sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Shkencëtarët më në fund na kanë dhënë një arsyetim të shkëlqyer për kënaqësi në ngrënien e çokollatës. Kjo përvojë e ëmbël, sipas zbulimeve më të reja, është e suksesshme në zhdukjen e rrudhave. Doza ditore e çokollatës së errët e mbron lëkurën nga plakja e parakohshme, e shkaktuar nga rrezet e diellit, thonë shkencëtarët. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i disa katrorëve çokollatë, mbron nga rrudhat që i shkaktojnë rrezet ultravjollce të diellit. Lajmi i mirë është se shkencëtarët besojnë se konsumimi i çokollatës së zezë, mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i lëkurës. Mirëpo, që mos të ketë huti, studimi është marrë vetëm me çokollatën e zezë, e cila është e pasur me flavonoide, antioksidues të cilët natyrshëm gjenden në kokrrat e kakaos, ndërsa ato janë përbërja kryesore e çokollatës. Studimi ka treguar se të anketuarit që kanë konsumuar sasi më të madhe të çokollatës së pasur me flavonoide, mund të durojnë sasi më të madhe të rrezeve ultravjollce në lëkurën e tyre, se sa ata që nuk kanë ngrënë çokollatë të tillë. Lajmi i keq është se çokollata e pasur me flavonoide, ende nuk është në masë të gjerë e pranishme në treg.ks