Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli

Titulli: Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli

...ne te tille menyre (t'u preses jo vetem duart e koken po edhe kembet), vetem armikut mund t'i veprosh.

-A e kuptuat se, armiku i ka zene kolltuqet pa ushtri fare por thjesh fare?...
 
Titulli: Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



...edhe kjo, analize e qelluar nga Fan Noli eshte!

-Qe te mos harxhohet as 2% per Ushtrie, do te thote dy gjera: ose, jemi ne perparim maksimal (shikoni Gjermanine te ciles pas luftes se dyte boterore ju ndalua te formoje ushtri vigane), ose, po e vjedhin aq bukur Shqiperine sa ne te ardhmen rrezik ta quajne kombi i kopilave...
 
Titulli: Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli

‎"Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s'kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan. E dyta, anarkia sociale: këtu s'ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve. E treta, anarkia morale: këtu qeni s'njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për "harfet" e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh. E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t'i copëtosh, po jo t'i ç'qitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s'e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s'e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t'i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t'u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin."

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Per mendimin tim, po hante ushqehej keq asokohe e ja hodhi fajin atdheut me nje analize "te forte" e mbreslenese me sa duket!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top