Argjentina eliminon Greqinë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
[video=youtube;mAoHBoq3G-o]http://www.youtube.com/watch?v=mAoHBoq3G-o[/video]
Përfaqësuesja e Argjentinës ka mposhtur Greqinë me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë e ka përjashtuar nga ky Kampionat Botëror, duke qenë se helenët nuk arritën të grumbullojnë pikët e nevojshme për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Argjentinasit dominuan gjatë gjithë takimit, mirëpo nuk ishin edhe aq të motivuar për të shënuar gola, duke qenë se edhe me barazim do të kryesonin Grupin B.

Goli i parë erdhi në minutën e 77-të, kur pas një rrëmujë para portës, më së miri u gjet Martin Demichelis për të kaluar përfaqësuesen e tij në epërsi.

Fitoren e vulosi Martin Palermo, i cili në minutën e 89-të realizoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Argjentina kryeson Grupin B me efikasitet qind për qind, tri ndeshje tri fitore, ndërsa Greqia duhet të paketojë valixhet, pasi që vendin e dytë në këtë grup e zuri Koreja e Jugut me pikë të barabarta me Nigerinë, por me golaverazh më të mirë.

Në 1/8 e finales, Argjentina për kundërshtar do ta ketë Meksikën, ndërsa Koreja e Jugut do të luajë kundër Uruguait. /Telegrafi/
 
Titulli: Argjentina eliminon Greqinë

nuk eshte lajm ky...lajm eshte qe messi hera e dyte qe shtremberon shtyllen...po komentoje dhe ndeshjen tjeter te argjentise shakohoxha do na mbetet shakull ne studio i shkreti LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top