Arkitektura e shtëpive tradicionale Shqiptare

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues


images


Përgjate gjithë kohës, arkitektura është konsideruar si një nga reflektimet më të thella e të rëndësishme të kulturës. Nëse i referohemi strukturave monumentale te tilla si Coliseum romak, Taj Mahali i Indisë apo ikonat moderne të tilla si, Sydney Opera House ose Museumi Guggenheim, ne shohim se çdo ndërtesë pasqyron historinë e kohës. Njëkohësisht ashtu si në cdo vend tjeter dhe në Shqipëri pa dyshim se arkitektura e aplikuar ka qënë e kushtezuar jo vetem nga kushtet e vendodhjes se vendit apo kushteve klimatike por edhe asaj të kulturës dhe traditës Shqiptare, disponimi I materjaleve, influencat e jashtme dhe te brendshme, si pushtimet dhe kulturat e sjella nga perandoria Ottomane, apo influncat europjane te importuara nga Periudha italiane dhe Gjermane, statusi i banoreve të vendit etj. Spektri I arkitektures Shqiptare eshte I gjerë dhe mbulon shumëllojshmeri tipologjish ndërtimore. Shqiptarët nuk kanë ndërtuar vetëm ura, por edhe kështjella, madje edhe shtëpitë ku jetonin I ndërtonin në formë fortifikatash mbrojtëse të quajtura kulla, e ku gjalëlronin ëndrrat e tyre jetësore”.

Në arkitekturën e ndërtimeve qytetare Shqiptare banesat rezidencjale apo te strehimit zënë një rol të rendesishëm në aspektin arkitektonik në të gjitha trevat e ballkanit të banuar nga Shqiptarët. Banesat Shqitare dallohen për tipologjitë e tyre të larmishme e të pasura si ato qytetare dhe ato fshatare. Zhvillimi me I fuqishëm I banesave të strehimit ishte gjate shek. 18-19. Meqënëse është e veshtire të ilustrohen të gjitha llojet ë ndertesave popullore shqiptare, një klasifikim i përgjithshem do I klasifikonte ndërtesat banuese në katër grupe kryesore:
1- Banesa me Vatër zjarri,
2- Banesa me hajat
3- Banesa me cardak dhe
4- Banesa Kulla Qytetare


1- Banesat me vatër zjarri kryesisht gjenden në zonën e Tiranes dhe fshatrat përreth saj. Kjo lloj tipologjie përbën një nga tipet kryesore dhe më të lashtë në arkitekturën e banesave shqiptare. Karakteristikë e këtyre banesave ishte shtëpia e zjarrit cila ngrihej në lartësinë e dy kateve dhe mjediset e tjera vendoseshin rreth shtëpisë së zjarrit.

best_guest_sitting_room.jpg
Figure 2: Dhome ndenjeje (odë) me vatër zjarri

2- Banesa me hajat është një tjetër lloj banese e përhapur gjerësisht në Shqipërinë e mesme. Tipar dallues në këtë stil është lidhja e shtëpisë me oborrin dhe natyrën. Shpesh herë meqënëse keto shtëpi ndërtoheshin ne trualle të sheshta, oborri shfrytëzohej nga qytetarët për të zhvilluar ekonomi bujqësore. Shumica nga këto ndërtime i përkasin shek. XVIII dhe fillimit të shek. XIX.
Një shembull tipik I kësaj tipologjie ështe Shtëpia e Shijaksve. Banesa rrethohet me mure qerpiçi, në të cilat hyhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe, pothuaj gjithmonë mbuluar me çati të thjeshtë.

images
images

Figure 3: Shtepia e Shijaksve, Tirane

3- Mendohet se banesa më çardak si fazë ndërtimi i përket shek. XVIII – fillimit të shek. XIX. Më së shumti hasen në Berat, dhe më rrallë Kruje e Lezhë. Në këto banesa cardaku luan një rol kryesor në kompozimin e jashtëm të ndërtesës. اardaku ndërtohet kryesisht në fasadën kryesore të banesës dhe në fazën e tij origjinale ishte i hapur. Ai shërben njëkohësisht edhe si ambient ndërlidhës për hapësirat e tjera të banesës. Ky ambient shfrytëzohej së tepërmi nga banorët gjatë stinës së ngrohtë duke shfrytëzuar në maksimum dritën natyrale. Për vetë kompozimin dhe përdorimin e gjerë të tij, banesa me çardak ndahet në disa nën tipe; banesa “me çardak në gjithë ballin”, “me çardak në një krah” dhe “me çardak në qendër”.

muzeu-Etnografik-300x198.jpg

Figure 4: Banesë me cardak, Muzeu etnografik

Një tjeter shembull tipik I ndërtesës me cardak mund të shikohet dhe në Elbasan, tek Banesa e Hajdar Sejdinit, e ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të dhe paraqet zgjidhjen më të zhvilluar të këtij tipi, me prirje të theksuara qytetare. Banesa me planimetri katërkëndëshe është dykatëshe ndërtuar me mure guri e skelet druri. Në katin e poshtëm ndodhet hajati dhe katojet, ndërsa në katin e sipërm çardaku me mjediset e banimit dhe anekset e shërbimit.

Banesa-e-Hajdar-Sejdinit-2.jpg
Figure 4: Banesë me cardak e Hajdar Sejdinit


4-Banesat Kulla Qytetare , në përgjithsi përfaqësohen nga banesat Gjirokastrite. Emertohen Banesa bulla për vetë faktin se ka tipare mbrojtëse. . Veçoritë e jetës së kohës në Shqipëri lanë gjithashtu gjurmë në arkitekturën e tyre: nevojiteshin strukturat mbrojtëse, sepse shqiptarët herë pas here luftonin kundër njeri tjetrit; për më tepër ata rebeloheshin kundra Portës së Lartë në Stamboll. Duhej një vend i sigurt edhe për bagëtinë në dimër; duhej dhe vendi për të rezervuar ujin për gjatë muajve të thatë të verës. Katet përdhese të kullave ishin edhe struktura mbrojtëse edhe magazina të shtëpisë. Ndërsa katet e sipërme shprehnin mikpritjen gjirokastrite, kulturën dhe mënyrën e jetesës së tyre; por, përmes interierëve të pasur, edhe rangun e pasurinë e të zotëve të shtëpisë. Herë-herë kjo e fundit duket sikur tejkalon dukshëm edhe vetë funksionin mbrojtës të shtëpisë.Kjo lloj ndërtese ndeshet dhe në qytete të tjera si Berati Kruja dhe Shkodra por në nivel më te ulët zhvillimi. Një shembull tipik ështe ajo e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër. Megjithëse është me prejardhje otomane, arkitektura e ndërtesës, është produkt i shumë përbërësve.

nje_udhe_drejt_zekateve.jpg

Figure 5: Shtëpia e Zekatëve, Gjirokastër

Banesa qytetare Shqiptare të shek. XVIII – XIX, me larmishmërinë e tipologjive dhe arritjet e rëndësishme dhe plot vlera për kohën, natyrshëm plotësojnë atë pasuri e cila emërtohet banesë shqiptare, pra banesë e ndërtuar përgjithësisht prej shqiptarëve për Shqiptarët.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top