braziljania
Anëtar i Nderuar
Alban Rexha dhe Arben Kasemi, dy protagonistët më të përfolur të “Kafazit të Artë 5”, duket se janë në momentin,që do të mund të “ulin armët”. Një producent kosovar muzike, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka menduar t’i bëjë miq, dy armiqtë më të përbetuar, në një format të tillë “reality show”, ndërsa do kompozojë një këngë, që do të realizohet nga dy djemtë.
Thuhet se Albani dhe Beni, të cilët janë sharë dhe fyer me njëri-tjetrin sa herë që u është dhënë rasti, ende nuk janë përballur apo takuar, por të gjitha gjasat janë, që pas këtij bashkëpunimi, një miqësi të re mund të krijohet mes tyre. Kjo pasi mesa duket, tani inati u ka ikur, apo mos ndoshta kanë vendosur të shkaktojnë një “boom të ri”, për t’iu rikthyer sërish vëmendjes së publikut, tashmë si bashkëpunëtorë. Mund të jetë interesant ky takim ndryshe i dy protagonistëve, edhe pse pas daljes nga kafazi të dy provuan të këndojnë, duke realizuar nga një klip secili.
Ende nuk dihet teksti dhe se çfarë ritmi do ketë kënga, dhe se si mund të shkojë takimi i parë mes tyre, pasi dihen dozat e urrejtjes, që kanë shfaqur për njëri-tjetrin. Madje edhe atëherë ku mendohej se mund t’i kishin hedhur pas krahëve mëritë, ata sërish shpërthyen njësoj, ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në “Vizion Plus”. Në atë përballje televizive, ata iu drejtuan njëri-tjetrit me sharje të rënda dhe ofendime, ashtu siç bënë brenda jetës në kafaz.
Burimi: Gazeta Panorama