Arktiku rus” ne pritje te turisteve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
arktiku-rus.jpg


Parku me i ri kombetar rus “Arktiku rus” planifikon te pranoje kete vit dy here me shume vizitore se vitin e kaluar. 11 krocera te Arktikut, 7 anije nga tre vende dhe 865 turiste nga cepa te ndryshem te botes - eshte ky rezultati i sezonit te pare turistik ne territorin me te perhumbur verior te Euroazise.

Parku “Arktiku rus” eshte krijuar ne qershor 2009 dhe shtrihet ne nje siperfaqe 900 km nga Poli i Veriut - ne fund te zgjatimit verior te Arkipelagut Toka e Re dhe ne ishujt e Tokes se Franc-Zhozefit. Per shume vite keto vende ishin te mbyllura per udhetaret dhe u bene te lejueshme vetem me largimin e ushtarakeve prej andej.

arktiku2.jpg


Parku, qe shtrihet ne nje siperfaqe prej pothuaj nje milion e gjysem hektare dhe ku asnjehere nuk ka patur banore te perhershem, eshte me te vertete unikal. Ketu jane ruajtur lloje te rralla kafshesh, qe jane perfshire ne Librin e Kuq Nderkombetar (te llojeve ne zhdukje e siper). Rajoni eshte i famshem per kolonite masive te zogjve ne Veri, qe jane rreth gjashtedhjete syresh se bashku me vendbanimet e mbipopulluara te luaneve te detit. Keto vise zgjedhin te zotet e Arktikut - arinjte e bardhe - per te lindur dhe rritur kelyshet e tyre.

Turistet vijne ne kete park kombetar nga qershori ne shtator kur kushtet e motit jane pak a shume te favorshme per te vizituar hapesirat e gjera te Arktikut. 90% e vizitoreve jane te huaj: nga Kina, Japonia, SHBA-te, Australia dhe vendet europiane. Udhetimi kushton shtrenjte. Krocera me e lire per 12 dite eshte jo me pak se 10-12 mije dollare. Udhetimet per ne Polin e Veriut me viziten ne park kushtojne dyfish me shtrenjte. Te mberrish deri ne “Arktikun rus” eshte e mundur vetem nepermjet detit, duke u nisur nga qytetet ruse te veriut si Murmansk dhe Arhangelsk. Turistet qe vizitojne “Arktikun rus”, perftojne dicka me shume, se thjesht pershtypje nga bukuria e pakrahasueshme e peisazheve polare dhe e kafsheve te rralla, shprehet Zv.drejtori i ketij parku kombetar, Viktor Kuznjecov, duke shtuar, se ata e ndjejne veten eksploratore:
Ne njerin prej udhetimeve u fiksua ky episod. Nje ari i bardhe u var pothuaj i teri ne nje maje kreshte malore si thike ne perpjekje per te marre vezet e zogjve, qe ishin vene per ngrohje nga shpendet e rritura. Kete tablo e fiksoi nje turiste fotografe nga SHBA-te. Me vone ajo i paraqiti keto fotografi ne nje konkurs, ku u priten me jehone te gjere dhe moren, madje, cmim.

arktiku-arinj.jpg


Unikaliteti dhe trashegimia kulturore e “Arktikut rus” qendron ne ate, se ketu gjenden vende dhe objekte, qe lidhen me historine e zbulimit dhe eksplorimit te ketyre viseve nga hollandezi Barenc dhe lundruesve detare ruse - Sedov dhe Brusillov. Ne te ardhmen e afert per zhvillimin e turizmit detar ne territorin e parkut kombetar planifikohet krijimi i pikave stacionare. Ne perberje te tyre do te hyjne qendrat e vizitave, sheshe soditjeje me ngrohje, shtigje turistike dhe mjete te posacme transporti . (B.L/Zeri i Rusise)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top