Analiza te shkurtra letrare.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tek kjo tema le te sjellim,informacione te ndryshme ne forme analize te ndonje libri,pjese,poezie etj etj,te keti zhaneri.

Tema :-
"Zjarri dhe akulli" nga Robert Frost.
1) Prezantimi:
"Zjarri dhe akulli" është një poezi e famshme nga Robert Frost, një nga poetët më të njohur amerikanë të shekullit të 20-të. Botuar në vitin 1920, kjo poezi e shkurtër por me ndikim eksploron temat e dëshirës, urrejtjes dhe shkatërrimit njerëzor. Nëpërmjet përdorimit të imazheve të gjalla dhe gjuhës koncize, Frost paraqet një perspektivë të menduar për fundin e botës.
2) Përmbledhje:
Poema përbëhet nga nëntë rreshta dhe ndjek një strukturë të thjeshtë. Në dy rreshtat e parë, Frost mendon nocionet e dëshirës dhe urrejtjes si shkaqet potenciale për fundin e botës. Ai paraqet zjarrin si përfaqësuese të dëshirës - një forcë pasionante dhe konsumuese që mund të përfshijë njerëzimin. Anasjelltas, ai përshkruan akullin si simbolizon urrejtjen - një forcë e ftohtë dhe shkatërruese që mund të ngrijë dhe kontrollojë njerëzimin.
Në gjashtë linjat e mëposhtme, Frost diskuton pasojat e mundshme të këtyre dy forcave shkatërruese. Ai sugjeron që fuqia shkatërruese e zjarrit mund të çojë në asgjësim të shpejtë dhe të zjarrtë, ku intensiteti i dëshirës vepron si nxitje. Nga ana tjetër, natyra graduale dhe e paluhatshme e shkatërrimit të akullit përfaqëson natyrën e thellë dhe gjithë konsumuese të urrejtjes.
Në vijën e fundit, Frost reflekton mbi vëzhgimet e tij, duke shprehur besimin e tij se edhe pse zjarri dhe akulli janë të afta të shkatërrojnë botën, ai beson se dëshira, e lidhur me zjarrin, mund të jetë më e rrezikshme dhe ka të ngjarë të jetë shkaku i shkatërrimit.
Në përgjithësi, "Zjarri dhe Akulli" portretizon një pamje të errët dhe pesimiste të potencialit të njerëzimit për vetëshkatërrim, duke i lënë lexuesit të mendojnë natyrën e dëshirës dhe urrejtjes dhe pasojat e tyre.
3) Analiza kritike:
"Zjarri dhe akulli" është një poezi shumë e vlerësuar që zhyt në emocione të thella njerëzore duke përdorur gjuhë kompakte dhe precize. Përdorimi nga Frost i imazheve elementare - zjarrit dhe akullit - për të përfaqësuar dëshirën dhe urrejtjen sjell një ndjenjë universaliteti në poemë, duke i lejuar lexuesit të bëjnë lidhje personale me përvojat e tyre.
Breviteti i poemës gjithashtu kontribuon në ndikimin e saj. Në një nëntë rreshta, Frost kaplon shkatërrimin e mundshëm të njerëzimit, duke lënë një përshtypje të qëndrueshme tek lexuesit. Struktura koncize e poemës rrit intensitetin e saj emocional, pasi çdo fjalë mbart rëndësi, duke kontribuar në temën dhe mesazhin e përgjithshëm.
Për më tepër, kontrasti midis forcave shkatërruese të zjarrit dhe akullit i nxit lexuesit të reflektojnë mbi përvojat e tyre me dëshirë dhe urrejtje. Eksplorimi i këtyre emocioneve nga Frost shërben si një paralajmërim i rreziqeve të pasionit të pakontrolluar dhe armiqësisë së durueshme.
Për më tepër, natyra e paqartë e linjës përfundimtare të Frost, "Por nëse do të duhej të zhdukej dy herë, mendoj se di mjaft urrejtje/ Të them se për shkatërrim akulli/ Është gjithashtu i madh/ Dhe do të mjaftonte," fton interpretim më të thellë. Sugjeron se Frost konsideron si dëshirën dhe urrejtjen për të pasur potencialin për të shkatërruar botën, por ai e kupton urrejtjen mjaft mirë për të pranuar aftësinë e saj shkatërruese.
Si përfundim, "Zjarri dhe akulli" është një poezi e fuqishme dhe e menduar nga Robert Frost. Struktura e saj koncize, imazhi i gjallë dhe eksplorimi i thellë i dëshirës dhe urrejtjes e bëjnë atë një vepër të përjetshme letërsie që vazhdon të angazhojë lexuesit dhe të provokojë mendime mbi aspektet më të errëta të natyrës njerëzore.

1699630019389.png
 

NGA NJË RADHË TEK TJETRA​

Ardian Vehbiu.

1699807252175.png

Këto ditë lexova The Queue, shqip “Radha”, një roman eksperimental i rusit Vladimir Sorokin, botuar në 1983 (titulli rusisht Очередь) – një tekst i cili është ndërtuar i tëri si kolazh replikash, shkëmbimesh dhe muhabetesh mes qytetarëve që presin në një radhë pafundësisht të gjatë dhe të ngadalshme, në një metropol sovjetik. Se për çfarë presin këta njerëz, me mijëra, nuk ftillohet asnjëherë – por është pa dyshim fjala për një artikull luksi, veshje ose këpucë, mall importi (herë jugosllav, herë amerikan, herë turk), shumë i lakmuar nga masa. Teksa presin gjatë, në shoqëri të detyruar të njëri-tjetrit, njerëzit në radhë hyjnë në muhabete, rrëfejnë histori, hanë dhe pinë, flirtojnë dhe ankohen, ndërkohë që orët kalojnë, ditën e zëvendëson nata dhe pastaj gdhin sërish. Radha lëviz shumë ngadalë, dhe të ardhurit rishtas sjellin lajme për atë çfarë ndodh në dyqan dhe në dyqane të tjera. Sorokini, të cilit ky tekst iu pat censuruar për shumë kohë në atdhe, shpalos një fotografi të shoqërisë sovjetike të periudhës brezhnjeviane, ku shtresa e mesme e kish kapërcyer tashmë varfërinë esenciale dhe nuk vuante më për bukë, por ende e përjetonte varfërinë e tregut dhe mungesën e mallrave të dëshiruara (positional goods), të cilat i përgjigjeshin një modeli ideal të jetesës metropolitane (jeanset, çizmet e kamoshit, peliçet, kasetofonët me extra bass); çfarë e bën radhën, në romanin e tij, manifestim të një pakënaqësie mikroborgjeze dhe paralajmëruese të një revolte të konsumatorit, ose të atyre që u refuzoheshin mallrat e lakmuara. Ashtu edhe nuk e shmanga dot krahasimin me Shqipërinë e fundviteve 1980, kur Ramiz Alia – në përpjekje për të qetësuar disi fermentet e rebelimit në vend e sidomos mes rinisë së qyteteve, pat vendosur të importojë gjithfarë çikërrimash e skarsitetesh, si atlete, tuta dhe t-shirt-e, për të cilat desh u vranë në Tiranë; dhe që përftuan radhë legjendare në trotuarët e qendrës, mu në ato dyqane që deri atëherë kishin ndenjur totalisht bosh. Këto të Shqipërisë ishin radhë të egra, nga njerëz të etur, për të mos thënë të plasur, për pak status të spikatur, në një kohë që mallra të atij lloji, deri atëherë, kishin hyrë në vend nëpërmjet kastës së privilegjit, ose atyre që udhëtonin jashtë dhe sillnin që andej plaçkë; dhe në këtë kuptim radha ishte edhe një lloj shpagimi i të paprivilegjuarve, ose atyre që as udhëtonin dot në Perëndim as i kishin mjetet dhe këllqet për t’u orientuar në tregun e zi. Kujtoj se në metropolet sovjetike, të tilla si ai i romanit të Sorokinit, por edhe në Shqipërinë e fundviteve 1990, një palë atlete Adidas (të rreme) vlerësoheshin lart jo sepse rrinin mirë dhe lehtësonin ecjen ose vrapin ose fundja edhe shëtitjen, por ngaqë ofroheshin gjithnjë në numër të kufizuar (limited supply) dhe, për këtë arsye, të siguronin një lloj statusi të epërm në shoqëri. Në ekonomitë e planifikuara, si ajo sovjetike dhe aq më keq ajo në Shqipëri, zotërimi i këtyre mallrave “pozicionale” ishte edhe treguesi më i drejtpërdrejtë i statusit. Kjo shpjegon edhe pse njerëzit ishin gati të kalonin me orë të tëra në radhë, për të hedhur në dorë një t-shirt me siglën e një koncerti të vjetër të Rod Stewart-it ose të Modern Talking.

Radhët kanë gjithnjë diçka që i bashkon, përtej arsyes reale për çfarë presin njerëzit; dhe aq më pak janë karakteristike vetëm për vendet e varfra a të pazhvilluara – kujtoj këtu ca radhë gati të pashpresa, në zhegun e korrikut, për të rinovuar një leje-qëndrimi në Napoli; dhe ca mbase më të freskëta, por po aq sfilitëse, në aeroportin JFK. Ndërveprimi spontan, mes atyre që presin, të privuar nga vullneti i lirë dhe agjencia, ndonjëherë krijon edhe dinamika kurioze; siç ndodh te romani i Sorokinit, ku radha vetë shërben si skenë për riprodhimin e marrëdhënieve më elementare dhe të virtyteve modeste, të tilla që lejojnë bashkëjetesën në nivel minimal: pritësit shkëmbejnë mes tyre pije dhe ushqime, lexojnë gazetat së bashku dhe zgjidhin fjalëkryqe, i ruajnë vendin shoku-shokut, rrëfejnë histori për veten dhe për të tjerët, informojnë dhe informohen. Madje romani përfundon me një skenë të gjatë seksi, mes dy personazheve që sapo janë njohur te një shkallë pallati, ku patën gjetur strehë nga një rrebesh i papritur. Çfarë më transportoi sakaq te një tjetër rrëfim epik i një radhe, këtë herë i makinave të ngecura në trafik, te tregimi “Autostrada e Jugut” i Cortázar-it, ku bllokimi i qarkullimit zgjat me ditë, aq sa të mundësojë deri edhe embrionet e një kulture të brishtë, të bazuar edhe ajo në shkëmbimet elementare, kortezitë dhe virtytet, dhe nevojën gati instinktive për bashkëjetesë. Makinat e Cortázar-it, dhe personat që udhëtojnë (dhe që gjithnjë identifikohen sipas markës së makinës, madje drejtpërdrejt) detyrohen të presin për shkak të një keqfunksionimi të sistemit autostradal; këtë lloj radhe, tipike për vendet e zhvilluara, e ndesh edhe në aeroporte, në zyra të marrëdhënieve me publikun, në qendra votimi dhe në hyrje stadiumesh – ku pengesën e shkakton pamundësia e autoritetit për t’i mbajtur ritmet e punës së sistemit në nivele të pranueshme. Aq më tepër që tregimi në fjalë shtjellohet në një non-lieu, në kuptimin e një hapësire kalimtare të populluar nga subjekte që jo vetëm janë anonimë por edhe mbeten deri në fund anonimë (Augé); mirëpo ndalimi i trafikut e shndërron këtë non-lieu në hapësirë “të banuar”, ku njerëzit dalin prej makinave dhe fillojnë ta bjerrin anonimitetin, edhe pse – qëllimisht – duke e zëvendësuar me një identifikim nëpërmjet markës së makinës që ngasin. Prandaj edhe, që nga momenti kur qarkullimi normalizohet, komuniteti provizor i atyre që prisnin shpërbëhet të njëjtën shpejtësi, me atë që fitojnë makinat e kthyera në elementin e vet. Edhe radha e blerësve, që vjen e zgjatet nga hyrja te një dyqan, duke u shtrirë në trotuar dhe duke gjarpëruar rreth blloqeve urbane, është njëfarësoj mohimi i trotuarit vetë, si hapësirë ku kalimtarët ndërveprojnë mes tyre në orvatje, sado efimere, për ta shndërruar non-lieu-n e hapësirës mes ndërtesave në diçka njerëzore dhe të banueshme; por kjo vetëm në atë masë që radha është funksionale, eficiente, dhe i ndihmon pritësit t’i afrohen me shpejtësi objektivit, që është malli i lakmuar. Përndryshe, në rrethanat kur radha nuk lëviz, trotuari vjen dhe i ngjan autostradës në tregimin e Cortázar-it, dhe shfaqen rudimentet e një komuniteti. Aq më tepër në rrethanat tipike të Shqipërinë enveriste, kur njerëzit ishin mësuar të mbanin radhë jo aq për mallra konsumi të lakmuara dhe aksesorë statusi, sa për sende të nevojshme për mbijetesën: qumësht, kos, djathë, mish, fruta dhe zarzavate të freskëta, vajguri. Këto ishin radhë të pabujshme, që ndonjëherë lindnin dhe shpërbëheshin natën, dhe që gjithsesi kishin një rregullsi të dhimbshme, sa kohë që njerëzit aty e njihnin njëri-tjetrin – si pensionistët ndaj të gdhirë, në radhën e qumështit, te dyqani i lagjes.
B. Peizazhe të fjalës
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top