhe s'me bind fare !!!
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Eshte dikush tjeter me i madh qe i duhen kta te dy qe i ndihmon per arratisje me siguri koke shteti

E ke gabim. Alketi eshte cuni i Rambos nga Skrapari.
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

po c'i jepni kredi ketij magjypit shqiptar, kur te ish per ate sja ndjente shume njeriu. Ka perfituar dhe ai, si zar i ketij grekut. Ja kshu . Lol
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Shquhen shq per te tilla gjera.
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Korrupsioni ne Greqi eshte ulur kembekryq! Jane policet, gardianet, e gjithe kjo shtrese qe, me nje shume jo dhe aq te majme, i mbyll syte dhe veshet. Ne momentet e tanishme, kush e njeh situaten ne Greqi, vetem dore e qeverise nuk me duket te jete. Edhe kete donte qeveria greke dhe i ve kapakun fare.

Per mua, eshte dore nga brenda burgut qe i ka ndihmuar, kundrejt nje shume te caktuar. Pa kete, nuk behej gje....
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

gjithmone ne ballkanasit vendosim kriminelet dhe herojt ne nje linje , dhe pse ballkani eshte djepi i civilizimit europian ne ngelem njeres te dyte te qytetruar ne krahasim ne europen perendimore.

njeri thote mafia shqiptare po arrit majat (qe deri me dje me ka kritikuar mua per ekstremist) tjetri thote ju lumte krimineleve shqiptaret jan te persosur etj.

or ti merni vesh ju se duhet te ndimojme drejtesine dhe mos te frymezojme kriminelet!

keto njeres pamvarsisht nacionalitetit te ndryshem qe kane jan kriminele dhe kan marre jete njerzish dhe e kane vendin ne burg.
 
Titulli: Arratiset me helikopter nga burgu i Greqisë një shqiptar

Avokati grek i Alket Rizait: Të ikë jashtë vendit, se këtu policia do ta vrasë

Nga Athina, Marko Caka

"Duhet të largohet nga Greqia sa më shpejt, sepse policia do ta vrasë në rastin më të parë". Njeriu që shqipton këto fjalë quhet Joanis Markulakos dhe është avokati, që ka shoqëruar në të gjitha seancat gjyqësore Alket Rizain, shqiptarin më të famshëm aktualisht brenda kufijve të shtetit grek dhe jo vetëm.Në një intervistë ekskluzive për "Panorama", avokati i Rizait është krejt i drejtpërdrejtë në mendimet që përcjell. Sipas tij, paragjykimet se është shqiptar e kanë dënuar me burg Alketin, në një kohë që për akuzat e ngritura nuk ka pasur në asnjë rast prova të forta. Ja intervista e plotë me avokatin që duket se është fort i ndikuar nga personaliteti i papërsëritshëm i klientit të tij shqiptar.

Zoti, Markulakos, kur keni kontaktuar për herë të fundit me klientin tuaj, Alket Rizai?

Ditën e martë, më 17 shkurt, vajta për të diskutuar për ditën e gjyqit që do të zhvillohej të hënën, pra rreth një javë më pas, pasi duhej të përgatiteshim ndaj akuzave që e rëndonin.

Cilat janë akuzat apo dënimet ndaj klientit tuaj Alket Rizai?
Aktualisht ai do të shkonte para gjykatës vetëm për akuzat për planin dhe realizimin e arratisjes së parë, por edhe për një vrasje të dyfishtë i akuzuar se e ka kryer po pas arratisjes së parë. Alket Rizai është dënuar për çështjen e vrasjes së qytetarit grek Athanasios Koropioti nga Gjykata e Shkallës së Parë, që doli me një vendim të diskutueshëm, ku gjykatësit u ndanë 4 me 3 duke e quajtur të fajshëm. Por edhe në Shkallën e Dytë i njëjti vendim mbeti në fuqi. Aktualisht, kishte mbetur vetëm Gjykata e Lartë pa dhënë vendimin e saj dhe unë shpresoja se Alketi do të fitonte pafajësinë, pasi në të dy gjyqet e para kishte shumë shkelje ligjore, që u përdorën për t'ia faturuar vrasjen Alketit. Pretendimet e Alket Rizait janë se ai nuk ka asnjë lidhje me çështjen, pasi nuk kishte asnjë arsye të vriste personin në fjalë, sepse asgjë nuk i kishte ndodhur dhe se e fejuara e Koropiotit ishin shoqe me të dashurën e tij.

Po Gjykata e Lartë me çfarë vendimi doli?
Procesi nuk zhvillua kurrë në Gjykatën e Lartë. Kjo për faktin se Aklket me një fisnikëri të rrallë nuk kishte besim te drejtësia greke dhe ishte mëse i bindur se nuk do të gjente të drejtën e tij. Gjithë ato vuajtje dhe tortura në qelitë e burgut i dhanë për të kuptuar, se në Greqi për të çdo gjë është e humbur vetëm për shkak të kombësisë së tij.

A kishte fakte të forta në duar të drejtësisë që të vërtetonin fajësinë e Alket Rizait?
Që të nxirrte një vendim duke e vlerësuar si fajtor, gjykatësit u ndanë katër kundër Alketit dhe tre të tjerët pro tij. Pra, këta tre të tjerët e vlerësuan si të pafajshëm. ثshtë shumë e vështirë që të zbardhet kjo çështje, por unë kisha shumë shpresë se në Gjykatën e Lartë ai do të shpallej i pafajshëm. Dua të theksoj se në këtë proces nuk kishte denoncime dhe akuza që të provonin katërçipërisht fajësinë e Alket Rizait. Pastaj ditën e hënë Alketi kishte gjyq edhe për akuzat në lidhje me arratisjen e parë me helikopter si dhe për një vrasje të dyfishtë në një lagje të Athinës, kjo e fundit pa asnjë fakt, që vërtetonte pjesëmarrjen e Rizait. Por sidoqoftë ai bashkë me Paleokostën nuk e pritën kurrë ditën e hënë, pasi kishin planifikuar arratisjen e tyre një ditë më parë.

Ku ishit kur mësuat arratisjen e klientit tuaj?
Kisha vajtur për uikend kur një mikeshë e imja më telefonoi dhe më tha se Rizai u arratis sërish duke përdorur një helikopter. I thashë të mos tallej me mua, nuk po e besoja. Pra, as që doja ta besoja, por kur hapa televizorin atëherë e kuptova se ishte e vërtetë. Pra të dyja arratisjet i kreu ditën e diel. Mbase dhe e diela qenka ditë fati për të (qesh).

Gjatë kontakteve që kishit me Rizain, a kuptuat se ai kishte planifikuar diçka në mendjen e tij?
Jo nuk më dha asgjë. Dihet që burgu e kishte lodhur, por në fytyrën e tij nuk dyshova gjë. Gjithsesi më la të kuptoja se nuk është dorëzuar plotësisht. Kishte shumë forcë në vetvete, madje mund ta them se rrallë gjen si ai njeri. Pasi rrezatonte gjithmonë një siguri të plotë te vetja. Vetëm rambot në filma e demonstrojnë një shenjë të tillë. Pra, mendja i punonte mirë.

Gjatë gjithë kësaj kohe që ishte në burg, si ka qenë sjellja e tij?
Kishte sjellje të mirë. Megjithëse cilësohej ndër të burgosurit e rrezikshëm, ai nuk kishte sjellë kurrë probleme tek të burgosurit e tjerë. Kishte një hije të rëndë në burg dhe të tjerët e respektonin në maksimum. Kjo mbase sepse kishte marrë famë me arratisjen e parë. Por dhe miqësia me vëllezërit Paleokosta e ka ndihmuar shumë. Ai nuk e duronte kurrë padrejtësinë. Gjatë gjithë kësaj kohe vetëm në një sherr është përfshirë. Por edhe në këtë rast, vetëm sepse u ndje i spiunuar nga shoku i tij. Pra, kishte një moral fiks. Ishte nga ata tipa që po ti kesh njëherë mik, të kanë 10 herë. Kaq sedër të fortë kishte.
Keni vite që mbeteni avokat besnik i tij. Si është si klient Rizai?
Më cilësonte si një avokat shumë të mirë dhe me besonte se isha i denjë për ta mbrojtur. Kishte një korrektësi në marrëdhëniet me mua dhe me jepte siguri në qëndrimet e tij. Prandaj nuk kam pasur asnjë problem me të. ثshtë shumë korrekt dhe dopio burrë. Atë që thotë, nuk e ndryshon kurrë. Vetëm kërkonte që të kishte drejtësi në gjykim me qëllimin për të fituar pafajësinë e tij.

Policia e cilëson si një nga kriminelët më të rrezikshëm. Mund të jetë edhe juaji ky mendim?

Alketi është vetëm një njeri i përndjekur dhe mendon se padrejtësisht u akuzua dhe dënua.
Duhet të kemi parasysh se shpirti i tij është i plagosur. Në qoftë se do të mbetet në Greqi, do ta kalojë gjithë jetën si kaçak dhe jeta e tij rrezikohet plotësisht. Policia nuk ka zgjidhje tjetër dhe po të bjerë në duart e tyre, ata sigurisht që do ta vrasin. Për këtë jam plotësisht i sigurt. Pastaj është gjynah ta qajë nëna e tij, pasi Alketi nuk i ka bërë askujt asgjë edhe pse ka kryer dy arratisje. Prandaj përmes jush i bëj një apel, që të largohet sa më parë nga Greqia e të qëndrojë atje ku e sheh jetën të sigurt. Populli në Greqi mund ta dojë si Alketin ashtu dhe Paleokostën, por shteti është egërsuar ndaj tyre. Sepse për shkak të arratisjes së tyre autoritetet janë bërë objekt humori kudo në botë.

Nuk cilësohet e rrezikshme siguria e rendit publik për sa kohë Alketi qëndron jashtë qelisë?
E kam thënë edhe herë te tjera dhe mendoj se në qoftë se do të jetojë në vendin e tij, në Shqipëri, me njerëzit që njeh dhe me prindërit e tij, do të jetë djalë shumë i mirë. Sepse nuk ka arsye të ndihet keq, pasi është i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Ju ka marrë në telefon pas arratisjes?
Jo, jo, fare. Arsyeja është e qartë se kudo që të ndodhet, telefonatat e tij tani përgjohen me vendimin e ri të Qeverisë. Por tani Alketi është i kujdesshëm për çdo veprim që bën. Pra nuk do ta pësojë si radhën e kaluar, pasi tani ka eksperiencë.

Prisni që ndonjë moment të flasë me ju për t'u konsultuar?
Ashtu shpresoj, se në një moment do të më marrë, vetëm për të më përshëndetur, se për mbrojtje ligjore e di shumë mirë se nuk ka më shpresë. Dhe jeta në Greqi për të është gjithçka e mbaruar.

Me prindërit e tij apo me ndonjë të afërm të tij, a keni pasur kontakte?
Vetëm një herë kam biseduar me nënën e tij, që më pyeti për Alketin. Pashë që po e vuante shumë burgosjen e djalit të saj.
Në Ballsh
Gjatë ditës se djeshme në lokalin e tyre pranë qendrës së qytetit Donika dhe Ramizi, prindërit e Alket Rizait, kanë pasur një fluks të pazakontë vizitorësh, të cilët ishin kryesisht të njohur të tyre nga qyteti. Të gjithë i kanë uruar që djalin ta ndihmojë Zoti, ndërkohë që shumë të tjerë e kanë vlerësuar aktin e tij si heroik

Opinionet
E gjithë Greqia, këto ditë ka në krye të bisedave Alket Rizain e Vasili Paleokostën. Për ta flitet me një admirim të veçantë. Njerëzit nuk e mendojnë se arratisja i bën të implikuar para drejtësisë, përkundrazi, sipas tyre kjo mënyrë largimi i bën heronj përballë një sistemi të zhytur në korrupsion.

Arrestet me burg
Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Pireut vendosi arrest me burg për katër policët e burgut, si dhe për pilotin e helikopterit të arratisjes. Akuza që u rëndon ka lidhje me pakujdesi dhe shkelje të rregullave të shërbimit, që çuan në arratisjen e dy të burgosurve Paleokosta e Rizai.

Qeveria
Qeveria greke është vënë në shënjester nga të gjitha anët. Pasi vetëm arratisja e së dielës e ka zhvleftësuar në të gjitha skajet e botës. Janë disa partitë politike, që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Karamanlis, shpërndarjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Gardiani
Nga hetimet që kreu dje prokurori i çështjes u zbulua një shumë e dyshimtë prej 40 mijë eurosh në llogarinë bankare të njërit prej gardianëve të sektorit 3 të burgut të Koridhalosë, ku mbaheshin dy të burgosurit, Rizai dhe Paleokosta.
Paleokosta dhe Rizai reputacion në popull, askush nuk spiunon

Policia greke e ka të qartë se kapja e dy të arratisurve do të jetë një sfidë aspak e lehtë. Kjo sepse vëllezërit Paleokosta, por edhe Alket Rizai, kanë fituar reputacion në popull, sidomos pas kësaj arratisjeje të dytë. Prandaj policia është e qartë se me gjithë kërkesat për ndihmë nga populli për informacione, askush nuk do të dëshmojë për vendndodhjen e tyre. Paleokosta ka qenë një grabitës i mirënjohur bankash dhe ka bërë shumë akte bamirësie personave të ndryshëm. Burimet policore flasin se Paleokosta e Rizai disponojnë një shumë marramendëse prej 5.5 milionë eurosh nga pengjet dhe pohojnë se me ato para ata janë të gatshëm të blejnë këdo që ofron strehimin e tyre, ndërrimin e identitetit e të tjera. Burimet flasin se ndërkohë Rizai dhe Paleokosta janë pajisur me pasaporta rumune. Shpeshherë si Paleokosta, ashtu dhe Rizai, jashtë qelive, u janë gjendur pranë familjeve të varfra që kane pasur nevojë për para, duke u dhuruar shuma të konsiderueshme. Pikërisht këto gjeste kanë fituar simpati të madhe në popull.
link: Gazeta Panorama Online
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top