Arkitektura moderne, Dubai ka tashmë një rival të fortë, Azerbajxhanin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Projekti i ri i planifikimit ka objektiv një kryeqytet të shndërruar në Qytet të Bardhë (White City). Një infrastrukturë e re po ndërtohet dita-ditës në vend, më shumë rrugë, parqe, sistem qarkullimi, kanalizime të reja dhe linja interneti.


arkitektura_moderne_dubai_ka_t.jpg


Azerbajxhani po përpiqet t’i marrë Dubait kurorën e mbretit të arkitekturës moderne. I njohur më parë si Qyteti i Zi, për shkak të ndotjes nga nafta, kryeqyteti Baku po përjeton një transformim të madh.

Horizonti i qytetit po mbulohet çdo ditë e më shumë me ndërtesa të mrekullueshme, që nga TV Tower deri te kullat pothuajse të përfunduara Flame Towers.

Projekti i ri i planifikimit ka objektiv një kryeqytet të shndërruar në Qytet të Bardhë (White City). Një infrastrukturë e re po ndërtohet dita-ditës në vend, më shumë rrugë, parqe, sistem qarkullimi, kanalizime të reja dhe linja interneti.

Një pikë e re referimi do të jetë Hotel Gjysmëhëna (Hotel Crescent), një ndërtesë 33-katëshe në formë hëne të kthyer kokëposhtë në brigjet e detit Kaspik.

Hoteli pritet të përfundojë në vitin 2015, ndërsa një tjetër projekt i ngjashëm me emrin Hotel Hëna e Plotë (Full Moon Hotel) është propozuar për t’u realizuar.
Zmadho fotografinë
arkitektura_moderne_dubai_ka_t.jpg



Sipërfaqja 220 hektarëshe, e cila më përpara ka qenë një qendër magazinimi për industrinë, po bëhet gati për t’i lënë vendin ndërtimit të zyrave, hoteleve, shtëpive dhe qendrave të shërbimit për 50 mijë banorët e Bakut.

Firma koreano-jugore e arkitekturës, Heerim Architects and Planners, ka fituar tashmë garën ndërkombëtare për të marrë në dorë zhvillimin e mëtejshëm në zonën e Hotel Crescent.

Kjo përfshin ndërtimin e zonës së gjysmëhënës dhe ndërtesës 38-katëshe të Kompanisë Shtetërore të Naftës së Republikës së Azerbajxhanit.

“Azerbajxhani ka vullnetin dhe potencialin e bazuar në rritjen e lartë ekonomike për t’i dhënë një vend të madh arkitekturës moderne”, ka thënë zëdhënësi i Heerim.

“Shumë klientë në Azerbajxhan po kërkojnë çdo ditë e më tepër dizajnin kreativ për ndërtesat e tyre. Kjo do të sjellë avantazhe të mëdha për zhvillimin në shkallë vendi”, ka shtuar zëdhënësi i kompanisë.

Projekti “Qyteti i Bardhë” mund të mos shndërrohet plotësisht në një konkurrent të fortë për pushtetin që ka Dubai, por Azerbajxhani ka dëshmuar se i është përkushtuar ëndrrës për ta shndërruar vendin dhe kryeqytetin e tij në forca nuk mund të lihen mënjanë./Yll Press


arkitektura_moderne_dubai_ka_t_1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top