Arben Ndoka “koka” e grupit kriminal! Përfshirja e ish-deputetit në botën e “errët” dhe lidhjet me Vis Martinaj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1716045921743.png

Zbulohen lidhjet mes grupit që drejtohet nga Ervis Martinaj dhe atij që drejtohej nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka
SPAK ka dhënë sot detaje në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, që çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar rolin e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka i cili u shpall në kërkim, teksa raportohet se ishte “koka” e një grupi kriminal. Sipas SPAK, ish-deputeti ka bashkëpunuar me Ervis Martinaj, rezulton prej kohësh i zhdukur dhe nuk dihet fati i tij.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës, spikat grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga Martinaj dhe Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leonrad Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokes dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Njoftimi i SPAK:

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj.


E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione ia vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
g.shqip
 
E kush nga perfqasuesit e shkalles politike ne Shqiperi nuk eshte i mpleksur!?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top