“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën

alfonci

Veri investigatio
Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, - thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij.

Nga grupi xhirues mësohet se është duke u punuar në mënyre intensive në realizim e filmit dokumentar me titullin e kryeveprës së tij, “Andrra e Jetës”, me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentarë. Filmi i cili do jetë prej 30 minutash përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë si, Tonin Gega në rolin e Mjedës dhe figurantë të ndryshëm. Për të risjellë edhe një herë në kohë, ngjarje të mëdha, jo vetëm në jetën e poetit, por mbarë vendit, është “sjellë në jetë” përmes aktorëve, jo vetëm Mjeda, por edhe At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, etj. Marina Jaku nga Ulqini është përpjekur t’i sjellë ata sa më të ngjashëm me figurat e vërteta. Përmes aktorëve do të inskenohen disa momente të rëndësishme si mbrojtja në Hamburg e çështjes së gjuhës shqipe, zgjedhja deputet në vitet 1920-1924, arrestimi nga ana e Zogut, përkushtimi si famullitar, por edhe jeta e poetit, i cili i ka lënë letërsisë shqipe vepra të rëndësishme, krahas “Andrrës së jetës” edhe vepra të fuqishme, si poema “Lirija”, “I tretuni”, elegjia “Vaji i bylbylit”, etj. Xhirimet e dokumentarit janë duke u bërë dhe jashtë vendit, ku Mjeda ka kryer studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, ku ka studiuar për një kohë të shkurtër, për të vijuar në Kraljevicë të Dalmacisë, ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku kreu studimet teologjike (1887-1895) etj. Ndërsa, brenda vendit xhirimet vazhdojnë të realizohen në Shkodër, ku ai ka lindur dhe është rritur, pastaj në Mjedë dhe fshatrat përreth Vaut të Dejës etj.

Xhirimet e kulmore të filmit priten të behën në famullinë e Kuklit, në komunën e Bushatit, ku Mjeda kaloi pjesën më të madhe të jetës se tij klerikale dhe letrare (1906-1937) dhe ku la gjurmë të dukshme edhe materiale. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhomën e tij, skrivaninë e sendet vetjake, por për ndërtesa që i projektoi vetë. Në këtë film, përveç përkushtimit të Mjedës si poet dhe njeri i kishës, ai na shpaloset edhe si arkitekt. Përveç Kishës dhe Qelës së famullisë të ndërtuar nga vet ai, dorën e Mjedës mbajnë edhe disa shtëpi të tjera të fshatit Kukël. Sipas realizuesve të filmit, edhe pse Mjeda, është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, ka qenë e vështirë të sigurohen fonde për realizimin e tij. Megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, mendohet që filmi të përfundojë gjatë muajit maj të këtij viti.

(Alma Mile-Gazeta Panorama)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top